Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë

• 28 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Redi Gjuzi

Qartësisht paketa e re fiskale e qeverisë është një shprehje paniku, një dëshirë për t’u përballur me pakënaqësinë në bulevard. Do të mjaftonte vetëm relacioni i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, për të treguar kaosin se si po menaxhohen financat e shtetit.

Qeveria parashikon të ulë TVSH-në për ushqimet në 6 për qind, nga 20 për qind që është sot. Qeveria, në këtë pikë, beson se ulja e TVSH-së do të sjellë edhe uljen e çmimeve për konsumatorët. Dhe kështu shkruan në relacion: “Aplikimi i një shkalle të reduktuar të TVSH-së prej 6% për produktet ushqimore synon të ulë barrën tatimore mbi këtë kategori konsumi dhe të kontribuojë në përmirësimin e fuqisë blerëse të konsumatorëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.”. Për qeverinë, një taksë e ulët sjell një ulje të çmimit dhe përfitim të qytetarit.

Read more:FOTOLAJM/ Mesazhet pikante nga protesta e 100-të, ironi dhe akuza ndaj qeverisë: Shqipëria digjet, politika krihet

Por në të njëjtin ligj, e njëjta qeveri parashikon të rrisë TVSH-në në turizëm. Politika fiskale për turizmin, e nisur në vitin 2017, tashmë do të rishikohet. Qeveria do të rrisë nga 6 për qind në 10 për qind TVSH-në në turizëm. Dhe e bën këtë për një arsye të kundërt me atë që përdor për uljen e TVSH-së së ushqimeve. Ja çfarë shkruan në relacion qeveria kur rrit TVSH-në në turizëm: “Po kështu, referuar misionit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, është rekomanduar rishikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e akomodimit. Sipas analizës së kryer nga FMN, ka rezultuar se përfitimi fiskal mund të jetë përthithur kryesisht nga operatorët ekonomikë, në formën e të ardhurave shtesë, pa krijuar domosdoshmërisht një nxitje të re për turistët.”.

Pra, kur ul TVSH-në e ushqimeve, sipas qeverisë, tregtarët do të ulin çmimet për qytetarët, ndërkohë që po vetë qeveria ka një eksperiencë prej gati 8 vitesh, ku ulja e TVSH-së nuk është përkthyer në ulje çmimesh për konsumatorët.

Read more:FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Do të mjaftonte vetëm ky konkluzion i relacionit për të treguar se e gjithë logjika e paketës fiskale nuk është mbrojtja e konsumatorit. Ajo e ka të provuar dhe e shkruan e zeza mbi të bardhë se, nën qeverisjen e saj, ulja e taksave nuk përkthehet në ulje çmimesh.

Read more:Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Në këtë logjikë, e gjithë përpjekja e qeverisë në aplikimin e gati 120 milionë euro taksa shtesë është një mbrojtje fiskale ndaj urdhrit për t’u përballur me protestën me taksa. Rritja e TVSH-së së përgjithshme nga 20% në 21 për qind (ngjan fort me masat e rënda fiskale të propozuara gjatë krizës greke), rritja e Tatim Fitimit në 17 për qind, dyfishimi i dividendit apo shtrëngimet e tjera administrative do të pasqyrohen në faturat e reja të blerjeve. Në fund, qytetarët nuk do të përfitojnë nga çmimet e ulura të ushqimeve, por do të paguajnë më shumë për të gjitha produktet e tjera.

I gjithë ky ndryshim fiskal, nëse miratohet kështu, nuk ka lidhje me qytetarin. Ata do të paguajnë më shumë për taksat që mbledh qeveria dhe për fitimet e biznesmenëve të favorizuar. Ka dhe një përfitues tjetër të përhershëm nga rritja e taksave. Ata janë tatimorët. Sa më e madhe taksa, aq më e madhe përpjekja për evazion e korrupsion. Dhe tatimorët e kanë treguar që nuk i qëndrojnë fort joshjes së korrupsionit.

Read more:Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Ndaj paketa e re fiskale 2027 është e trullosur. Duket se tymi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve ka shpuar edhe murin e zyrës së madhe ku mblidhet qeveria.

Lexo edhe
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Tags: #Bizneset #euro #Fmn #jetë #korrupsion #masat #Mbrojtja #Politika

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Pronarët e automjeteve që kanë dalë jashtë përdorimit mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim,…

• 1 ditë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin