Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve
Politikë

Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Meçan Zotaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila është shprehur se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”. I ftuar në “Programin e drekës” në News24 me Ola Bruko, Zotaj tha se deklarata ka tronditur shqiptarët, duke theksuar se plagët e luftës në Kosovë janë ende të freskëta.

Zotaj kritikoi edhe reagimet e autoriteteve shqiptare, duke thënë se deklarata nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur. Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës, ish-luftëtari i UÇK-së u shpreh se pjesëmarrja në luftë mbetet një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij. Ai tha se deklarata e ministres serbe e ka rikthyer te periudha e viteve 1998-1999 dhe ngriti shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, ide të tilla vazhdojnë të kultivohen në shoqërinë serbe. Zotaj, i cili jeton ende në Kosovë, tha se vijon të ndjekë nga afër zhvillimet dhe përmendi edhe sulmin në Banjskë si një shembull të tensioneve të vazhdueshme.

Read more:“Do të qëndrosh këtu derisa të të ikin shenjat”/ Progni tregon episodet e dhunës në protestën para Kuvendit: Persona civilë na kanë intimiduar

Sipas Zotajt, deklarata të tilla nuk sjellin rikthim të tensioneve, por rikujtojnë shqiptarët për të kaluarën dhe vështirësitë e procesit të pajtimit.

Read more:Deputetja e PD reagon pas vizitës së Ramës në Theth: I izoluar me një grup të përzgjedhurish, nuk përballet me realitetin e banorëve

“Nuk ka një shqiptar që nuk do t’i kushtonte vëmendje deklaratës së saj shoviniste. Ne i kemi ende të freskëta plagët e asaj lufte. Fakti që Serbia nuk ka reflektuar asnjëherë, na bën të ndihemi të tmerruar me pushtetarët e Shqipërisë madje i quajnë dhe vëllezër ata që kanë bërë reagim. Reagimi ka qenë i grupit kondinativ të protestës. Të gjithë jemi të shqetësuar, jo vetëm ne që jemi në protestë përditë, por edhe shqiptarë të të gjitha trojeve, se si ka mundësi që një eurodeputet ngre zërin, madje dhe Marta Kos, ndërsa një kryeministër, e kalon me butësi një deklaratë gjenocidiale. Kam pasur fatin që të jem pjesë e UÇK-së. Jam plagosur në luftë, jam shëruar dhe kam shkuar sërish në luftë. Është pjesa ime më e lavdishme. I kam parë nga afër masakrat që i janë bërë popullit të Dardanisë. Edhe një serb që tentoi që të bënte homazhe në Prekaz, u gjymtua. Deklarata e ministres më ka kthyer në vitet 98-99. Deklarata e saj, mentalitet, kultivohet në shkolla, në familje, nëpër kishat ortodokse serbe. Unë jetoj akoma në Kosovë. Vazhdoj jetoj në një jetë civile. I shikoj nga afër. Në çdo tentativë që bëjnë. Siç ishte dhe sulmi në Banjskë. Që u përgatit nga ushtria serbe. Nuk ndryshojnë serbët. Ata që mendojnë se serbët kanë ndryshuar, ose është i shitur, ose i verbër. Nuk rikthehen tensionet, por i rifreskon shqiptarët, ata që mundohen të jenë paqësorë, por Serbia nuk ndryshon pasi ka në krye të shtetit njeri të Millosheviçit.”, tha Zotaj.

Read more:Moti kthen ‘faqe’, pas temperaturave të larta, rikthehen reshjet e shiut në vend! Era rrëzon pemët në Sarandë, në Vlorë merr para karriget (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

LIVE- Protestuesit ndryshojnë ‘skenarin’, zhvendosen para Pedonales, bllokojnë rrugën. Policia gardh

Politikë

“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!

Tags: #Banjskë #Familje #Homazhe #jetë #kosove #Marta Kos #Ola Bruko #proteste #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- Protestuesit ndryshojnë ‘skenarin’, zhvendosen para Pedonales, bllokojnë rrugën. Policia gardh
  • “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!
  • FOTOLAJM/ Domate, speca dhe vezë! Protestuesit bëjnë gati “arsenalin” kundër deputetëve
  • Nis aplikimi online në U-Albania, Kumbaro mesazh maturantëve: Zgjidhni me besim 10 preferencat tuaja për studimet universitare
  • “Parlamenti është i shqiptarëve, jo pronë private”, aktivistja Sidorela Vatnikaj: Populli në rrugë për 58 ditë, Rama s’e ka kontratën që mendon
Nga të njëjtat tag-e
  • “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!
  • Nis aplikimi online në U-Albania, Kumbaro mesazh maturantëve: Zgjidhni me besim 10 preferencat tuaja për studimet universitare
  • FOTOLAJM/ Domate, speca dhe vezë! Protestuesit bëjnë gati “arsenalin” kundër deputetëve
  • “Mos na provokoni!”/ Tensione në protestë, qytetarët hedhin vezë në drejtim të policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës
  • LIVE-Ministra e deputetë frikë nga vezët, skenari për të shmangur protestuesit. Do të kalojnë nga…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 10 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- Protestuesit ndryshojnë ‘skenarin’, zhvendosen para Pedonales, bllokojnë rrugën. Policia gardh

Nën masa te forta sigurie mbahet sot seanca plenare. Parlamenti është rrethuar nga protestuesit, ndërsa në këto momente…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!

Qytetarët e mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë kanë vijuar protestën e tyre me pankarta dhe…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ Domate, speca dhe vezë! Protestuesit bëjnë gati “arsenalin” kundër deputetëve

Domate, speca dhe vezë janë disa prej produkteve që protestuesit kanë marrë me vete në tubimin e sotëm,…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by