Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
Politikë

Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

• 28 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shoqatat e gjyqtarëve dhe e Prokurorëve i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për takimin e planifikuar për sot, duke bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në tryezën e diskutimit. Në një shkresë drejtuar kreut të qeverisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh vlerësimin për ftesën dhe nënvizon rëndësinë e dialogut institucional për çështjet me interes kombëtar. Megjithatë, Unioni argumenton se në këtë rast çështja e pagave është tashmë pjesë e një procesi kushtetues të nisur nga shoqatat e magjistratëve dhe që nuk ka përfunduar ende në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Unionit, procesi lidhet drejtpërdrejt me kundërshtimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe me zbatimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin Unioni thotë se ka përcaktuar standardin minimal të pagës së magjistratëve. Pikërisht për këtë arsye, në shkresë theksohet se pjesëmarrja në tryezën e thirrur nga Rama, ndërsa çështja është ende në shqyrtim kushtetues, mund të cenonte kufijtë e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe parimet e ndarjes së pushteteve.

Read more:“Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë

“Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thuhet në përgjigjen e Unionit. Megjithatë, Unioni sqaron se mungesa në takim nuk duhet të interpretohet si një mbyllje e dialogut institucional me qeverinë. Përkundrazi, gjyqtarët shprehen se mbeten të hapur për komunikim dhe dialog në një moment të përshtatshëm, pasi Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë vendimin e saj. Në shkresë thuhet gjithashtu se Unioni dhe anëtarët e tij janë të gatshëm të kontribuojnë, brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në çdo proces institucional që synon një zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese të një shteti demokratik.

Ftesa e Ramës ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe shoqatave të magjistratëve për të diskutuar mbi një mekanizëm të ri për përcaktimin dhe rishikimin periodik të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej më 28 shtator, në një kohë kur përplasja për formulën e re të pagave vijon të jetë e hapur.

Read more:Përplasja për pagat e drejtësisë/ Kuvendi miraton propozimin e PS për rritje me 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër

REAGIMI I SHOQATES SE PROKUROREVE
Në vijim të ftesës së Kryeministrit Z. Edi Rama për pjesëmarrjen në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026, dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë për ftesën dhe, në veçanti, për vullnetin për të zhvilluar një dialog institucional mbi çështje me rëndësi për sistemin e drejtësisë dhe statusin e magjistratëve.

Shoqata e Prokurorëve e konsideron dialogun institucional një instrument të rëndësishëm për adresimin e këtyre çështjeve dhe mbetet e hapur për një komunikim konstruktiv me institucionet.

Read more:“Shqipëria në krizë të rëndë prej inkriminimit të qeverisë”, Këlliçi: Demokratët po mobilizohen kudo për betejën që do shpëtojë vendin nga sundimi i Ramës

Megjithatë, duke pasur parasysh se çështja objekt i konsultimit lidhet drejtpërdrejt me një proces kushtetues të iniciuar nga shoqatat e magjistratëve pranë Gjykatës Kushtetuese, do ta vlerësonim që një tryezë e tillë të zhvillohej pas një qëndrimi të Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen, në mënyrë që dialogu institucional të zhvillohet mbi një kuadër më të qartë dhe duke respektuar plotësisht rolin dhe kompetencat kushtetuese të Gjykatës.

Gjithashtu, për ta bërë dialogun sa më konkret dhe efektiv, do ta vlerësonim që një takim i ardhshëm të organizohej mbi bazën e një agjendeje paraprake, së bashku me një draft ose pika konkrete diskutimi, si dhe me përcaktimin paraprak të modaliteteve dhe formatit të tryezës, në mënyrë që pjesëmarrësit të kenë mundësi të përgatiten dhe diskutimi të prodhojë rezultate konkrete.

Read more:Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër

Për sa më sipër, në vijim të qëndrimeve të koordinuara edhe me shoqatat e gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve nuk do të mund të marrë pjesë në tryezën e datës 28 shtator 2026, por duke mos e konsideruar këtë mospjesëmarrje si një mbyllje të dialogut institucional. Përkundrazi, mbetemi tërësisht të hapur për vijimin e komunikimit dhe për pjesëmarrjen në një tryezë të tillë, në një moment të përshtatshëm dhe në kushtet e sipërpërmendura.

Duke ju falënderuar për ftesën dhe për vullnetin e shprehur për dialog, ju përcjellim konsideratat tona më të mira.

Read more:Krujë/ I dënuar me 6 vite burg për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)

Me respekt,
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

Lexo edhe
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Tags: #Edi Rama #Gjykata #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #institucionet #jetë #Komunikim #pagat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 3 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin