Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
Teknologji

Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor

• 5 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Raketa Starship e gjeneratës së ardhshme të SpaceX hyri në orbitë për herë të parë të hënën, më 28 shtator, pavarësisht fikjes së njërit prej motorëve gjatë fluturimit.

Misioni shënon një moment të rëndësishëm për kompaninë e Elon Musk, pasi Starship arriti të vendosë në orbitë grupin e parë të satelitëve të rinj Starlink.

Pas rreth tre orësh fluturim, mjeti u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në perëndim të Kilit, ku shpërtheu gjatë përfundimit të misionit. Fluturimi ishte planifikuar fillimisht të zgjaste rreth 10 orë, por u shkurtua për shkak të problemit me motorin.

Sipas Reuters, mjeti pa pilot, rreth 40 kate i lartë, përbëhet nga raketa përforcuese Super Heavy dhe pjesa e sipërme Starship. Ai u nis nga baza Starbase e SpaceX pranë Brownsville, në Teksas.

Read more:Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!

Super Heavy e ngriti Starship në hapësirë dhe më pas u kthye drejt Gjirit të Meksikës për një ulje të kontrolluar me motorë. Ndërkohë, pjesa e sipërme vazhdoi fluturimin drejt orbitës.

Rreth dy milionë përdorues të platformës X ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë të SpaceX. Kompania publikoi gjithashtu pamje nga hapësira gjatë misionit.

Problemet nisën pasi Starship kishte arritur në hapësirë, kur njëri prej tre motorëve kryesorë u fik më herët nga sa ishte planifikuar.

Fillimisht, zëdhënësi i SpaceX, Dan Huot, tha gjatë transmetimit se anija nuk do të ishte në gjendje të arrinte orbitën. Megjithatë, pas një vlerësimi të ri nga inxhinierët, ekipi vendosi të tentonte ndezjen e motorit për të kryer manovrën e nevojshme.

Read more:Bashkimi Evropian gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro, lejoi shitjen e produkteve të rrezikshme

Starship arriti të përfundonte me sukses manovrën dhe hyri në orbitë.

Pas kësaj, anija nisi të vendoste njëri pas tjetrit 26 satelitë Starlink të gjeneratës së re, në një lartësi prej rreth 269 kilometrash.

Splashdown confirmed. Congratulations to the entire SpaceX team on the first orbital flight of Starship! https://t.co/urjmiwnvNl

Read more:Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false

Misioni pritej të përfshinte gjashtë orbita rreth Tokës përpara se Starship të kthehej në atmosferë.

Misioni i së hënës konsiderohet teknikisht fluturimi i 14-të testues i Starship, por ishte i pari që transportoi një ngarkesë orbitale, konkretisht satelitët e rinj Starlink V3.

Starship’s 14th flight is set to launch on Monday, Sept 28. The 75-minute launch window opens at 7:15 a.m. CT. Live coverage of the mission starts ~35 minutes before launch → https://t.co/uQKQvgaTmJ

Sipas SpaceX, satelitët V3 mund të përpunojnë deri në 10 herë më shumë të dhëna sesa satelitët V2. Kompania synon që, pasi Starship të hyjë në përdorim të rregullt, të lëshojë rreth 60 satelitë V3 në një mision të vetëm.

Read more:Shkencë dhe Teknologji

Live views of Starship in orbit brought to you by @Starlink https://t.co/JvmrSDVHg0

Starship është projektuar për të mundësuar lëshime më të shpeshta të satelitëve Starlink, por edhe për të transportuar në të ardhmen misione të NASA-s drejt Hënës. Arritja në orbitë ishte një objektiv i vonuar për SpaceX. Që nga viti 2023, 13 fluturimet e mëparshme testuese të Starship kishin mbetur në fazën suborbitale.

Elon Musk kishte parashikuar më herët që Starship të arrinte orbitën që në vitin 2022 dhe që lëshimet e satelitëve të nisnin në vitin 2023. Programi Starship është gjithashtu pjesë e rëndësishme e programit Artemis të NASA-s, i cili synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës dhe krijimin e një pranie afatgjatë njerëzore atje, me synim eksplorimet e ardhshme drejt Marsit.

Lexo edhe
Teknologji

Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së

Teknologji

Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër

Tags: #Anija #Artemis #Elon musk #Fluturimi #Hapesira #Kompania #Live #Nasa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
Nga të njëjtat tag-e
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • ‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 65 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 1 lexime · 47 minuta më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 46 minuta më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 2 lexime · 31 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së

Vetëm dy ditë pasi OpenAI pranoi se kishte njoftuar dhjetëra qeveri, universitete, agjenci publike dhe organizata të tjera…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar Apple të paguajë 5.7 miliardë dollarë dëmshpërblim për përdorimin e paautorizuar të teknologjisë…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë

Drejtori ekzekutiv i YouTube, Neil Mohan, ka hedhur poshtë mundësinë që platforma t’i bashkohet marrëveshjes shumë-miliardëshe të Meta-s…

• 1 javë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by