Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

• 24 Tetor, 2026 • 25 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si një prej organizatoreve të sulmeve ndaj policisë në Tiranë. Këtë të shtunë deputetë të PD-së por edhe personazhe të njohura të kësaj force politike kanë dalë në ballë të dhunës, pas molotovëve dhe gurëve.

Pamjet me dron që qarkulluan në rrjet tregojnë se si qindra të rinj të maskuar futen dhe dalin nga Selia blu dhe në oborrin e Partisë Demokratike, e më pas të sulmojnë policinë.

Belind Këlliçi dhe Bledion Nallbati ishin dy deputetët protagonistë që këto pamje i tregojnë se si udhëheqin turmën pranë selisë së PD, prej nga nuk reshtën sulmet nda bluve. Ndërsa Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, djali i ish truprojes së Berishës, Sali Lushaj u pa me një çantë që policia dyshon se është me molotovë.

Kjo ditë e 12 e protestave, e cila riktheu kaosin dhe aktet vandale në kryeqytet pas tre ditësh relativisht të qeta, nisi që pak pas orës 14 te Ministria e Arsimit. Vetëm pak minuta pasi ishin grumbulluar te Ministria protestuesit nisën menjëherë gurët ndaj policia dhe dogjën koshat aty pranë. Policia i shpërndau menjëherë, ndërsa grupimi më i madh i protestuesve u përqendrua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Forca të shumta policie i presin në bulevard, me 2 autobotë uji ndërsa afroheshin edhe autobotët dhe blutë që po ktheheshin nga Ministria e Arsimit. Pas orës 15 nisi një betejë në bulevard, teksa policia iu përgjigj me gaz dhe ujë gurëve të protestuesve.

Mes kaosit edhe një protestues thërret ‘allahu akber’ në mes të bulevardit. Për minuta të tëra pamje të vërteta lufte në bulevard. Disa kanë edhe mbrojtëse si ato të policisë teksa gjuanin me gurë policinë.

Të paktën dy policë morën flakë nga molotovët. Pas hedhjes së sasisë të madhe të gazit dhe në parkun Rinia protestuesit u tërhoqën në sheshin Skënderbe dhe rrugët rreth e rrotull tij, duke e shndërruar zonën në një fushë të vërtetë beteje. (pamjet në shehin skënderbej)

Tashmë policia kishte marrë nën kontroll bulevardin, ndërsa këto janë pamjet nga lart të Tiranës e mbuluar me tym, si pas një bombardimi. Rrugët pranë qendrës të mbuluara nga zjarri dhe tymi.

Me molotovë sulmohet Ministria e Mjedisit dhe Teatri i Kukullave, ndërsa i thyen xhamat edhe institucioneve të tjera. Te zona e Partisë Socialiste, pranë Teatrit të Kukullave beteja ishte e tmerrshme.

Rreth orës 18 policia rrethon sheshin Skëndërbej, i hedh gaz lotësjellës dhe protestuesit dalin sërish. Një sulm me molotovë e fishekzjarrë edhe te parlamenti. Më pas nisi marshimi nëpër disa rrugë të Tiranës, me kangjella të rrëzuara, semaforë e kamera sigurie të shkatërruara.

Nuk munguan sërish sulmet ndaj pronës private, disa dyqane dhe një bankë u sulmuan ndërsa ishin të shumta kioskat që u dogjën.

Rreth orës 20:30 kishte mbetur vetëm një grup i vogël në zonën e stadiumit Dinamo, ku policia ndërhyri duke bëri disa shoqërime, për të mbyllur edhe një ditë tjetër kaosi në Tiranë.


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:56

Protestueset e maskuara kërcejnë në mes të rrugës, ndërsa kioska pas tyre është në flakë (VIDEO)

Dy protestuese të maskuara janë filmuar duke kërcyer teksa një kioskë pas tyre është në flakë.

Siç shihet edhe nga pamjet dy vajzat pas kërcimit kanë bërë edhe simbolin e zemrës me duar dhe më pas janë larguar.

Ora 20:25

Shpërndahen protestuesit, boshatisen rrugët! Në bulevard nis pastrimi (VIDEO)

Policia ia ka dalë të shpërndajë protestuesit që sonte iu rikthyen akteve të dhunshme. Momentalisht, rrugët e Tiranës janë të boshatisura prej tyre.

Në bulevard, ka nisur pastrimi nga gurët dhe sendet e tjera të forta të hedhura gjatë përplasjes me policinë.

Ora 20:10

Protesta në Tiranë, disa të shoqëruar! Protestuesi krah për krah me efektivin në Komisariat! I buzëqesh edhe kamerave (VIDEO)

Policia ka shoqëruar disa protestues pas akteve vandale në kryeqytet.

Pavarësisht tensioneve një protestues është parë krah për krah me efektivin ndërsa shkon në Komisariat.

Ora 20:03

13 të lënduar në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues ende te ‘Trauma’, i riu i plagosur në sy jashtë rrezikut për jetën

1792079866_spitaliitraumes.jpg

13 të lënduar gjatë protestës së sotme numërohen deri më tani, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, nga të cilët 7 protestues dhe 2 gazetarë. Protestuesi i lënduar në sy është duke u ekzaminuar, por s’ka rrezik për jetën. Momentalisht te Trauma ndodhen 4 të lënduar.

Te spitali “Nënë Tereza” janë mjekuar një protestues dhe një efektiv, që tashmë janë larguar. Edhe te poliklinika nr. 2 janë paraqitur 2 efektivë me lëndime në sy që po ashtu janë larguar pas trajtimit.

Ora 19:53

Aktet vandale, protesuesit hipin në shtylla dhe shkulin kamerat e sigurisë (VIDEO)

Protestuesit kanë vijuar me aktet vandale teksa vijojnë marshimin në zona të ndyshme të Tiranës.

Një protestues i maskuar ka hipur në një shtyllë dhe ka shkulur kamerat e sigurisë.

Read more:‘Squllet’ protesta e PD, pjesëmarrja më e ulët! Policia s’lejon marshimin drejt ministrive, i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj

Ora 19:50

Gozhdë, zare metalikë e molotovë, Policia thirrje protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës, shmangni zonat ku po zhvillohen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për distancim nga dhuna në protestë dhe sulmet ndaj efektivëve e institucioneve. Në deklaratë, theksohet apeli ndaj qytetarëve për të shmangur zonat ku ka akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e tyre.

Policia thotë se sulmet e ditës së sotme kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e uniformave blu. Në videon e publikuar, shihen gozhdë, gurë, shufra hekuri, molotovë, zare metalikë e fishekzjarrë që janë përdorur nga protestuesit.

Deklarata e plotë:

Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.

U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.

Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.

Ora 19:42

Bizneset sërish nën sulm, protestuesit thërrmojnë xhamat e dyqanit të kompanisë celulare (VIDEO)

Protestuesit u janë rikthyer sulmeve ndaj bizneseve, ku u ndalën në rrugën “Vasil Shanto” te një dyqan i një prej operatorëve celularë. Duke përdorur barriera metalike e shufra hekuri, protestuesit thyen fasadën e xhamit.

Ora 19:23

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Kavajës, thyejnë xhamat e një banke (VIDEO)

Protestuesit janë duke marshuar gjatë rrugës së Kavajës.

Ata nuk i kanë ndalur aktet e dhunës, edhe në këtë zonë ata kanë thyer xhamat e një banke.

Ora 19:12

Protestuesit nuk ndalen me aktet e dhunshme, i vënë flakën kioskës në qendër (VIDEO)

Protestuesit i kanë vënë flakën një kioske përballë Bankës së Shqipërisë, ngjitur me një stacion autobusi.

Më herët ata kanë djegur disa kosha mbeturinash në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Ora 18:52

Të shpërndarë në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë (VIDEO)

Protestuesit janë shpërndarë në rrugët e Tiranës ku u kanë vendosur flakën disa koshave në hurje të “Rrugës së Durrësit.” Po në këtë pikë, po hedhin edhe një mori fishekzjarrësh.

Ora 18:40

Vijojnë sulmet, fishekzjarrë e molotovë të panumërt nga protestuesit te parlamenti (VIDEO)

Protestuesit e vendosur te rruga “George W. Bush”, përballë parlamentit, po hedhin një breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, në kundërpërgjigje ndaj policisë. Ata po përdorin edhe lazerë për të shpërqendruar efektivët.

Ora 18:21

Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë (VIDEO)

Protestuesit e dhunshëm në Tiranë i kanë vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu, protestuesit kanë hedhur molotov drejt Bashkisë së Tiranës. Sitata në Sheshin Skënderbej është tejet kaotike.

Ora 18:16

Protestuesit nisin marshimin nga ‘Sheshi Skënderbej’ drejt ‘Bulevardit’ (VIDEO)

Pas kaosit të shkaktuar, protestuesit kanë nisur marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Ora 18:04

Protesta e dhunshme në Tiranë, breshëri fishekzjarrësh nga protestuesit drejt efektivëve të Policisë (VIDEO)

Një tjetër breshëri fishekzjarrësh është lëshuar nga ana e protestuesve në drejtim të efektivëve të Policisë në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv në Sheshin Skënderbej, duket se e gjithë zona është kthyer në kaos, ku mbizotëron tymi e flakët.

Ora 17:53

Sulme të tjera nga protestuesit e maskuar, molotovë drejt Bankës së Shqipërisë (VIDEO)

Protestuesit me maska kanë hedhur molotovë drejt hyrjes së Bankës së Shqipërisë. Në hapësirën mes tyre dhe policisë, ka vazhdimisht sulme me molotovë.

Read more:Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Ora 17:51

Protestuesit e dhunshëm sulmojnë me breshëri fishekzjarrësh efektivët e Policisë në Sheshin Skënderbej (VIDEO)

Një grup protestuesish të dhunshëm në Sheshin Skënderbej kanë sulmuar me breshëri fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve të Policisë.

Një situatë kaotike po mbizotëron në të gjithë zonën, ndërkohë që prej disa orësh protestues të dhunshëm kanë sulmuar pronën publike e private.

Ora 17:41

Të maskuarit gjuajnë me shqelma derën e Bashkisë, protestuesja jep udhëzime: Vazhdojmë përpara (VIDEO)

Qendra e Tiranës është kthyer në një arenë ‘lufte’.

Protestuesit e maskuar kanë gjuajtur me derën e Bashkisë në tentativë për të hyrë brenda.

Ndërkohë një protestuese dëgjohet të thotë ‘Hajde vazhdojmë përpara’.

Ora 17:28

Sheshi ‘Skënderbej’ kthehet në arenë ‘lufte’, protestuesit gurë e molotovë, policia gaz lotsjellës (VIDEO)

Sheshi ‘Skënderbej’ është kthyer në ‘fushëbetejë’ midis protestuesve dhe policisë. Protestuesit e maskuar po gjuajnë vazhdimisht me gurë, molotovë e fishekzjarrë. Lëndët piroteknike kanë shkaktuar disa zjarre të vogla nëpër shesh.

Nga ana tjetër efektivët e policisë janë shpërndarë në disa pika të sheshit dhe ka edhe një numër të konsiderueshëm pranë Partisë Socialiste. Tymit të molotovëve e fishekzjarrëve u është shtuar edhe gazi lotsjellës.

Ora 17:28

Tension te ‘Sheshi Skënderbej’, protestuesit e maskuar gati për tjetër sulm: Hajdeni çuna këtej se kemi gura (VIDEO)

Në Sheshin Skënderbej, protetstuesit nuk i kanë ndalur sulmet me gurë.

Teksa shihen duke ikur me vrap, të maskuarit dëgjohen t’i japing udhëzime njëri-tjetrit.

“Hajdeni çuna këtej se kemi gura”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Ora 17:18

Sulmet me molotov, lëndohet një efektiv, i marrin flakë këmbët (VIDEO)

Një efektiv policie i gjendur pranë selisë së Partisë Socialiste, është përfshirë nga flakët për shkak të molotovëve të hedhur nga protestuesit.

Ai vrapon dhe rrotullohet në tokë në përpjekje për të shuar zjarrin, ndërsa më pas janë shokët ndërhyjnë me një fikëse.

Ora 17:12

Protestues të maskuar thyejnë kamerat e sigurisë të Bankës së Shqipërisë, shkatërrojnë edhe kabinën e rojes (VIDEO)

Disa protestues të maskuar i janë drejtuar Bankës së Shqipërisë ku duke përdorur kangjella metalike, po thyejnë xhamat e kabinës së rojes.

Më pas, lëvizin drejt kamerave të sigurisë, të cilat i thyejnë me disa shufra.

Ora 17:09

Protesta e dhunshme, Ministria e Shëndetësisë: Tetë të lënduar, mes tyre edhe një deputet e 2 gazetarë

1792849100_protestatkunderqeverise.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar sot, në QSUT dhe te Trauma janë paraqitur 8 persona për të marrë trajtim mjekësor.

Mes tyre ka qenë një deputet (dyshohet deputeti Gjin Gjoni që shfaqi probleme me sytë), dy përfaqësues të mediave, një efektiv policie dhe katër protestues.

Njoftimi i Ministrisë:

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 24 tetor 2026 ora 16:30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së sotme, sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim:

QSUT

– Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë

– Një përfaqësuese e medias

– Katër protestues

Të gjithë të lënduarit kanë lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.

SUT

– Një efektiv policie

– Një përfaqësues i medias

Gjendja shëndetësore stabël

Ora 17:07

Kaosi në Tiranë, një protestuese lëndohet në kokë! (VIDEO)

Në mesin e tensioneve në kryeqyet një protestuese ka mbetur e lënduar në kokë.

E njëjta para se të dëmtohej vendosi një trëndafil të kuq te njëri nga autobotët e ujit.

Read more:LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD

Ora 17:04

Kaos në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit e maskuar armatosen me shkopinj (VIDEO)

Një grup protestuesish të maskuar në sheshin “Skënderbej” janë armatosur me shkopinj. Deri më tani, ka një tensionim të dukshëm të situatës dhe sulme ndaj Ministrisë së Mjedisit e Teatrit të Kukullave, të cilave u janë hedhur molotovë duke shkaktuar zjarre.

Ora 17:03

Molotovë e gurë, pamjet me dron nga Sheshi Skënderbej (VIDEO)

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga Sheshi Skënderbej.

Nga video shihet kur sheshi është i ‘pushtuar’ nga tymi për shkak të molotovëve dhe fishekzhjarreve të hedhura nga protestuesit.

Ora 17:00

Tiranë/ Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave (VIDEO)

Një grup protestuesisht të dhunshëm i kanë vënë zjarrin Teatrit të Kukullave në Tiranë.

Ata hodhën disa molotovë drejt Teatrit dhe më pas pjesa e jashtme e tij u përfshi nga flakët.

Lajm në përditësim…

Ora 16:51

‘Shi’ molotovësh e fishekzjarrësh ndaj efektivëve, djali i Sali Lushajt ‘orkestron’ protestuesit e dhunshëm (VIDEO)

Tensione të reja shfaqen mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Zhan D’Ark.” Të udhëhequr nga djali i Sali Lushajt, Arkimedi (reperi i njohur si Stresi), ata po gjuajnë me breshëri molotovësh e fishekzjarrësh ndaj efektivëve ndërsa më pas janë tërhequr. Arkimed Lushaj mban edhe një çantë që duket të jetë përplot me molotovë.

Ndryshe nga protestat e tjera ku Stresi ka treguar se ka qenë mes pjesëmarrësve të maskuar, këtë herë nuk është fshehur.

Ora 16:41

Shënjestrohet Ministria e Mjedisit, protestuesit i vënë flakën derës (VIDEO)

Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket të jetë fikur pas disa çastesh duke e lënë derën të mbuluar nga bloza.

Ora 16:39

Protestuesit e maskuar nuk ndalin me aktet vandale, qëllojnë me llastiqe te ‘Sheshi Skënderbej’ (VIDEO)

Protestuesit nuk janë ndalur me aktet vandale.

Një protestues i maskuar është filmuar duke qëlluar me llastiqe te ‘Sheshi Skënderbej’.

Ora 16:39

Protestuesi me shufër metalike gati për sulm në Sheshin Skënderbej, efektivët Pozicionohen pranë selisë së PS! Hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)

Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, për t’i shpërndarë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit janë të pajisur me gurë e sende të forta, për të sulmuar mbi efektivët. Madje njëri prej tyre, mban në dorë një shufër metalike me një gjatësi rreth 2 metër, i gatshëm për t’u hedhur në sulm.

Ndërkohë efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së PS dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e protestuesve.

Ora 16:32

Protestuesi bërtet ‘Allahu Ekber’ në mes të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO)

Në mesin e tensioneve në buleverdin ‘Dëshmorët e Kombit’, një protestues është dëgjuar duke thirrur “Allahu Ekber” përpara efektivëve të policisë.

Pavarësisht thirrjes së uniformave blu, për t’u larguar ai ka vazhuar të thotë ‘Allahu Ekber’, teksa policia hedh ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

Ora 16:15

‘Furnizimi’ i radhës, protestuesit shkulin e thyejnë pllakat e trotuareve (VIDEO)

Disa protestues po përpiqen të shkulin disa pllaka nga trotuaret dhe t’i thyejnë, shenjë kjo e përgatitjes së tyre për sulmet e radhës ndaj policisë.

Ora 16:15

Një grup protestuesish grumbullohen te Sheshi Skënderbej, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)

Një grup protestuesish janë grumbulluar te Sheshi Skënderbej.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Ora 16:12

Pamje me Dron/ Protestuesit e dhunshëm në rrugët e Tiranës, Policia i shpërndan me ujë pranë selisë së PD (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamje me dron nga përplasjet mes protestuesve të dhunshëm dhe efektivëve të Policisë, në Unazën e Vogël të Tiranës, pranë selisë së Partisë Demokratike.

Nga pamjet duket se protestuesit janë në tërheqje, ndërkohë që efektivët e Policisë po përpiqen që t’i shpërndajnë përmes hedhjes së ujit nga një autobot.

Ora 16:06

Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, Këlliçi dhe Nallbati udhëheqin sulmet ndaj efektivëve (VIDEO)

Protestuesit të ndarë në grupe janë duke marshuar në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Read more:Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual

Grupi që po lëviz pranë selisë blu shihet se udhëhiqet nga Belind Këlliçi dhe Bledion Nallbati.

Mësohet se ata kanë udhëzuar protestuesit për sulme ndaj efektivëve.

Ora 16:01

Protestuesit akte vandale mes kryeqytetit, përmbysin dhe u vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës (VIDEO)

Protestuesit kanë vijuar sot me aktet vandale në Tiranë, ku sëfundmi u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në të dy krahët e ‘Urës së Bllokut’, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga pamjet duket se koshat e mbeturinave janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa disa prej tyre janë përmbysur në rrugë.

Ora 15:48

Protesta e dhunshme në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve (VIDEO)

Efektivët e Policisë kanë nisur shoqërimin e disa personave, që kanë qenë të pranishëm në protestën e dhunshme që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Nga pamjet, duken disa efektivë të Policisë që shoqërojnë një person në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.

Ora 15:48

Protestuesit marshim policia i ndjek nga pas në hyrje të Bllokut! Edhe një autobot uji në dispozicion (VIDEO)

Protestuesit janë duke marshuar në hyrje të Bllokut.

Policia po i ndjek nga pas, ndërsa në dispozicion është vendosur edhe një autobot uji për ndonjë incident të mundshëm.

Ora 15:45

Kaosi nga protestat, forcat RENEA mbërrijnë te kryeministria (VIDEO)

Forcat RENEA janë pozicionuar te kryeministria, ndërsa në këtë moment, protestuesit janë shpërndarë për shkak të gazit lotsjellës e ujit.

Ora 15:44

Protestuesit nisin ‘ritualin’, djegin koshat e mbeturinave në ‘Myslym Shyri’ (VIDEO)

Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave në mes të rrugës ‘Myslym Shyri’.

Ora 15:43

Protestuesit ‘strehohen’ te Parku ‘Rinia’, autobotet e ujit vendosen në dy krahët e urës! Policia gjuan me fishekë gome (VIDEO)

Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’ për t’iu shmangur ujit e gazit lotsjellës të autoboteve të policisë. Ndërkohë, këta të fundit, janë pozicionuar në të dy anët e urës. Edhe brenda parkut ka efektivë, ku po hidhen tymuese ndërsa nga policia ka edhe përgjigje me fishekë gome.

Ora 15:39

Bulevardi bosh, protestuesit largohen pas hedhjes së ujit (VIDEO)

Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi.

Aktualisht në këtë zonë ndodhen vetëm forca të policisë.

Ora 15:37

Protesta në bulevard, policia urdhër: Gjuani me fishekë gome (VIDEO)

Policia ka dhënë urdhër për përdorimin e fishekëve të gomës për të shpërndarë protestuesit në bulevard. Ndërkohë vijon hedhja e spray-t me piper dhe ujit.

Ora 15:34

Protesta e dhunshme në Tiranë, deputeti demokrat Gjin Gjoni përplaset fizikisht me policët (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, është përplasur fizikisht me efektivët e Policisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Gjin Gjoni duket se ka pasur probleme me sytë gjatë protestës së sotme, për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga Policia dhe ky dyshohet të ketë qenë shkaku i përplasjeve.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Gjin Gjoni duket teksa fërkon dhe i hedh ujë syve, ndërkohë që një grup personash të tjerë qëndrojnë rrotull tij për t’i ardhur në ndihmë.

Ora 15:32

Protestuesit i dalin para autobotit, ndërsa policia hedh ujë me presion për shpërndarjen e tyre te Bulevardi (VIDEO)

Dy protestues i kanë dalë para autoboti te Bulevardi ndërsa policia hedh ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

Para se policia të hidhte ujë, protestuesit sulmuan me gurë.

Ora 15:24

Lëndohen nga spray me piper, protestuesit përplasen verbalisht me efektivët (VIDEO)

Disa protestues janë prekur nga spray me piper i hedhur nga policia. Ata janë përplasur verbalisht me policinë, ndërsa janë përpjekur t’i rezistojnë shoqërimit.

Ora 15:20

Protestuesi falet te Bulevardi, teksa policia hedh ujë për shpërndarjen e protestuesve! Refuzon të largohet (VIDEO)

Një protestues është filmuar duke u falur në mes të ‘Bulevardit Dëshmorët e Kombit’, teksa policia hedh ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Read more:E përplasi autobusi në Delvinë-Sarandë, 65-vjeçari ndërron jetë te Trauma

Një efektiv ka shkuar që ta largoj që aty për sigurinë e tij, por protestuesi ka refuzuar dhe ka vijuar të falet.

Ora 15:15

Protestues të maskuar ‘breshëri’ gurësh, flakadanë e kapsollë policisë, reagon me ujë e gaz lotsjellës (VIDEO)

Protestuesit kanë mbërritur te kryeministria ku disa prej tyre, të maskuar, kanë nisur të hedhin breshëri gurësh, flakadanë e kapsollë drejt efektivëve. Policia është kundërpërgjigjur me ujë e gaz lotsjellës.

Turma vijon me thirrjet “Dorëheqje.”

Ora 15:06

Pamjet me Dron/ Momenti kur protestuesit shpërndahen, pas hedhjes së ujit nga policia te ‘rruga e Durrësit’

Report Tv ka sjell pamjet me dron në momentin kur protestuesit shpërndahen pas hedhjes së ujit nga policia te ‘rruga e Durrësit’.

Që në nisje të protestës, protestuesit sulmuan me gur uniformat blu.

Ora 14:48

Autobotët ndjekin protestuesit nga pas, i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës! Hidhen edhe fishekzjarrë (VIDEO)

Autobotët dhe efektivët janë vënë në ndjekje të protestuesve duke hedhur ujë e gaz lotsjellës vazhdimisht drejt protestuesve. Këta të fundit janë spostuar nga “Rruga e Durrësit” te sheshi “Skënderbej.”

Protestuesit kanë pasuar edhe me hedhjen e kapsollëve e fishekzjarrëve. Në këtë moment ata duket të jenë shpërndarë rreth qendrës.

Ora 14:43

Në mbështetje të protestuesve, por larg tyre! Distancohen militantët e PD, presin në hyrje të ‘Rrugës së Durrësit’ (VIDEO)

Militantët e PD duket se kanë zgjedhur të rrinë pak më të distancuar nga pjesa tjetër e protestuesve. Ata nuk janë vendosur te Ministria e Arsimit, por në kryqëzimin mes sheshit “Skënderbej” e “Rrugës së Durrësit.”

Ora 14:41

Pamjet me Dron/ Rruga e Durrësit si ‘arenë lufte’, protestuesit sulme me gurë e sende të forta ndaj policëve! Zjarr e tym para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga protesta që po zhvillohet në Rrugën e Durrësit, para Ministrisë së Arsimit.

Nga pamjet sheshi duket si një ‘arenë lufte’ i mbuluar nga tymi, pasi protestuesit e dhunshëm nisën sulme me gurë, fishekzjarrë e sende të forta ndaj efektivëve të Policisë, si dhe u vendosën zjarrin koshave të mbeturinave.

Efektivët e Policisë u janë kundërpërgjigjur sulmeve me ujë me presion, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Ora 14:31

Befason protestuesi i famshëm me maskë, puth gazetarin dhe kamerën e Report Tv! Bën dhe ‘selfie’ (VIDEO)

Protestuesi i famshëm me maskë, tashmë i njohur për ‘gjuhën’ e tij me gjeste e jo me fjalë, ka kapur në ‘befasi’ gazetarin e Report Tv, Isa Myzyrajn.

Ndërsa ai po raportonte për protestën para Ministrisë së Arsimit, protestuesi u afrua dhe puthi mikrofonin. Më pas, puthi edhe gazetarin në kokë e më tej, edhe kamerën e Report Tv. Më pas, u pozicionua krah tij duke shkrepur një ‘selfie.’

Veprimin e pasoi edhe shoku i tij, po ashtu i maskuar.

Ora 14:28

Sulm me gurë efektivëve, policia ndërhyn me ujë me presion ndaj protestuesve (VIDEO)

Protestuesit te Ministria e Arsimit kanë nisur përplasjet me efektivët duke u hedhur gurë e kapsollë. Pas pak çastesh, policia u kundërpërgjigj duke hedhur ujë me presion, por ende s’është përdorur gaz lotsjellës.

Ora 14:26

Protestuesit nisin heqjen e pllakave të trotuarit te Rruga e Durrësit, gati për nisjen e sulmeve ndaj Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Disa protestës, të grumbulluar në tubimin që po mbahet në Rrugën e Durrësit, kanë nisur heqjen e pllakave të trotuareve, me qëllim për t’i përdorur për të sulmuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Në protestën te Ministria e Arsimit, u bashkuan edhe militantë të Partisë Demokratike dhe persona të maskuar.

Ora 14:25

Nisin incidentet e para te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar djegin koshat e mbeturinave (VIDEO)

Militantët demokratë i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Tanimë sapo kanë nisur edhe incidentet e para, ku disa protestues të maskuar kanë afruar koshat e mbeturinave para efektivëve duke u vënë flakën.

Ora 14:18

‘Rama në burg, Belinda në burg’, militantët e PD ‘harrojnë’ thirrjen, protestuesit ua kujtojnë: Berisha në burg

Në hyrje të “Rrugës së Durrësit”, teksa militantët e PD i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar protestës, kanë nisur ‘përplasjet’ e para.

Militantët kanë thirrur “Rama në burg, Belinda në burg”, por protestuesit s’i kanë lënë të harrojnë se ata kërkojnë të njëjtën gjë edhe për Berishën. “Berisha në burg”, ia kanë kthyer protestuesit.

Ora 14:07

Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Mes protestuesve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit, gjendet edhe këngëtarja e njohur, Irini Qirjako, në mbështetje të të rinjve.

Ndërkohë, drejt protestuesve po marshojnë edhe militantët e PD, të cilët deri në këtë moment ndodheshin te kryeministria, të harruar nga flamingot e studentët.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Tags: #Autobusi #Banka #Biznese #Bizneset #Bledion Nallbati #Ministria e arsimit #protestat kunder qeverise #proteste #sali berisha #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin