Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Zbulimi i ri për kërkimin e jetës jashtëtokësore, shkencëtarët krijojnë një Tokë virtuale
Teknologji

Zbulimi i ri për kërkimin e jetës jashtëtokësore, shkencëtarët krijojnë një Tokë virtuale

• 12 Nëntor, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shkencëtarët kanë zhvilluar një model të ri simulimi të Tokës, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e mundshëm të jetës jashtëtokësore në planetët e largët. Bëhet fjalë për një Tokë virtuale, e modeluar pa praninë e organizmave të gjallë, që u lejon studiuesve të kuptojnë se si mund të evoluojë atmosfera e një planeti vetëm përmes proceseve natyrore.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “The Planetary Science Journal”, studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë simuluar evolucionin gjeokimik të Tokës përgjatë një periudhe prej pesë miliardë vitesh. Modeli përfshin periudhën nga formimi i planetit tonë, rreth 4.5 miliardë vite më parë, deri afërsisht 500 milionë vite në të ardhmen.

Read more:“Një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg, Planeti misterioz 2.5 herë më i madh dhe 23 herë më masiv se Toka

Deri më tani, astronomët kanë identifikuar më shumë se 6 mijë planetë jashtë Sistemit Diellor dhe po studiojnë atmosferat e tyre për të gjetur përbërës kimikë që mund të tregojnë praninë e jetës.

Sfida kryesore për shkencëtarët është të dallojnë nëse këto përbërje janë rezultat i proceseve natyrore apo i aktivitetit biologjik. Për këtë arsye, modeli i ri simulon një Tokë ku nuk ekziston jeta, duke analizuar ndërveprimet kimike midis bërthamës, mantelit, kores, sipërfaqes dhe atmosferës.

Read more:VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë

Simulimi arriti të riprodhojë me saktësi 19 karakteristika të planetit tonë, pa marrë parasysh ndikimin e organizmave të gjallë. Kjo u jep studiuesve një pikë krahasimi për të kuptuar se cilat kushte atmosferike mund të krijohen pa jetë dhe cilat mund të kërkojnë një shpjegim tjetër.

Një nga treguesit që intereson veçanërisht studiuesit është prania e njëkohshme e oksigjenit dhe metanit në atmosferën e një planeti. Në Tokë, bimët dhe kafshët çlirojnë vazhdimisht këto gaze, të cilat reagojnë me njëri-tjetrin dhe shpërbëhen. Prania e tyre në të njëjtën atmosferë mund të jetë një tregues se ekziston një proces që i ripërtërin vazhdimisht. Megjithatë, shkencëtarët duhet të përjashtojnë fillimisht mundësinë që këto gaze të krijohen nga procese gjeologjike apo kimike pa përfshirjen e jetës.

Read more:Viti i ri akademik, rektori i Universitetit të Korçës: Sportet dhe infermieria degët më të kërkuara (VIDEO)

Pikërisht këtu hyn në lojë modeli i ri, i cili mund të përshtatet për studimin e planetëve të tjerë shkëmborë. Nëse simulimi nuk arrin të shpjegojë përbërjen e atmosferës së një planeti përmes proceseve jo biologjike, ai mund të kthehet në një objektiv më interesant për kërkime të mëtejshme.

Studiuesit shpresojnë që ky model të ndihmojë edhe në projektimin e teleskopëve të gjeneratës së ardhshme, përfshirë Observatorin e propozuar të Botëve të Banueshme (Habitable Worlds Observatory). Ky teleskop synon të studiojë planetët jashtë Sistemit Diellor dhe të kërkojë shenja të mundshme të jetës në atmosferat e tyre.

Read more:Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve

Shkencëtarët theksojnë se zbulimi i një planeti të banueshëm nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai është i banuar. Për këtë arsye, Toka virtuale mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për të dalluar kushtet që lejojnë jetën nga ato që tregojnë se jeta mund të jetë realisht e pranishme. Edhe pse studimi nuk përbën zbulimin e drejtpërdrejtë të jetës jashtëtokësore, ai përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e metodave shkencore për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më të mëdha të njerëzimit: A jemi të vetëm në univers?

Lexo edhe
Teknologji

“Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Teknologji

Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tags: #Bimët #jetë #Kryesore #Shkencëtarët #Universiteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
  • Interneti dhe teknologjia, çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët? Siguria e fëmijëve kryeson listën
  • Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve
  • Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 3 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

“Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

Interneti dhe teknologjia, çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët? Siguria e fëmijëve kryeson listën

Përdorimi gjithnjë e më i madh i internetit dhe i mjeteve digjitale po shoqërohet edhe me shqetësime të…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin