Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Protestat e dhunshme ngadalësojnë ekonominë, Ibrahimaj: Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët
Ekonomi

Protestat e dhunshme ngadalësojnë ekonominë, Ibrahimaj: Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët

• 11 Nëntor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestat e dhunshme dhe dëmtimi i bizneseve pritet të ndikojnë në ngadalësimin e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të fundit të vitit. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se efektet e dhunës gjatë protestave po ndihen nga bizneset dhe do të ndikojnë në ecurinë e aktivitetit ekonomik.

Gjatë diskutimit, deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, kërkoi shpjegime për parashikimin e rritjes ekonomike prej 3.9%, krahasuar me 4% një vit më parë.

“A mund të na shpjegoni ju shprehjen ‘mrekullia ekonomike shqiptare’ që ka thënë lideri juaj global për këtë buxhet, në një kohë kur rritja ekonomike këtu parashikohet 3.9% nga 4% që ka qenë vitin e kaluar?”, pyeti Leskaj.

Read more:Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

“Në këtë tremujor, për arsye të protestave të dhunshme, ne kemi pasur një efekt në ekonomi. Protestat qytetare nuk janë të dhunshme dhe nuk dëmtojnë biznesin privat. Për shkak të kësaj, ne do të ndiejmë një ecuri më të ngadaltë të ekonomisë, sepse kemi biznese të tëra të cilat po ndiejnë efektet e dhunës në protesta”, u përgjigj Ibrahimaj.

Një tjetër çështje e diskutuar në Komision ishte indeksimi i pensioneve. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi rishikimin e formulës aktuale, duke argumentuar se pensionistët me të ardhura më të ulëta goditen më fort nga inflacioni.

Read more:Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve

Ministrja Ibrahimaj u shpreh e gatshme të nisë një studim për mundësinë e indeksimit të shkallëzuar të pensioneve, me qëllim që të përfitojnë më shumë familjet me të ardhura të ulëta.

“Unë personalisht mund të angazhohem që ta filloj një studim të tillë dhe të shohim pastaj se si është forma më e mirë për ta bërë këtë indeksim, mbase në mënyrë të shkallëzuar, në mënyrë që të ketë një impakt te ato familje që kanë në të vërtetë të ardhura më të ulëta dhe të ketë një impakt më të madh”, deklaroi Ibrahimaj.

Read more:Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë

Ministrja u ndal edhe te ndryshimet fiskale, duke garantuar kontrolle në treg pas uljes së TVSH-së në 6%, për të shmangur abuzimet me çmimet. Sipas saj, do të monitorohet edhe zbatimi i taksës së qarkullimit.

Lexo edhe
Ekonomi

Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen

Ekonomi

Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare

Tags: #Biznese #Bizneset #Bujar leskaj #Delina Ibrahimaj #Ekonomi #Erion Braçe #Familje #Inflacioni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare
  • Për pazar në Prizren, fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • Bien kreditë me probleme në banka/ Në 3.59%, pranë nivelit më të ulët në 19 vite, huadhënia rritet me 12.5%
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!
  • Bien kreditë me probleme në banka/ Në 3.59%, pranë nivelit më të ulët në 19 vite, huadhënia rritet me 12.5%
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 3 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen

Zhvillimi i protestave në Shqipëri ka rritur pasiguritë në ekonominë vendase. Kështu shprehet Banka e Shqipërisë në raportin…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare

Nga ushqimet që blejmë çdo ditë në supermarket te karburanti, qiratë dhe faturat e shtëpisë, jetesa po kushton…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Për pazar në Prizren, fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës

Për shumë banorë të Kukësit, Prizreni është kthyer në një destinacion jo vetëm për vizita, por edhe për…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin