Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje
Ekonomi

Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje

• 20 Nëntor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka miratuar me 8 vota pro, ndryshimet në ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të cilat parashikojnë kredi me interes zero për blerjen e banesave, subvencionimin e 50% të qirasë për studentët e masterit dhe profesionistët, si dhe mundësinë që një pjesë e qirasë së paguar të llogaritet për blerjen e shtëpisë.

Gjatë votimit, kryetari i komisionit, Ulsi Manja, evidentoi mungesën e deputetëve të opozitës, duke deklaruar se duhet të kishin marrë pjesë në votimin e një projektligji që synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim.

“Kundër s’ka kush të jetë, se ata bëjnë politikë në të thatë, se veç fjalën kanë. Por të paktën të bashkoheshin me votë në këtë ligj, që të tregonin se edhe ata kanë sensibilitetin e njerëzve që gjoja u dalin në mbrojtje”, u shpreh Manja.

Kreu i Komisionit të Ligjeve theksoi se deputetët kanë ende mundësi të propozojnë ndryshime përpara miratimit përfundimtar të projektligjit në Kuvend.

Read more:Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

“Përpara votimit në tërësi, nëse do të keni amendamente për këtë projektligj, përpara miratimit në Parlament, ju e keni mundësinë ta plotësoni këtë projektligj, nëse do të keni sugjerime për nene të caktuara, ndryshime apo amendamente. Sot ky komision i jep votën këtij projektligji nga ana e përputhjes kushtetuese dhe kuadrit ligjor”, deklaroi Manja.

Çfarë parashikojnë ndryshimet në ligjin për strehimin social?

Gjatë prezantimit të projektligjit në komision, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi se ndryshimet synojnë zgjerimin e mundësive për strehim të përballueshëm, veçanërisht për çiftet e reja, familjet dhe profesionistët.

Read more:“Jo konsullatë serbe në Shkodër, të njihen të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”/ Sazan Guri: Naftën dhe energjetikën s’mund ta administrojnë kompani italiane, Rama të heqë dorë

“Ne kemi vendosur ta zgjerojmë politikën tonë me strehimin e përballueshëm dhe duam që më shumë familje të kenë një mundësi që i përshtatet të ardhurave dhe nevojave të tyre”, tha Ibrahimaj.

Një nga ndryshimet kryesore është mundësia e përfitimit të kredive me interes zero për blerjen e banesave. Ministrja solli si shembull një kredi prej 6 milionë lekësh me afat shlyerjeje 30 vjet, për të cilën kësti mujor me interes zero do të ishte rreth 17 mijë lekë, kundrejt 32 mijë lekëve me interes 5%.

“Pra, janë 15.000 lekë në muaj të cilat nuk do të shkojnë për blerjen e një banese, por do të shkojnë më shumë në buxhetin e familjes shqiptare për të përballuar kostot e tjera të jetesës dhe për të përballuar blerjet e produkteve të shportës”, u shpreh ministrja.

Read more:Mel Gibson fotografohet në Romë duke përqafuar modelen Antonella Salvucci, 26 vjet më të re se ai

Projektligji parashikon gjithashtu subvencionimin e 50% të qirasë për studentët që ndjekin studimet master dhe profesionistët, bazuar në çmimet e miratuara nga këshillat bashkiakë.

Një tjetër risi është programi i qirasë me të drejtë blerjeje, përmes të cilit një pjesë e pagesave mujore të qirasë do të mund të zbritet nga çmimi përfundimtar i banesës. Parashikohen gjithashtu mekanizma garancie për financimin e parapagimit të banesave.

Ndryshimet përfshijnë edhe modelin 30-40-30 për ndërtimin e lagjeve të integruara, ku 30% e banesave do të përdoren për strehim social, 40% për strehim të përballueshëm dhe 30% do të shiten ose jepen me qira në tregun e lirë.

Read more:Vijojnë zjarret në Dibër e Shkodër, izolohet vatra në Fier! 9 të tjera nën mbikëqyrje

Për financimin e këtyre programeve parashikohet krijimi i Fondit për Strehimin dhe Kohezionin Social, i cili do të mbledhë fonde nga buxheti i shtetit, sektori privat dhe burime të tjera të ligjshme.

Gjatë raportimit në komision, Ibrahimaj bëri të ditur se nga programet e strehimit social që prej vitit 2018 kanë përfituar rreth 31 mijë familje, ose afro 100 mijë qytetarë. Sipas saj, mbi 14 mijë familje janë mbështetur me pagesën e qirasë, mbi 7 mijë kanë përfituar kredi të buta, ndërsa janë ndërtuar mbi 1 mijë banesa sociale.

Lexo edhe
Ekonomi

Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor

Ekonomi

Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete

Tags: #Banesa #banesa sociale #banese #Blerjet #Buxheti #buxheti i shtetit #Çiftet #Delina Ibrahimaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete
  • Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare
Nga të njëjtat tag-e
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Moti i keq, përrenjtë nxjerrin inerte në rrugë, fshatrat e Kukësit e Tropojës pa energji elektrike! Izolohen të tjerë në Shkodër (VIDEO)
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
  • Protestat e dhunshme ngadalësojnë ekonominë, Ibrahimaj: Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët
  • Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore! 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 2 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Sociale Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor

Fermerët prej më shumë se një muaji kanë nisur të marrin subvencionet e skemës kombëtare, ku për këtë…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete

Sipërmarrja, inovacioni dhe transformimi digjital do të jenë në qendër të Javës Globale të Sipërmarrjes 2026 në Shqipëri,…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat

Pagat në Shqipëri po rriten por pas kësaj nuk qëndron vetëm zgjerimi i aktivitetit ekonomik. Bizneset po përballen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin