Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Guardiola te Italia, Allegri te Real Madridi" – Bonucci propozon trajnerët e ardhshëm në stolat e nxehtë
Aktualitet

"Guardiola te Italia, Allegri te Real Madridi" – Bonucci propozon trajnerët e ardhshëm në stolat e nxehtë

• 20 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-mbrojtësi italian Leonardo Bonucci ka komentuar situatën e futbollit italian pas një tjetër zhgënjimi të madh, me Italinë që dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Bonucci theksoi se është thelbësore të nisë një proces rindërtimi “nga themelet”, ndërsa hodhi edhe disa ide interesante sa i përket emrave të mëdhenj në bankinat e klubeve dhe të kombëtares.

“Gjëja e rëndësishme është të rindërtojmë futbollin italian nga themelet, duke filluar nga mbrojtja. Duhet të kemi guximin të shohim se çfarë po ndodh, në mënyrë që të rifitojmë respektin e të gjithë botës”, u shpreh Bonucci gjatë javës së Çmimeve Laureus.

Ai theksoi se Italia ka lojtarë të rinj me talent, por sipas tij duhet durim dhe kohë që ata të rriten e të stabilizohen në nivelet më të larta.

“Ka lojtarë të rinj me shumë talent; duhet t’i lëmë të qetësohen dhe të rriten. Formula e vetme magjike është koha”, shtoi Bonucci.

Nëse Italia synon një ndryshim të thellë, Bonucci beson se njeriu i duhur do të ishte Pep Guardiola, të cilin e sheh si trajnerin që mund të sjellë “ndryshim rrënjësor” te katër herë kampionët e botës.

“Nëse duam një ndryshim rrënjësor, njeriu i duhur është Pep. Është e vështirë, por të ëndërrosh është falas”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Bonucci foli edhe për Real Madridin, duke e përmendur ish-trajnerin e tij te Juventusi, Massimiliano Allegri, si një kandidat që do të përshtatej mirë në “Santiago Bernabeu”.

“E shoh si zgjedhje të mirë për Madridin. Ai më kujton Ancelottin: u jep lojtarëve liri, është menaxher i mirë dhe e kupton presionin që vjen me veshjen e fanellës së Madridit. Nëse Ancelotti bëri mirë, nuk e di pse Allegri nuk mundet”, tha Bonucci.

Në fund, Bonucci preku edhe temën e Xabi Alonsos, duke pranuar se kalimi në Madrid kërkon përshtatje dhe nuk është i lehtë për askënd.

“Nuk e di çfarë ndodhi… kur shkon në Madrid duhet të përshtatesh, nuk është e lehtë. Madridi është klub i shkëlqyer dhe nuk kam dyshim se vitin tjetër do të luftojnë sërish për gjithçka”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Carlo ancelotti #Inter #Kombëtarja e italisë #Leonardo bonucci #Massimiliano allegri #Pep guardiola #Real madrid

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Cicinho: Alkooli më shkatërroi, vendosa rekord me 70 birra në një ditë! Sot jam pastor
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar nga taksat
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar
  • Ylli i Real Madridit kërkon të largohet pasi u la jashtë Kupës së Botës
  • Guardiola promises Burnley players a Rolex watch if they stop Arsenal
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 13 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan 3 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by