Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!

• 27 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Është mbyllur protesta e 120-të qytetare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të diel në Tiranë, pas katër muajsh tubime të njëpasnjëshme. Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e 120-të të protestës, pjesëmarrësit shpalosën pankarta dhe hodhën slogane kundër qeverisë, ndërsa një prej mesazheve të përsëritura ishte “Edi Rama, jep dorëheqjen”. Në shesh u dëgjuan gjithashtu thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi”.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës.

Read more:Katër muaj protestë! Sot dita e 120 e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës

Gjatë protestës, aktivistët deklaruan se nuk e konsiderojnë përfundimin e ditës së 120-të si fundin e lëvizjes. Ata kanë përsëritur se do të vijojnë tubimet dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, mes të cilave është dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie tranzitore dhe ndryshime politike e institucionale.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se protesta ka nisur si kundërshtim ndaj asaj që ajo i cilëson si dhunë shtetërore, korrupsion dhe ndikim të oligarkëve në vendimmarrje. Ajo deklaroi se protestuesit do të qëndrojnë në shesh çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke e përshkruar 120-ditëshin si një periudhë gjatë së cilës qytetarë me bindje të ndryshme politike janë bashkuar në protestë.

Read more:“Shitet qeveria”, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Edhe protestues të tjerë deklaruan se nuk kanë ndërmend të ndalen me përfundimin e 120 ditëve. Një prej tyre u shpreh se do të vijojë të jetë në protestë deri në largimin e atyre që, sipas tij, kanë dëmtuar vendin, duke ngritur shqetësime edhe për situatën ekonomike dhe sociale në Shqipëri.

Dritan Goxhaj, foli për vijimin e protestës dhe arsyet pse, sipas tij, lëvizja nuk duhet të përshkallëzohet në dhunë. Ai tha se protestuesit duhet të vazhdojnë qëndresën në mënyrë paqësore, duke argumentuar se përdorimi i dhunës do t’i shërbente pushtetit. Goxhaj theksoi se, sipas tij, “nuk ka kthim pas” dhe se qytetarët duhet të jenë të gatshëm të përballojnë edhe lodhjen e protestës.

Read more:Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Ndërkoh pankartat e protestuesve ironizuan edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke përdorur shprehjen “Knock knock” si një mesazh ndaj drejtësisë që duhet të trokasë nëdyert e Ramës. Protestuesit e lidhën këtë shprehje me kërkesat e tyre për hetimin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve të qeverisë.

Lexo edhe
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Tags: #Burg #dritan goxhaj #Edi Rama #jetë #korrupsion #Protesta #proteste #protestues

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO) 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale 3 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës 2 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Numri i koshereve të bletëve në Shqipëri po rritet, por prodhimi i mjaltit nuk po ndjek të njëjtin…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin