Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kthim në kohën e komunizmit! Ky është hoteli i pazakontë që do të ndërtohet në Bulqizë, hapet tenderi 1 mln euro (FOTOT)
Sociale

Kthim në kohën e komunizmit! Ky është hoteli i pazakontë që do të ndërtohet në Bulqizë, hapet tenderi 1 mln euro (FOTOT)

• 17 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një hotel me 23 dhoma, me ambiente të frymëzuara nga estetika e periudhës së komunizmit, parashikohet të ndërtohet në Parkun Tematik Retro “Divizioni” në Bulqizë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për projektimin dhe ndërtimin e hotelit, me fond limit 95,7 milionë lekë. Shuma i përket lotit të tretë, që mbulon hotelin, jo të gjithë parkun.

Godina ekzistuese do të shembet për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës. Hoteli i ri do të ruajë formën e ndërtesës së mëparshme dhe do të shtrihet në tre kate, me një sipërfaqe prej rreth 1 208 metrash katrorë. Pamjet e projektit paraqesin godinën me fasadë gri, përballë një sheshi me shtigje dhe gjelbërim.

Read more:Vala Shasivari sjell librin 'Më shumë se thonj' – promovimi më 13 maj në librarinë Dukagjini

Sipas planimetrive, në dy katet e para do të vendosen 14 dhoma dyshe dhe dy dhoma familjare. Holli i pritjes dhe kuzhina do të jenë në katin përdhe, ndërsa ambienti për mëngjesin në katin e parë. Kati i sipërm do të ketë pesë dhoma të emërtuara në projekt si “dhoma oficeri”, një dhomë familjare dhe një dhomë të përbashkët hosteli me gjashtë shtretër.

Koncepti retro do të pasqyrohet te mobilimi, ndriçimi dekorativ dhe posterët historikë. Për ambientet e brendshme, relacioni arkitektonik parashikon përdorimin e ngjyrave dhe materialeve të frymëzuara nga vitet 1970–1980, ndërsa për disa lloje dhomash përmend edhe motive të viteve ’90. Përveç akomodimit, hoteli do të ketë një hapësirë ekspozimi, një dyqan suveniresh dhe një ambient lojërash.

Read more:Rimbushen me ujë vaskat e llixhave të Bënjës, Kumbaro: Punimet ende s’kanë përfunduar, jemi në fazë testimi

Parku tematik është planifikuar në një zonë prej rreth 10 hektarësh në veri dhe veriperëndim të Bulqizës. Territori përfshin ish-godinat e akomodimit të oficerëve dhe ish-parkun e logjistikës, ndërsa në jug kufizohet me Rrugën e Arbërit. Përtej hotelit, plani i parkut parashikon shëtitore, zona sportive dhe hapësira tematike kushtuar historisë minerare të Bulqizës dhe jetës në qytet gjatë periudhës së komunizmit.

Read more:Produkti më i ri nga HAJE

Përpara nisjes së punimeve, kontraktori do të hartojë projektin e zbatimit dhe preventivin përfundimtar, i cili nuk duhet të tejkalojë vlerën e ofertuar. Punimet përfshijnë edhe sistemimin e mjediseve të jashtme të hotelit, me gjelbërim dhe ndriçim, ndërsa kontraktori do të ndjekë procedurat për lidhjen e godinës me rrjetet e energjisë, ujësjellësit dhe kanalizimeve./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim

Sociale

Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë

Tags: #Ambienti #Bulqize #Diber #Estetika #euro #Fondi Shqiptar i Zhvillimit #Hapesira #hotel #Kuzhina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë
  • Moti i keq, përrenjtë nxjerrin inerte në rrugë, fshatrat e Kukësit e Tropojës pa energji elektrike! Izolohen të tjerë në Shkodër (VIDEO)
  • Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!
  • Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide
  • “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 6 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 3 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, zhvilloi një vizitë në Shulbater, në Klos të…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë

Pas uniformës së policisë, Ardit Xhajën e pret një tjetër angazhim, puna në tokën e tij. Eksperienca në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Moti i keq, përrenjtë nxjerrin inerte në rrugë, fshatrat e Kukësit e Tropojës pa energji elektrike! Izolohen të tjerë në Shkodër (VIDEO)

Reshjet e shiut dhe erëra e forta kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të qarqeve Kukës e Shkodër.…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin