Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë
Politikë

“Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë

• 28 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon sot me ditën e 121-të, ndërsa qytetarët dhe aktivistët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, një ditë pas protestës së 120-të, e cila u shoqërua me fjalime, pankarta, flakadanë dhe marshim në rrugët e kryeqytetit.

Protesta e së dielës nisi me grumbullimin e qytetarëve dhe vijoi me fjalime pranë Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me flamuj, pankarta dhe flakadanë. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën”, “Revolucion”, “Studentë bashkohuni, kombi na thërret” dhe “Poshtë narkoshteti”.

Read more:“I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit

Një prej mesazheve të përsëritura gjatë protestës ishte edhe “Shqipëria nuk shitet”, ndërsa protestuesit kërkuan pjesëmarrje më të madhe të të rinjve, me thirrjen “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Pankartat dhe sloganet e ditës së 120-të pasqyruan kërkesat e protestuesve për ndryshime politike dhe institucionale.

Në qendër të kërkesave vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndryshimin ose anulimin e disa ligjeve që, sipas tyre, janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe pas përmbushjes së 120 ditëve.

Read more:Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO)

Një nga mesazhet e forta të protestës së djeshme erdhi nga aktivisti Dritan Goxhaj, i cili deklaroi se nuk ka kthim pas dhe se protesta duhet të vijojë pa përshkallëzim të dhunshëm. Sipas tij, përdorimi i dhunës do t’i shërbente pushtetit, ndërsa protestuesit duhet të vazhdojnë qëndresën paqësore. Goxhaj tha se synimi i tyre është një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni dhe nepotizmi, ndërsa theksoi se lodhja është pjesë e “çmimit të lirisë”.

Goxhaj ngriti gjithashtu kritika ndaj mënyrës së funksionimit të institucioneve dhe sistemit shëndetësor, duke kërkuar që drejtuesit e policisë të mos lidhen me krimin dhe që qytetarët të kenë shërbime shëndetësore funksionale. “Jemi këtu jo sepse nuk jemi lodhur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër, por besojmë në këtë Shqipëri”, deklaroi ai.

Read more:“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!

Gjatë ditës së 120-të, protestuesit përdorën edhe një tjetër mesazh simbolik, duke ironizuar shprehjen “Noc Rrok” të kryeministrit Rama me pankartën “Knock-knock”, në një referencë ndaj kërkesave të tyre për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale. Në të njëjtën protestë u përsëritën edhe thirrjet për arrestimin e Ramës.

Protesta e djeshme u zhvillua në një moment të tensionuar të debatit politik, pas zhvillimeve rreth ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe publikimit të materialeve nga hetimi. Çështja ishte një nga temat e përmendura edhe në protestë, ndërsa protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe hetim nga institucionet e drejtësisë.

Read more:“Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’”/ Aktivisti Ditan Goxhaj tregon pse nuk përshkallëzohen protestat: Ata që kanë policinë…

Në ditën e 120-të u shfaqën gjithashtu mesazhe kundër qeverisë lidhur me AKSHI-n dhe çështje të tjera që kanë dominuar protestat e ditëve të fundit. Një prej pankartave u drejtohej SPAK-ut me kërkesën për veprim, ndërsa gjatë marshimit u përsëritën thirrjet për vënien para drejtësisë të zyrtarëve.

Lexo edhe
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Tags: #AKSHI #dritan goxhaj #Edi Rama #institucionet #jetë #Lodhja #Mesazhet #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO) 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale 3 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës 2 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Numri i koshereve të bletëve në Shqipëri po rritet, por prodhimi i mjaltit nuk po ndjek të njëjtin…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin