FIER– 400 persona janë diagoniskuar me tumore gjatë 9 muajve te pare te vitit ne qarkun e Fierit. Shifrat janë shqetësuese sepse tregojne se mesatarisht çdo ditë 1 person përballet me semundjen e shekullit.
Mjekja Onkologe e Spitalit Rajonal të Fierit, Anisa Mone, thotë se rastet janë në rritje. Një vit më parë, ne te njejten periudhe ishin regjistruar 369 paciente. Kanceri i mushkërive dhe ai gastrointestinal përbëjnë pjesën kryesore. Shqetësimi i mjekëve nuk lidhet vetëm me numrin por me avancimin. Shumë paciente mbërrijnë në spital në stad të fundit kur kanë nevojë për kujdes paliativ.
Në këtë tablo të zymtë, mjekja u ndal specifikisht tek kanceri i gjirit meqenese jemi në muajin sensibilizues. 65 gra janë diagnostikuara me kancer gjiri nga janari ne shtator, ku pjesa më e madhe janë të grupmoshës 50 deri në 70 vjeç.
“Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më të larta janë shanset për ta fituar këtë betejë. Në 90% të rasteve, kanceri i diagnostikuar në fazat e hershme është plotësisht i shërueshëm”, tha mjekja onkologe.
Por pikërisht këtu qëndron vështirësia. Në fazat e hershme, kanceri i gjirit nuk ka shenja klinike. Ndryshimet në trup shfaqen kur sëmundja ka avancuar.
Read more:Dy mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën e Kalkutës
“Apeli im është për kryerjen e kontrolleve sa më të shpeshta në mënyrë periodike, në bazë të rrezikut dhe faktorëve që ka secila grua — që nga vetëkontrolli, ekzaminimi ekografik e deri te mamografia. Një kontroll i vogël shpëton jetë”, shton ajo.
Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje që prek gratë.
“Në Fier janë diagnostikuar edhe 3 meshkuj. Ata diagnostikohen në faza të mëvonshme, ndoshta edhe për shkak të mentalitetit, sepse nuk e besojnë që kanceri i gjirit mund t’i prekë, e për këtë arsye vijnë për kontroll vetëm atëherë kur sëmundja ka avancuar dhe ka dhënë shenja klinike”, tha mjekja onkologe.
Sipas Censusit-2023, qarku i Fierit ka një popullsi prej 240 mijë banorësh. Ndersa ne Spitalin Rajonal gjendet reparti onkologjik që ofron kimioterapi prej vitesh. Ndërkohë, nevoja për sherbime të tjera po rritet bashkë me numrin e lartë të rasteve.




