Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH
Politikë

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH

• 24 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, teksa kjo e fundit po raportonte për paraqitjen e Hysenit në SPAK.

Përmes një reagimi, Fevziu e cilëson deklaratën e Hysenit si sjellje tepër problematike, duke argumentuar se ajo ngre pikëpyetje si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë etik.

Sipas Fevziut, përplasja mes gazetareve dhe ish-drejtueses së SHISH lidhet me raportimet e fundit të Lalës, e cila ka ngritur akuza të rënda ndaj Hysenit, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke bërë një pretendim në drejtim të gazetares.

Read more:Këshilli i Bashkisë Mat pro bashkimit me Klosin, miraton me 14 vota reformën e re territoriale

Fevziu argumenton se, edhe nëse një akuzë është e rëndë, përgjigjja ndaj saj nuk mund të jetë një kundërakuzë, veçanërisht kur në deklaratë përmenden pretendime që lidhen me veprimtarinë e shërbimeve sekrete.

Ai ngre gjithashtu pyetjen se çfarë e shtyu Hysenin të bënte një deklaratë të tillë dhe nëse pretendimi i saj do të ishte i vërtetë, çfarë pasojash do të kishte për mënyrën sesi funksionojnë operacionet e një shërbimi inteligjent.

Fevziu e lidh reagimin e Hysenit me raportimet e mëparshme të Klodiana Lalës, e cila ka deklaruar se ish-drejtuesja e SHISH ka përgjuar zyrtarë të lartë.

Read more:“Klodiana Lala nuk intimidohet” Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit kërkon një akuzë të re penale!

Gazetari shprehet se mes personave të përgjuar mund të ketë qenë ish-ministri i Brendshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Reagimi i gazetarit Blendi Fevziu:

Sot, ish-shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar, Vlora Hyseni, që ishte thirrur për t’u marrë në pyetje, kërcënoi në mënyrë të çuditshme gazetaren Klodiana Lala, ndërsa ishte duke hyrë brenda ambienteve të SPAK. Pyetjes mbi aktivitetin e saj kriminal, ajo iu përgjigj me një kundërpyetje: Klodi, si kalon ti në takimet me agjentët serbë në dhomat e hotel Rognerit. Padyshim që deklarata e saj nuk qëndron dhe për këtë janë shprehur shumë vetë, por pyetja ime e parë është: Përse e bëri këtë Vlora Hyseni?

Read more:“Dënoj me forcë kërcënimin e gazetares Klodiana Lala nga Vlora Hyseni”/ Këlliçi: Ish-drejtuesja e SHISH reflekton stilin dhe fytyrën e qeverisjes së Ramës. SPAK duhet të…

Në radhë të parë, ajo ka bërë një skandal, duke shkelur dy herë ligjin. Në rast se kjo gjë do të ishte e vërtetë dhe shefja e SHISH-it ishte në dijeni, ajo ka dekonspiruar një operacion të fshehtë, në të cilin SHISH po ndjek një gazetare. Është një shkelje ligjore, përveç shkeljes së etikës. Por, padyshim që kjo nuk është e vërtetë.

Në rastin e dytë, pra në rast se e ka sajuar këtë gjë për t’u hakmarrë ndaj Klodiana Lalës, apo për të hërhequr vëmendjen nga lajmet e fokusuara tek ajo, është një gabim po kaq i rëndë dhe përbën sërish vepër penale.

Por përse Vlora Hyseni kërcënoi Klodiana Lalën?

Read more:Shantazhi ndaj Klodiana Lalës, reagon Asociacioni i Gazetarëve: Dënojmë me termat më të ashpër sulmet e Hysenit, ish-shefja e SHISH të japë llogari para drejtësisë

Dy ditë më parë, Lala akuzoi Hysenin, mbi bazë dokumentesh që sipas saj i kishte konsultuar me materialet e SPAK-ut, se Hyseni ka përgjuar deputetë të rëndësishëm, duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

A e ka përgjuar SHISH Taulant Ballën për llogari të Ergys Agasit? Kjo është e vështirë të vërtetohet në këtë moment, por padyshim është një akuzë e rëndë e bërë nga gazetarja në drejtim të ish-shefes dhe akuza nuk mund të mbulohen kurrë me kundërakuza.

Lexo edhe
Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Politikë

Nis protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë

Tags: #gazetare #gazetari #jetë #Operacion #SHISH #shqiptar #spak #taulant balla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
  • Nis protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë
  • Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian
  • “Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala”, Bardhi: Reagimi i një ordineri! Mendon se shpifjet ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë
  • “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nis protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë
  • Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian
  • “Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala”, Bardhi: Reagimi i një ordineri! Mendon se shpifjet ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë
  • “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
  • Kërcënimi i Klodiana Lalës nga Vlora Hyseni, Balliu: Nuk është vetëm ndaj saj, por ndaj të gjithë gazetarëve!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 68 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 23 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 9 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarët, pasi janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, tashmë janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë. Me flamuj kombëtar, ata…

• 1 minutë më parë • 1 min lexim
Politikë

Nis protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë

Ka nisur protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë. Kjo protestë ka nisur nën sfondin e një tjetër tubimi,…

• 1 minutë më parë • 1 min lexim
Politikë

Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian

Akademikë shqiptarë nga diaspora dhe Shqipëria po ndërmarrin hapa më konkretë për të kontribuar në zhvillimin e demokracisë,…

• 1 minutë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by