Kreu i PD Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai ka ripsërsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se u faktua se është kreu i narkoshtetit në Europë.
I ndalur te skandali me Vlora Hysenin, Berisha tha se ka zbatuar urdhrat e Ramës, dhe se dolën në pah komunikimet e saj me Ergys Agasin të cilën e cilëson si kreun e organizatës.
Më tej Berisha tha se Ergys Agasi kishte në kontroll ministrinë e rendit e policinë.
“Edi Rama nuk është më kryeministri i Shqipërisë, por është padrino i Shqipërisë. Në raport me sigurinë kombëtare e cila qëndroi aty si shërbëtore e dy zotërinjve e Edi Ramës dhe e Aleksandër Vuçiç, u vu në shërbim të organizatës kriminale. Nuk ka në historinë e shtetit shqiptar një akt më të rëndë dhe në çdo analizë në raport me sigurinë kombëtare, kjo përbën një akt madhor të asgjësimit të saj dhe të tradhtisë ndaj sigurisë kombëtare, por Vlora Hyseni ka zbatuar në çdo veprimtari . Nuk ka lajm më të keq se njeriu kryesor që bashkëpunonin ishte kriminele dhe shiste sekretet e shtetit dhe shërbente si mburojë e anëtarëve të grupit të strukturuar. Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Europës. Çdo veprim i Hysenit, Ermal Beqirit. Karçanaj, i Ergys Agasit janë bërë me urdhër të Ramës. Këta persona do flasin”, tha ai.




