Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi reagoi pasi ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni kërcënoi gazetaren e News24, Klodiana Lala, duke iu drejtuar kësaj të fundit me gjuhë intimiduese. Këlliçi tha se kjo është e papranueshme, ndërsa i kërkoi SPAK t’i komunikojë Hysenit akuzë të re, atë të kanosjes ndaj një përfaqësueseje të medias.
“Në vend se të ulë koken për turpet që ka bërë, ngre krye dhe bën presion. Ky është në fakt stili dhe fytyra e qeverisjes së Edi Ramës. Doja ta ngrija në Parlament këtë incident të rëndë, por urdhrat e Ramës për të heshtur Opozitën e bëjnë të pamundur”, shprehet Këlliçi.
Reagimi i Këlliçit
Dënoj me forcë kërcenimin e Vlora Hysenit ndaj gazetares kurajoze dhe profesioniste Klodiana Lala. Zonja nën akuzë për krime të renda, zonja që trafikon sekretet shtetërore, kjo anëtare e nje Grupi të Strukturuar Kriminal, ka guximin të shantazhojë një gazetare që ka denoncuar krimin dhe bandat, që Vlora Hyseni i ka mbrojtur dhe ju ka shërbyer. SPAK duhet urgjentisht t”i komunikojë asaj një akuzë të re, atë të kanosjes ndaj një përfaqësuese të medias. Kjo eshtë e papranueshme! Në vend se të ulë koken për turpet që ka bërë, ngre krye dhe bën presion. Ky është në fakt stili dhe fytyra e qeverisjes së Edi Ramës. Doja ta ngrija në Parlament këtë incident të rëndë, por urdhrat e Ramës për të heshtur Opozitën e bëjnë të pamundur.




