Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Rimbushen me ujë vaskat e llixhave të Bënjës, Kumbaro: Punimet ende s’kanë përfunduar, jemi në fazë testimi
Sociale

Rimbushen me ujë vaskat e llixhave të Bënjës, Kumbaro: Punimet ende s’kanë përfunduar, jemi në fazë testimi

• 26 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja socialiste e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro ka publikuar foto nga rimbushja me ujë e vaskave termale në llixhat e Bënjës, ku dallohen edhe vizitorë duke u larë. Reagimi i saj vjen pas lajmeve të botuara në media dhe ankesave të turistëve që në mesin e sezonit turistik i gjetën vaskat bosh. Por, Kumbaro në një postim sqarues shpjegon se punimet për rehabilitimin ende nuk kanë përfunduar. Sipas saj, ende po bëhen testimet e nevojshme mbi prurjet e ujit e nivelin e vaskave, duke theksuar se boshatisja e herëpashershme e tyre është pjesë e këtij procesi.

Reagimi i plotë i Mirela Kumbaros

Fotot e mëposhtme nga Ujërat termale të Bënjës janë të SOTMET dhe kush do të shohë me sytë e logjikës dhe jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot, dhe kaosit të deridjeshëm.

Por nuk është thënë ASNJËHERË që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi.

Read more:Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë.

Por këtë fundjavë ju njoftoj se skena natyrore dhe ajo infrastrukturore e re e Bënjës do të kthehet në një skenë të madhe kulturore ku nuk do të mungojnë të gjitha zbavitjet, artistët, dhe sidomos muzika unikale përmetare, ndërsa pikërisht tani që po shkruaj këto rreshta, vizitorët janë duke shijuar vaskat e Bënjës, në kontrast me stuhinë e statuseve të rrjeteve sociale!

Read more:“Kush je ti që iu thua shqiptarëve ‘f*ck you’”?/ Haçkaj i përvishet Ramës: Im atë vdiq në Vjenë nga kanceri, mjekësia jote e kuronte për ulçer. Mbylle gojën, jep dorëheqjen!

Thënë kjo, tani dy fjalë, si deputete e asaj zone:

Prej ditësh dëgjoj e lexoj turlilloj komentesh mbi banjat e Bënjës në Përmet, me një dëshirë malinje, jo vetëm për të bërë si ekspertë që nuk jemi, por edhe për të nxirë një destinacion të jashtëzakonshëm, ku njerëzit janë shpirtbardhë, punëtorë e krijues si rrallëkund – dhe këtu e kam fjalën për përmetarët që më kanë dhënë mësimet më të vyera në jetë e me të cilët kemi ndërtuar e bërë aq shumë punë – për ta bërë Përmetin destinacionin e preferuar, pikërisht atë Përmet që deri para 7-8 vitesh, përveç përmetarëve që riktheheshin te familjet, apo ndonjë zyrtari që shkonte me shërbim, nuk i shkonte mendja njeriu ta shkelte! As tabelë tek Ura e Leklit nuk kishte në vitin 2015 që të tregonte se ku binte Përmeti!

Read more:“Rama ndërtoi një model qeverisës që e sheh ligjin si pengesë”/ Analiza e Fitim Zekthit për revoltën e shqiptarëve: Vjen një pikë kur kjo nuk mban më, poshtërimi sjell reagim të jashtëzakonshëm

Prej muajsh kemi thënë e treguar se zona e “Ujrave termale të Bënjës” është në kantier rikualifikimi, falë një investimi dhe projekti të bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ??, me rrugë aksesi të reja, me mjedise shërbimi të reja, me hapësira rekreative për çlodhje e për aktivitete që krijojnë edhe mundësi për festa kulturore e promovuese të traditës dhe produkteve të jashtëzakonshme përmetare.

Të gjitha ndërhyrjet – siç shihen në foto apo siç mund t’i shijoni kur ta vizitoni – janë bërë me materiale në harmoni me natyrën dhe brenda estetikës së peizazhit që Perëndia i ka dhuruar asaj zone ku shekujt kanë lënë gjurmët e tyre njerëzore.

Read more:Shqiptarët 26 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Braçe: Protesta legjitime, të rinjtë duhet të dëgjohen. Ata refuzojnë të jetojnë si prindërit dhe gjyshërit e tyre!

Ndërkohë puna ende s’ka mbaruar

Janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e procesit.

Dhe tani boll e patë Përmetin e Bënjën me syzet e errëta të fejsbukut gjitholog, ejani në Përmet të shijoni Vaskë Currin, bash aty te vaskat termale me ujë

Vaskat e boshatisura nga uji

Vaska e rimbushur me ujë

Lajmi në përditësim…..

Lexo edhe
Sociale

Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)

Sociale

Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë

Tags: #Aktivitete #Deputete #Fondi Shqiptar i Zhvillimit #Foto #Gjirokaster #Hapesira #jetë #media #Mirela Kumbaro #permet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)
  • Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë
  • Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit
  • Ministrja Spahiu kërkon forcimin e shërbimeve sociale: Të shkojnë aty ku janë nevojat e qytetarëve
  • Reforma territoriale, Prrenjasi i thotë ‘jo’ bashkimit me Librazhdin! Asnjë votë pro në Këshillin Bashkiak
Nga të njëjtat tag-e
  • Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
  • Skandali me drejtuesen e SHISH, studiuesi Auron Tare: Pse historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon Luftës së Ftohtë
  • “Protesta qytetare, shprehje demokratike”/ Akademikët shqiptarë me deklaratë të përbashkët: Nga shteti ligjor tek zgjedhjet e lira dhe pavarësia e medias, 14 çështjet që kërkojnë ndërhyrje
  • Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH
  • Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 25 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 15 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për pastrimin dhe larjen e rrugëve në kryeqytet, me synim përmirësimin…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë

Regjistrimet në Universitetin e Elbasanit vijojnë, me disa degë që kryesojnë listën e preferencave, ndërsa programet e mësuesisë…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

Në panairin “Future Tech 2026”, ministri i Brendshëm Ervin Demo e cilësoi identitetin biometrik një nga infrastrukturat më…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by