Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”, avokati Tafaj: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do përfundojë…
Politikë

“Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”, avokati Tafaj: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do përfundojë…

• 28 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokati Agred Tafaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas skandalit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka tentuar të shmangë përgjegjësinë politike dhe morale, referuar video mesazhit të shpërndarë nga kreu i qeverisë.

Sipas Tafajt, aktualisht nuk ka një akuzë zyrtare ndaj kryeministrit, por përgjegjësia e një kryeministri, sipas tij, nuk kufizohet vetëm te ajo juridike.

“Rama tentoi të fshehë nën përgjegjësinë e shtetit, përgjegjësinë individuale. Zyrtarisht nuk kemi një akuzë ndaj kryeministrit, por përgjegjësia individuale nuk është vetëm juridike, por edhe morale dhe politike”, deklaroi avokati.

Read more:Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Tafaj u shpreh se, në këndvështrimin e tij, Rama kishte një moment të përshtatshëm për të dhënë dorëheqjen, veçanërisht pas shkarkimit të drejtueses së SHISH.
“Këtë të fundit, kishte një moment shumë të mirë sot që të jepte dorëheqjen. Prisnim një zyrtar më serioz. Në një kohë kur drejtuesen e SHISH e shkarkoi. Por kush ishte personi që e emëroi? A kaloi në një proces verifikimi?”, tha ai.

Avokati kritikoi qëndrimin e kryeministrit, duke pretenduar se Rama po përpiqet të largojë përgjegjësinë nga vetja për zhvillimet e fundit.

“Ajo që pamë është e kundërta, një kryeministër që kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja. Kemi një protestë që ka 120 ditë që artikulon të njëjtat kërkesa, që Rama i bën të kalojnë në vesh të shurdhër. Çfarë mund të presë më tepër Rama? Kur është momenti që mund të japësh dorëheqjen?”, u shpreh Tafaj.

Read more:“Shitet qeveria”, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Duke iu referuar zhvillimeve të viteve të fundit, avokati deklaroi se përgjegjësia politike e kryeministrit bëhet më e madhe sa herë që zyrtarë të emëruar gjatë qeverisjes së tij përballen me probleme apo akuza.

“Ku mban peshën e llumit dhe papërgjegjshmërisë, atje rënia jote do të jetë e rëndë. Rënia e të gjithë personave që për 13 vite zyrtarë të tu bien një nga një, rënia jote do të jetë tronditëse”, deklaroi ai.

Read more:Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Tafaj komentoi edhe paraqitjen e kryeministrit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme.
“Rama në OKB mu duk fëmijëror, si fëmijë i tregon botës hallet e shtëpisë tënde”, tha avokati.

Sipas tij, Rama nuk u paraqit në nivelin që duhet të kishte një zyrtar dhe politikan, ndërsa e akuzoi se gjatë qeverisjes së tij është dëmtuar, sipas tij, funksionimi dhe morali i institucioneve shtetërore.

“Rama nuk u tregua zyrtar dhe politikan, por në shtetformim e ka shkatërruar shtetformimin shqiptar. Ka ulur moralin e shtetit dhe qytetarit në nivelin më të ulët”, u shpreh Tafaj.

Read more:“Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”/ “U soll në OKB si fëmijë që tregon muhabetet e shtëpisë”, avokati: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do të përfundojë…

Tafaj deklaroi se kryeministri duhet të përballet me përgjegjësinë politike për gabimet e qeverisjes së tij dhe të dalë përballë qytetarëve.
“Duhet të kishte një moral t’i dilte përballë qytetarëve e të thoshte: do të mbaj përgjegjësi për gabimet e mia. Rama me tepër tmerr ka sot zërat kritikë”, përfundoi Tafaj.

Avokati ka falenderuar edhe punën e palodhur të bërë nga News24 në pasqyrimin e protestës që nga dita e parë e saj, që po vijon prej 4 muajsh tashmë.

Read more:“Gruaja e sekreteve” dhe skandali i SHISH mbledhin sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Krerët e institucioneve thirren nga Begaj në Pallatin e Brigadave

“News24 është suportuesi kryesor i protestës deri sot dhe për këtë duhet të falenderohet publikisht. Ka zgjedhur të jetë në krah të kauzës së drejtë, ajo e qytetarëve që për 120 ditë vijojnë të protestojnë. Për këtë duhet vlerësuar”, tha ai.

Mbi faktin që Vuçiç dha dorëheqjen dhe Rama nuk e jep avokati tha: Vuçiç është shembulli më i thjeshtë e i qartë që Rama ti tregojë vetes se afati i tij politik do të ketë një fund. Nëse mbron në mënyrë abuzive korrupsionin, rënien e shtetit si në rastin e Vlora Hysenit, politikanë të ndryshëm që nuk ia heqin imuniteti… Ka në dorë nëse do të ikë si i arrestuar apo si një politikan që u përpoq, dështoi dhe pranoi dështimin.

Lexo edhe
Politikë

Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

Politikë

Skandalet e qeverisë/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligj e të pavlerë? (VIDEO)

Tags: #Dorëheqje #Edi Rama #Femije #jetë #Okb #proteste #rama #SHISH #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • Skandalet e qeverisë/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligj e të pavlerë? (VIDEO)
  • GJKKO shtyn për më 12 tetor shqyrtimin e dosjes Partizani, mungonin avokatët
  • Këshilli Bashkiak i Maliqit kundër bashkimit me Korçën, 21 anëtarë votojnë kundër, vetëm 1 pro
  • Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • Skandalet e qeverisë/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligj e të pavlerë? (VIDEO)
  • Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin
  • Skandalet e qeverisë dhe kërkesa për dorëheqje/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligë dhe të pavlerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 16 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

Shoqatat e gjyqtarëve dhe e Prokurorëve i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për takimin…

• 19 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Skandalet e qeverisë/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligj e të pavlerë? (VIDEO)

Në një kohë që kanë shpërthyer skandalet e qeverisë, sidomos ai tek SHISH, ku u dha masë arresti…

• 19 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

GJKKO shtyn për më 12 tetor shqyrtimin e dosjes Partizani, mungonin avokatët

GJKKO ka shtyrë për në datën 12 tetor dosjen Partizani. Në gjyq për këtë çështje është ish-kryeministri Sali…

• 19 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by