Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala”, Bardhi: Reagimi i një ordineri! Mendon se shpifjet ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë
Politikë

“Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala”, Bardhi: Reagimi i një ordineri! Mendon se shpifjet ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë

• 24 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i konsideron si ordinere reagimet që ish drejtuesja e SHISH bëri kur u pyet nga gazetarët, duke u përgjigjur me akuza ndaj gazetares Klodiana Lala, se është takuar me agjentë serbë.

Bardhi e cilëson deklaratën e Hysenit si shmangie nga përgjegjësia dhe akuzon ish-zyrtaren se në vend që të japë shpjegime për çështjen nën hetim, ka zgjedhur të sulmojë gazetaren.

Sipas tij, ajo që ndodhi jashtë GJKKO-së nuk ishte një përgjigje ndaj akuzave, por një sulm personal ndaj një gazetareje.

Read more:Bardhi kundër “Paketës së Maleve” dhe ligjit për Investimet Strategjike: 98% e lejeve i përfituan pesë oligarkë

“Kur pushteti përgjigjet ndaj pyetjeve me kërcënime, baltë dhe sulme personale, problemi nuk është më vetëm ai që flet. Problemi është sistemi që e ka bërë të mundur që njerëz me përgjegjësi të larta shtetërore të mendojnë se nuk mund t’i japin llogari askujt” , thuhet ne reagimin e Bardhit.

Në fund Bardhi thote se deklarata e Hysenit nuk i drejtohej vetëm gazetares, por përbënte një mesazh më të gjerë politik.

“Qartësisht mesazhi nuk ishte për Klodjana Lalën, sepse Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë që ska me çfarë e intimidon apo i mbyll gojën. Mesazhi ishte i qartë për kreun e organizatës – Edi Ramën – që nëse e lëshon atë dhe Gysin, informacionet do dalin sheshit dhe do ketë fatin e tyre”.

Read more:“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Kjo përgjigje e bën edhe më të qartë se në çfarë duarsh e kishte dorëzuar Edi Rama SHISH-in.

Ajo që pamë nuk ishte përgjigjja e një ish-funksionari publik që përballet me akuza të rënda dhe jep shpjegime përpara publikut. Ishte reagimi i një ordineri, i cili mendon se balta, shpifjet dhe sulmet personale ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë dhe transparencën.

Read more:“Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’

Në vend që të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar, zgjedh të sulmojë gazetaren që ngre pyetjet.

Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë një gjë: nëse informacioni me të cilin mendon se po intimidon Klodiana Lalën do të ishte i vërtetë, atëherë do të duhej të përgjigjej edhe për një çështje tjetër shumë serioze — si ka përfunduar jashtë strukturave shtetërore informacioni i përfituar për shkak të detyrës.

Prandaj, në vend që të intimidojë një gazetare, le të japë përgjigje. Në fund të fundit, ajo që u pa sot është shumë më e rëndë se një debat personal. Është një tjetër dëshmi e standardit që Edi Rama ka vendosur për njerëzit që ka zgjedhur në funksionet më të larta të shtetit.

Read more:“Dënoj me forcë kërcënimin e gazetares Klodiana Lala nga Vlora Hyseni”/ Këlliçi: Ish-drejtuesja e SHISH reflekton stilin dhe fytyrën e qeverisjes së Ramës. SPAK duhet të…

Kur pushteti përgjigjet ndaj pyetjeve me kërcënime, baltë dhe sulme personale, problemi nuk është më vetëm ai që flet. Problemi është sistemi që e ka bërë të mundur që njerëz me përgjegjësi të larta shtetërore të mendojnë se nuk mund t’i japin llogari askujt.

Qartësisht mesazhi nuk ishte për Klodjana Lalën, sepse Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë që ska me çfarë e intimidon apo i mbyll gojën. Mesazhi ishte i qartë për kreun e organizatës – Edi Ramën – që nëse e lëshon atë dhe Gysin, informacionet do dalin sheshit dhe do ketë fatin e tyre.

Lexo edhe
Politikë

“SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë

Politikë

Kërcënimi i Klodiana Lalës nga Vlora Hyseni, Balliu: Nuk është vetëm ndaj saj, por ndaj të gjithë gazetarëve!

Tags: #Edi Rama #gazetare #Gazetarët #gazment bardhi #GJKKO #pushteti #rama #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
  • Kërcënimi i Klodiana Lalës nga Vlora Hyseni, Balliu: Nuk është vetëm ndaj saj, por ndaj të gjithë gazetarëve!
  • “Luarasi, universitet ekselent”/ Dekani i Fakultetit të Mjekësisë: Kanë nisur regjistrimet, diploma tek ne njihet brenda dhe jashtë vendit
  • “Klodiana Lala nuk intimidohet” Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit kërkon një akuzë të re penale!
  • Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri
Nga të njëjtat tag-e
  • Kërcënimi i Klodiana Lalës nga Vlora Hyseni, Balliu: Nuk është vetëm ndaj saj, por ndaj të gjithë gazetarëve!
  • “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
  • GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE
  • “Klodiana Lala nuk intimidohet” Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit kërkon një akuzë të re penale!
  • Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 68 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 23 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 8 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë

Në vijim të analizës së tij për tronditjen e institucioneve të inteligjencës pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH-it,…

• 19 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Kërcënimi i Klodiana Lalës nga Vlora Hyseni, Balliu: Nuk është vetëm ndaj saj, por ndaj të gjithë gazetarëve!

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me kërcënimin ndaj gazetares Klodiana Lala nga ish-drejtoresha e SHISH,…

• 19 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Luarasi, universitet ekselent”/ Dekani i Fakultetit të Mjekësisë: Kanë nisur regjistrimet, diploma tek ne njihet brenda dhe jashtë vendit

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Luarasi Petrit Bara ftoi të gjithë maturantët që të regjistrohen tek…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by