Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Squllet’ protesta e PD, pjesëmarrja më e ulët! Policia s’lejon marshimin drejt ministrive, i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj
Aktualitet

‘Squllet’ protesta e PD, pjesëmarrja më e ulët! Policia s’lejon marshimin drejt ministrive, i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj

• 9 Maj, 2026 • 16 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– 8 maji shënoi protestën më të vakët dhe me pjesëmarrjen më të ulët të tetë tubimeve të thirrura nga Sali Berisha. ‘Kilometrit të fundit’ duket se nuk po i bashkohen më as militantët e tij, të cilët sa vijnë e rrudhen nga protesta në protestë. Në 2 orë tubim, munguan fjalimet politike dhe të vetmet mesazhe u përcollën nga një aktivist i PD-së përmes një megafoni, duke renditur arsyet se përse “regjimi i Ramës duhej rrëzuar: nga korrupsioni, te lidhjet e qeverisë me krimin, nga varfëria te taksat e larta e grabtija që qeveritarët sipas opozitës, po i bëjnë Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

“Parlamenti është kthyer në noter të Ramës, mbron Ballukun e Karçanajn”

“Edi Rama nuk e do integrimin. E bllokoi me Ballukun, i dha drejtësisë 83 shuplaka”, thuhej në mesazhet përmes megafonit.

Në sfond, vuvuzelat e shumta zhurmonin pa pushim, si për të kompensuar tkurrjen e ndjeshme të numrit të atyre që ishin grumbulluar në shesh.

Pjesëmarrja e ulët nuk ishte i vetmi dështim. Demokratët nuk e vunë në jetë as planin e tyre për të marshuar rrugëve të kryeqytetit. Me një tjetër strategji të mirëmenduar, kryepolici Skënder Hita frenoi militantët dhe kordoni i policisë i rrethoi brenda bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku kupola drejtuese e PD-së kishte marrë leje për të zhvilluar protestën, e cila nisi me 40 minuta vonesë.

Sali Berisha marshoi nga selia drejt bulevardit i shoqëruar nga një grusht militantësh dhe funksionarët demokratë. Për herë të parë, pas tij mungoi “grupi i zjarrit” që fshihej pas pankartave dhe qëllonte me molotovë drejt kryeministrisë sapo Berisha i jepte sinjalin. Një tërheqje kjo pas strategjisë së re të Skënder Hitës që në protestën e 18 prillit goditi në ‘zemër’ grupin e zjarrit dhe i arrestoi në flagrancë.

Para Kryeministrisë, militantët ishin orientuar të qëndronin të qetë dhe u larguan pas 1 ore pa asnjë akt dhune e molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Më pas, demokratët u urdhëruan të marshojnë në drejtim të bllokut të ministrive, por plani u dështoi kur pa dalë nga bulevardi, policia u kishte zënë në pritë duke mos i lejuar të shkojnë tek Ministria e Brendshme.

Efektivët nisën shpërndarjen e tyre vetëm me ujë dhe spraj, një paralajmërim i qartë se ai është një kufi që nuk mund të kalohej. Kundërpërgjigjja e protestuesve ishte e menjëhershme, duke hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të kordonit të policisë.

Berisha dhe ata që e rrethojnë vënë menjëherë maskë dhe syze. Për disa minuta është një përballje në distancë.

Tentativat për të çarë kordonin u udhëhoqën nga deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati. Të dy u konfrontuan fizikisht me efektivët dhe në ndihmë u erdhën edhe militantët, por pa sukses.

“U bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Hapuni. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim”, tha Noka.

Read more:Berisha i vetëm në garë/ Petraj: PD e ka përfunduar misionin e vet! Balliu: Pronari real i partisë s’është Saliu, por Shkëlzeni! Futën ish-të korruptuarin e gjyqësorit Gjin Gjoni të më sulmonte

Në rebelim e sipër për bllokimin e rrugës, Gazment Bardhi u përplas verbalisht me policët.

“Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën?”, iu drejtua Bardhi-policëve.

Por, për Sali Berishën kjo strategji nuk ishte një kurth. Pyetjes së Report Tv, ai iu përgjigj se zgjodhën vetë të shkonin drejt rrethimit, për të treguar dhunën policore ndaj protestuesve.

“Nëse do të ndiheshim në kurth, ne i kishim rrugët e tjera të hapura. Ne shkuam drejt aty. Nëse ai mendoi se na bëri kurth gaboi, ne e dinim që na kishte bllokuar rrugën, e kishim marrë vesh përpara. Asnjë kurth, përkundrazi, kishim disa rrugë të tjera, por shkuam vetë drejt rrethimit. Por do të marrë përgjigjen e merituar”, tha Berisha.

Deri më tani, Policia ka shoqëruar 3 militantë, ndërsa 3 efektivë janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:49

Report Tv sjell PAMJET ME DRON/ Berisha ‘braktiset’ masivisht nga të vetët, pjesëmarrja më e ulët në protestë

Kjo protestë e Partisë Demokratike ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët në 8 tubimet që janë zhvilluar deri më tani, siç shihet dhe nga pamjet me dron që përcjell Report Tv. Militantët kanë braktisur masivisht Berishën, duke mos iu bashkuar në ‘kilometrin e fundit’ për rrëzimin e Edi Ramës. Pamjet me dron të Report Tv tregojnë se pjesëmarrja e militantëve është tkurrur ndjeshëm.

Asnjë surprizë nuk prodhoi protesta, përveç disa përpjekjeve për të çarë kordonin e policisë dhe për të vijuar marshimin drejt bllokut të ministrive. U përdorën dhe disa molotovë e fishekzjarrë në drejtim të policëve, të cilët i shpërndanë militantët me ujë e spraj.

Ora 22:19

Më 23 maj zgjedhjet për kreun e PD/ Kur do të mbahet protesta e radhës? Berisha: Do ta shohim, nuk e di ende

Pyetjes së gazetarëve se kur do të mbahet protesta e radhës, përpara apo datës 23 maj, ditë kur dhe do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD për kryetarin, Berisha u përgjigj duke thënë “Skam asnjë koment. Nuk e di ende, do ta shohim”.

Ora 22:15

Nuk u lejuan të dilnin jashtë bulevardi/ Berisha: Nëse Hita mendon se na zuri në kurth, gaboi! Ne e dinim për kordonin, shkuam vetë drejt rrethimit

Kryetari i PD Sali Berisha tha se protestat i përkasin një populli kryengritës dhe që nuk rrëzohet përpara narkoregjimit të Edi Ramës. Berisha u shpreh se drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita do të marrë përgjegjësitë që i takojnë pasi ka ndaluar zhvillimin e një proteste paqësore. Ndër të tjera Berisha tha se Hita gaboi nëse mendoi se futi në kurth protestuesit, pasi ai vetë ka qenë në dijeni të kordonit.

“Në këtë ditë shiu, në këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë. Dolët në shesh duke u përballur me të keqen më të madhe, me narkoregjimin e Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot regjimi dëshmoi fytyrën e vërtetë. Bllokoi marshimin paqësor. Garantoj se do të ketë të gjitha përgjegjësitë që meriton.

Read more:LIVE TV- ‘Squllet’ protesta e PD/ Hita nuk lejon marshimin drejt ministrive, policia i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj

Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës, ta harrojnë. Jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Asgjë në botë s’do të mund të na imponojë të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Rama. Të pranojmë pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve. Hajdutë që, me vjedhjen e pasurive dhe fondeve, mjerojnë qindra mijëra shqiptarë dhe largojnë nga vendi mijëra të tjerë.

Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar. Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.

Asgjë nuk do të mund të na mposhtë pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë. Për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin. Pa larguar nga pushteti dhe pa dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama.

Ne jemi në këmbë dhe, edhe njëherë, kam mirënjohje që asgjë nuk ju dekurajoi sot, as terrori i policisë së radhës së kaluar, as propaganda, as moti. Kjo kohë do të marrë fund. Asgjë s’na mposht. Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm.

Nëse do të ndiheshim në kurth, ne i kishim rrugët e tjera të hapura. Ne shkuam drejt aty. Nëse ai mendoi se na bëri kurth, gaboi. Ne e dinim që na kishte bllokuar rrugën, e kishim marrë vesh përpara. Asnjë kurth. Përkundrazi, kishim disa rrugë të tjera, por shkuam vetë drejt rrethimit. Por do të marrë përgjigjen e merituar. Ne kemi një strategji paqësore, siç e shikoni, por strategjia jonë është e të pamposhturve”, tha Berisha.

Ora 22:03

Militantët e Berishës sulme me gurë e molotovë ndaj Policisë, 3 efektivë të plagosur! Dërgohen për mjekim te ‘Trauma’

1778270790_txduoo.jpg

Tre punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar në protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ata janë nisur për mjekim në Spitalin Ushtarak dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se efektivët janë lënduar si pasojë e hedhjes në drejtim të tyre të bombave molotovë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta, nga ana e militantëve të Berishës.

Ora 21:50

Protesta e dhunshme e Berishës, shoqërohen në Polici 3 militantë

1778269858_dtyufyoo.jfif

Tre persona janë shoqëruar në Polici gjatë protestës së mbrëmjes së sotme, të organizuar nga Partia Demokratike.

Gjatë protestës së sotme të PD-së, u shënuan disa akte dhune, që nga sulmet me gurë drejt efektivëve, e deri te hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të Policisë.

Read more:LIVE TV- ‘Squllet’ protesta e PD/ Militantët 1 orë në heshtje në bulevard, marshim drejt ministrive! Policia i zë në pritë, hedhin molotovë

Ora 21:27

Policia u bllokoi marshimin drejt ministrive, Berisha: Krim i shëmtuar, do të përgatitemi për të gjithë format (VIDEO)

Sali Berisha e quajti krim të shëmtuar strategjinë e Policisë së Shtetit për të mos i lejuar militantët të marshojnë drejt bllokut të ministrive.

“Ishim në marshim paqësore, u bllokua rruga, këta do të marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer krim të shëmtuar, ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit. Ne po marshonim dhe bllokuan bulevardin. Do të përgatitemi për të gjithë format dhe u garantoj se betejën e kanë të humbur”, tha Berisha.

Ora 21:19

I maskuar dhe me molotov në dorë në protestën e PD, militanti i Berishës gati për akt dhune, por… nuk i ndizet (VIDEO)

Një protestues i maskuar dhe me molotovë në dorë është filmuar gjatë protestës së PD-së.

Militanti është filmuar pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku u tentua të zhvendosej protesta, por nga pamjet duket se militanti ka tentuar disa herë ta ndezë molotovin, por ka dështuar.

Gjatë protestës së sotme, janë shënuar një sërë aktesh dhune, ku nuk kanë munguar as hedhja e molotovëve dhe gurëve në drejtim të efektivëve të Policisë.

Ora 21:16

Hidhen molotovë drejt policisë, militantët e PD zbrapsen me ujë (VIDEO)

Militantët e PD vijojnë të hedhin molotovë te efektivët e policisë e te autoboti me ujë në pamundësi për të çarë kordonin e për të vijuar me marshimin. Policia i ka larguar nga rrethimi i policisë me hedhjen e ujit.

Ora 21:08

Demokratët dështojnë të depërtojnë kordonin e policisë, militantët hedhin fishekzjarrë (VIDEO)

Deputetët e PD e militantët nuk kanë arritur që të depërtojnë kordonin e policisë edhe pas disa tentativave shtyrjeje. Ata kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u është kundërpërgjigjur me hedhjen e ujit.

Ora 20:55

Protesta e PD/ Noka, Nallbati e militantë të Berishës përplasje fizike me policët! Shpërndahen nga uji me presion (VIDEO)

Deputeti Bledion Nallbati, Flamur Noka e militantë të Berishës janë përplasur fizikisht me kordonin e policisë që po bllokon zhvendosjen e protestës jashtë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Demokratët kërkojnë që t’iu hapet rruga për të vijuar me marshimin. Policia u është kundërpërgjigjur me hedhje të ujit.

Ora 20:53

Militanti ‘provokon’ me vuvuzelë efektivët në protestën e PD, asnjë reagim nga Policia (VIDEO)

Një militant i Partisë Demokratike ka shkuar pranë kordonit të Policisë te Ministria e Brendshme, duke i fryrë një vuvuzele.

Por pavarësisht përpjekjeve për të marrë një reagim nga efektivët e Policisë, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Read more: Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA godasin objektiva ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi u shkel! Uashingtoni replikon: Është vetëmbrojtje

Ora 20:49

Policia nuk lejon zhvendosjen e protestës jashtë bulevardi, revoltohet Bardhi: Nga kush i merrni urdhrat? Shkoni arrestoni Ramën e Ballukun

Deputeti i PD Gazment Bardhi si dhe Flamur Noka, janë konfrontuar me efektivët e policisë që kanë formuar kordonin pranë bllokut të ministrive duke ndaluar zhvendosjen e protestës jashtë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Reagimin e policisë me gaz lotsjellës e ujë drejt militantëve, Bardhi e ka konsideruar si provokim. Ndërkohë militantët në drejtim të policisë kanë hedhur moloovë, madje fare pranë tyre.

“Marshim proteste paqësore. Ne cilin vend të botës ndalohet protesta. Nga kush i merrni urdhrat? Pse provokoni? Zbatoni urdhra të paligjshëm. Shkoni arrestoni Belinda Ballukun e Edi Ramën”, iu drejtua Bardhi efektivëve të policisë.

Ora 20:49

Mes badyguardëve dhe militantëve, Sali Berisha shfaqet me maskë kundra-gaz në protestë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shfaqur me maskë kundërgaz, para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku është zhvendosur protesta.

Berisha shoqërohet nga badyguardët e tij, nga eksponentë të lartë të PD-së dhe nga një grup militantësh.

Pak minuta më parë, në protestë pati hedhje molotovi nga ana e militantëve të PD-së. Policia iu përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ora 20:43

Akte dhune nga militantët e PD, molotovët hidhen në këmbët e policisë (VIDEO)

Militantët e PD kanë hedhur molotovë në drejt kordonit të policisë duke i rrezikuar seriozisht. Nga pamjet që sjell Report Tv shihet sesi efektivët e shtyjnë molotovin drejt hapësirës boshe në bulevard, por molotovi plas në këmbët e tyre.

Ora 20:34

Nis dhuna në protestën e PD/ Hidhen molotovë afër ministrisë së Brendshme! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës (VIDEO)

Militantët e Berishës kanë hedhur molotovët e parë pranë ministrisë së Brendshme. Policia u është përgjigjur me hedhjen e ujit dhe të gazit lotsjellës sapo i janë afruar kordonit të policisë, me qëllim për të mos i lejuar për të kaluar.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë e bëri të qartë që PD ka leje për të zhvilluar protestën vetëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe se në rast të shkeljes, do të ketë reagim nga policia.

Ora 20:31

VIDEOLAJM/ Berisha në celular gjatë protestës, momenti kur përpiqet të lexojë mesazhin

Kryetari i PD Sali Berisha është parë në pjesën më të madhe të protestës i fokusuar në telefonin e tij duke u munduar të lexojë mesazhet.

Read more:“Mos ndaloni më automjetet në akset rrugore nacionale pa shkak”, Hita porosi Policisë Rrugore: Përdorni teknologjinë

Reshjet e shiut janë intensifikuar e pjesëmarrja është më e ulët se në gjithë protestat e mëparshme. Përveç burive, në sfond dëgjohet vetëm megafoni duke bërë thirrje kundër Ramës.

Ora 20:31

Protesta e Berishës, Policia nuk lejon zhvillimin jashtë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, krijon kordon pranë bllokut të ministrive (VIDEO)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Policia e Shtetit nuk po lejon zhvendosjen e protestës së Sali Berishës jashtë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku dhe ishte thirrur nga Partia Demokratike.

Për të frenuar avancimin e protestuesve drejt bllokut të ministrive, blutë kanë krijuar një kordon të gjatë.

Ora 20:30

1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme (VIDEO)

Pas një ore dëgjesë në bulevard me thirrje kundër Ramës me megafon, tashmë PD me në krye Berishën ka filluar marshimin. Destinacioni është Ministria e Brendshme. Theksojmë se pjesëmarrja është tepër e ulët.

Paralelisht me protestuesit, janë vënë në lëvizje dhe efektivët e policisë në gatishmëri për çdo akt dhune.

Ora 20:25

Jo vetëm në shesh, militantët e braktisin Berishën edhe online! Vetëm 360 ndjekës live në Facebook

Militantët e kanë braktisur sot masivisht Sali Berishën në protestë. Në shesh shkuan vetëm një grusht prej tyre. Edhe pse nuk iu bashkuan para Kryeministrisë, militantët nuk preferuan ta ndjekin kreun e PD as në rrjetet sociale. Vetëm 360 ndjekës po e ndiqnin protestën live në Facebook-un e kryedemokratit.

Ora 20:11

Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës (VIDEO)

Në protestën e PD është mbajtur 1 minutë heshtje për ngjarjen tragjike të ndodhur në Durrës më 3 maj ku dy të mitur të moshës 12 dhe 10 vjeç, humbën jetën pasi u përplasën me automjet nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.

Ora 19:39

Nis protesta e PD, Berisha niset nga selia blu drejt kryeministrisë (VIDEO)

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar tashmë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar pjesës tjetër të militantëve. Me daljen e Berishës, protesta konsiderohet zyrtarisht e hapur.

Ora 18:53

Protesta e PD/ Kryepolici Hita në terren, porosi efektivëve të ruajnë qetësinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit. Gjatë inspektimit, ai i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Bledion Nallbati #Burg #Demokratët #Dron #Durres #Edi Rama #flamur noka #PD #protesta e pd 8 maj #sali berisha #Skënder Hita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • U plagos dje në Athinë nga policia, zbardhen precedentët e Alesio Xhelos prej moshës 11-vjeçare, një historik “i pasur” dhe “dinamik”
  • Detajet/ Zjarr në një magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi, plagoset kolegu nga Kenia
  • U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 10 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 4 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by