Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria
Politikë

Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ka vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, që po zhvillohet në Tiranë, Schieder u shpreh se dëshiron të japë kontributin e tij për përmbylljen e këtij procesi. Konferenca mbledh përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane.

“Shqipëria është një vend i bukur, me det dhe male. Dua të jap kontributin tim për të finalizuar këtë moment historik”, u shpreh Schieder. Ai tha se, edhe pse procesi mund të ketë zgjatur, ajo që ka rëndësi është objektivi dhe ritmi i reformave. Sipas tij, Shqipëria duhet ta shfrytëzojë këtë vrull për të avancuar drejt anëtarësimit në BE. “Shqipëria është pararendëse e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE”, tha raportuesi europian, duke iu referuar edhe vlerësimeve të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos. Schieder u ndal edhe te raporti i këtij viti për Shqipërinë, duke theksuar se ai është miratuar me vullnet dhe se procesi duhet të shoqërohet me vëmendje ndaj të gjitha fushave të reformave.

Read more:Miratimi i rezolutës së PE për Shqipërinë, Hoxha takohet me Schieder: Mesazh inkurajues në rrugën drejt anëtarësimit evropian

“Duhet të shohim të gjitha çështjet, shtetin e së drejtës, ku Shqipëria ndërmori procesin e vettingut”, tha ai, duke përmendur gjithashtu sistemet sociale, sistemin shëndetësor dhe politikën e jashtme, ku sipas tij Shqipëria është në përputhje me qëndrimet e BE-së. Raportuesi për Shqipërinë theksoi se tashmë vendi ndodhet në fazën e fundit të procesit dhe se mbeten ende disa kapituj për t’u përmbyllur. “Kryenegociatori është me ne këtu, tani ndodhemi në fazën e fundit të garës. Ka ende disa kapituj që duhen mbyllur. Shqipëria ka qenë eprore”, u shpreh Schieder.

Read more:Temperatura deri në 32 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë vetëm te hapja e kapitujve, por te përfundimi i tyre dhe zbatimi i reformave në praktikë. “Nuk është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Këto reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria. Duhet të formësohet e ardhmja e vendit”, deklaroi ai. Schieder shtoi se Shqipëria ka ende kohë për të përmbushur hapat e mbetur dhe se procesi nuk varet vetëm nga puna e institucioneve shqiptare, por edhe nga mënyra se si Bashkimi Europian do ta trajtojë zgjerimin. “Shqipëria meriton që të jetë anëtare e BE-së. Kemi parë që Shqipëria dhe Kuvendi e kanë ndërmarrë këtë sfidë mjaft të fortë, por në fund fare është çështje e BE-së se si e trajton. Nuk është thjesht çështje e Brukselit dhe e Shqipërisë”, përfundoi raportuesi europian.

Read more:Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve

Lexo edhe
Politikë

“Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)

Politikë

Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim

Tags: #Andreas Schieder #Bashkimi Europian #det #E ardhmja #jetë #Marta Kos #Raporti #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
  • Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim
  • “Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?
  • McAllister: Pavarësia e gjyqësorit, sfida e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Duhen rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus”/ Rama: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
  • McAllister: Pavarësia e gjyqësorit, sfida e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Duhen rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus”/ Rama: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë
  • “Zgjerimi projekt politik”, ambasadorja e BE-së: Shqipëria të çojë deri në fund reformat e nisura
  • “Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”, avokati Tafaj: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do përfundojë…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën Ndërqeveritare foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.…

• 6 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim

Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve…

• 6 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të…

• 6 minuta më parë • 25 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by