Aktivisti Florjan Haçkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, pas sharjeve të tij ndaj protestuesve.
Haçkaj e akuzon qeverinë për dështime në sistemin shëndetësor, keqmenaxhim të fondeve publike dhe mungesë përgjegjësie ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.
Në reagimin e tij, Hackaj kujton humbjen e babait të ndjerë, i cili sipas tij ndërroi jetë nga kanceri i mëlçisë në Vjenë pasi në vendin tonë e kuronin për një tjetër diagnozë, duke e lidhur këtë histori personale me vështirësitë që shumë shqiptarë hasin për të marrë trajtim mjekësor cilësor.
Ai pretendon se mijëra qytetarë detyrohen të kërkojnë kurim jashtë vendit, ndërsa kritikon gjendjen e shëndetësisë, infrastrukturës dhe kostot e larta që përballojnë familjet për trajtime mjekësore.
Read more:Foto-Video/ Tubimi për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh
Haçkaj shpreh gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj publikimit të materialeve private të qytetarëve nga ana e Kryeministrit, duke e cilësuar një veprim të papranueshëm për një drejtues shteti.
Në fund të reagimit, ai i drejtohet Ramës me thirrjen që të largohet nga pushteti, duke deklaruar se “është koha të japësh dorëheqjen” dhe se qytetarët janë të lodhur nga situata aktuale.
Read more:Pesë veprime të zakonshme të pirjes së kafesë që duhet t'i shmangni
“Kemi ruajtur etikën gjithë këto kohë, por kush je ti more plehrë që iu thua shqiptarëve “F*ck You”?
E kupton që unë që po flas jam ngritur kur babai im i ndjerë, që isjtë një nga njerëzit më të nderuar, më të njohur në Tiranë dhe në Shqipëri, ndërroi jetë në Vjenë nga kanceri i mëlçisë sepse mjekësia në nivelin ku e ke lënë ti e kuronte pëe ulçer.
Dhe si babai im janë me mijëra shqiptarë që vuajnë dhe bëjnë cirqe nëpër botë, sepse shëndetësia është në atë pikë që ti e ke lënë në këto 13 vite qeverisje, sepse i keni vjedhur të gjitha paratë dhe ti ke guximin t’i thuash popullit “Fu*k You”?
Populli ta ka thënë me kohë çfarë të kesh, ku të t’i mbajë pragu i derës, mos e kruaj me popullin, mos i jep gojës.
Ikni një orë e më parë, boll u tallët me njerëzit, boll i linçove njerëzit një nga një, është e turpshme që një kryeministër ende në detyrë të nxjerri ato video dhe foto private të njerëzve që kanë 1000 halle.
Se kur ti zotëri ke halle i hipën helikopterit për të shkuar nëpër cepat e Shqipërisë.
Kur shkatërron rrugët, me paratë që i vidhni në çdo cep dhe shemben rrugët për një muaj, atje mbeten qytetarët, shqiptarët që mbeten rrugëve nuk shkojnë dot nëpër spitale, ju i hipni avionit dhe kuroheni jashtë.
Rrjetet janë mbushur me” GoFundMe” sepse shqiptarët s’kanë mundësi të marrin kurim sepse ti ndyrësirë dhe soji yt ka vjedhur çdo cent dhe i ka lënë njerëzit pa bukë të shesin çdo gjë vetëm që të kurojnë njerëzi e tyre të dashur.
Mbylleni gojën, ndryshe do ta ktheni në personale me çdo njeri aty. Atë pushtet boll e ke tani është koha të japësh dorëheqjen”, përmbyll Haçkaj.




