Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
Teknologji

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

• 27 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Njerëzimi mund të përballet me rrezikun e zhdukjes deri në fund të këtij shekulli, si pasojë e përdorimit keqdashës të inteligjencës artificiale ose një konflikti bërthamor.

Paralajmërimi vjen nga një studim i publikuar në revistën shkencore The Lancet, i cili identifikon 17 kërcënime madhore për shëndetin dhe mbijetesën e njerëzimit gjatë 75 viteve të ardhshme.

Sipas studimit, përveç inteligjencës artificiale dhe armëve bërthamore, ndër rreziqet kryesore përfshihen edhe kriza klimatike, pandemitë, ndotja e ajrit, rezistenca antimikrobike dhe kequshqyerja e fëmijëve. Lista përfshin gjithashtu konfliktet konvencionale, reduktimin e ndihmës ndërkombëtare, konsumin e tepërt të alkoolit, hipertensionin, pabarazinë e të ardhurave, nivelin e ulët arsimor, obezitetin, problemet e shëndetit mendor, duhanpirjen dhe plakjen e pashëndetshme.

Read more:“Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: Të shmanget dominimi mbi njeriun

Ekspertët theksojnë se këto kërcënime nuk mund të trajtohen të izoluara, pasi janë të ndërlidhura dhe mund të përforcojnë pasojat e njëri-tjetrit. Për këtë arsye, adresimi i tyre kërkon masa të koordinuara dhe vendimmarrje të përgjegjshme në nivel ndërkombëtar.

“Vendimet që marrin udhëheqësit sot do të formësojnë shëndetin dhe mirëqenien e brezit të ardhshëm”, deklaroi profesori Christopher Murray, bashkëkryetar i komitetit të The Lancet që kreu studimin dhe drejtor i Institutit për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.

Read more:“Dorëheqja e Ramës kusht, është kërcënim për hetimet”/ Balliu: Hetimi për Hysenin dhe Agasin s’mund të jetë serioz për sa kohë është kryeministër

Për të përcaktuar rreziqet, studiuesit analizuan tendencat aktuale dhe vlerësuan humbjen e viteve të jetës në gjendje të mirë shëndetësore, si pasojë e sëmundjeve, paaftësisë ose vdekjes së parakohshme që mund t’i atribuohet secilit kërcënim.

Megjithëse probabiliteti i disa prej skenarëve më ekstremë mbetet i ulët, studimi paralajmëron se pasojat e tyre, nëse ndodhin, mund të jenë katastrofike, deri në atë pikë sa të përbëjnë një kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

Read more:Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Përfundimet nënvizojnë rëndësinë e veprimit të hershëm përballë rreziqeve globale, duke theksuar se politikat e ndërmarra sot do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë, shëndetin dhe cilësinë e jetës së brezave të ardhshëm.

Lexo edhe
Teknologji

ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional

Teknologji

Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro

Tags: #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Kërcënim #Kryesore #Ndotja e ajrit #Njerëzimi #pasojat #Zhduket

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional

Përdorimi masiv i inteligjencës artificiale, veçanërisht i ChatGPT-së, po ndryshon rrënjësisht mënyrën si njerëzit komunikojnë, mendojnë dhe ndërtojnë…

• 6 ditë më parë • 4 min lexim
Teknologji

Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro

Autoritetet në Finlandë kanë urdhëruar pezullimin e punimeve në dy qendra të të dhënave të Google që janë…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane

OpenAI ka pranuar se nuk reagoi siç duhet pasi një prej agjentëve të saj të inteligjencës artificiale hyri…

• 2 javë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin