Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve
Politikë

Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve

• 28 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri dhe bashkëkryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, deklaroi se integrimi europian nuk mund të kufizohet te hapja e kapitujve, por duhet të sjellë ndryshim të mënyrës së qeverisjes, forcim të institucioneve dhe fundin e pandëshkueshmërisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Tiranë, në konferencën e komisioneve parlamentare për çështjet europiane dhe punët e jashtme të vendeve të Bashkimit Europian, Tabaku theksoi se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë tregojnë se organet e drejtësisë po veprojnë, por nuk mund të përdoren si dëshmi e pastërtisë së qeverisë. “Hetimi i zyrtarëve të lartë tregon se drejtësia po vepron. Por kjo nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë. Kjo tregon sistemin e korruptuar që është ngritur”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, përgjegjësia penale është individuale, ndërsa përgjegjësia politike u përket atyre që emërojnë, mbikëqyrin dhe kontrollojnë administratën. Ajo nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Europian kërkon përgjegjësi politike dhe jo avokati politike për personat nën hetim apo të akuzuar për korrupsion.

Read more:“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Deputetja demokrate kritikoi përpjekjet për të sulmuar prokurorët apo për ta paraqitur hetimin si persekutim politik, duke përdorur si alibi prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat e njeriut.

“Prezumimi i pafajësisë nuk mund të përdoret për të ndërtuar prezumimin e fajësisë ndaj prokurorëve. Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’. Ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre”, deklaroi Tabaku. Ajo shtoi se mbështetja për drejtësinë nuk mund të jetë selektive, duke e përshëndetur atë kur godet kundërshtarin dhe duke e sulmuar sapo hetimet i afrohen pushtetit.

Read more:“Mbrojtët korrupsionin e Ballukut!”/ PD kërkon mocion me debat! Përplasje e ashpër, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit. Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme

Në fjalën e saj, Tabaku ngriti shqetësimin edhe për agjencitë, kompanitë shtetërore dhe strukturat që veprojnë në sektorë strategjikë, duke iu referuar edhe debatit mbi raste si KAYO. Sipas saj, asnjë strukturë nuk mund të vendoset jashtë kontrollit ligjor, parlamentar dhe kushtetues. “Mbrojtja, siguria, shëndetësia, infrastruktura dhe digjitalizimi nuk mund të kthehen në zona të përjashtuara nga transparenca, konkurrenca dhe kontrolli parlamentar. Rëndësia strategjike e një sektori nuk mund të përdoret si alibi për kontrata jotransparente, përqendrim kompetencash apo partneritete të pakontrolluara”, tha ajo.

Tabaku paraqiti edhe angazhimet që, sipas saj, duhet të shoqërojnë procesin e integrimit: moslejimin e përdorimit të imunitetit parlamentar si mburojë ndaj drejtësisë, emërime mbi bazën e meritës, kontroll real parlamentar dhe transparencë të plotë për prokurimet publike, koncesionet, PPP-të, investimet strategjike dhe fondet europiane.

Read more:Pro protestave/ Eurodeputetja Cristina Guarda i kthehet Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë

Ajo kërkoi gjithashtu një ekonomi konkurruese dhe të ndershme, e cila lufton informalitetin dhe paranë e pistë, në vend të një sistemi ku kontratat publike ndahen me paracaktim dhe konkurrenca pengohet.

“Shqipëria nuk duhet të hyjë në Europë duke i fshehur problemet e saj. Duhet të hyjë duke i zgjidhur ato. Jo nga dritarja e propagandës, por nga dera e reformave, përgjegjësisë dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Tabaku.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Në përfundim, deputetja demokrate theksoi se Europa nuk është vetëm një destinacion gjeografik, por modeli i qeverisjes dhe i shtetit që meritojnë shqiptarët. “Ne e duam Europën të plotë, jo me pjesë. Duam ligjet europiane, standardet europiane, frymën dhe thelbin e saj. Duam të bëhemi pjesë e familjes europiane me meritë dhe kërkojmë ndihmën tuaj për ta realizuar këtë”, përfundoi Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit

Politikë

Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)

Tags: #Dera #Ekonomi #Europa #Europë #Integrimi #integrimi europian #jetë #Jorida Tabaku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
  • Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!
  • Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë, ironizon Bardhi: Ishte Këshilli i Sigurimit të Gysit!
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus”/ Rama: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë
  • Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria
  • “Zgjerimi projekt politik”, ambasadorja e BE-së: Shqipëria të çojë deri në fund reformat e nisura
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në deklaratën e tij për media ceku edhe deklaratën e…

• 25 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje,…

• 25 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus ishte skandali te SHISH,…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by