Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Po bllokoni reformat!", "Puno me etikë e jo me skandale" – Hajdari e Tahiri përplasen për energjinë
Aktualitet

"Po bllokoni reformat!", "Puno me etikë e jo me skandale" – Hajdari e Tahiri përplasen për energjinë

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për sektorin energjetik në vend. Gjatë kësaj seance pati një përplasje verbale mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me projektligjet në sektorin e energjisë dhe kërkesat për procedim të tyre të shpejtë.

Deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, tha se një ditë më parë ka pranuar një letër nga Komuniteti i Energjisë, i cili kërkon që Kuvendi të procedojë sa më shpejt projektligjet për energjinë dhe energjinë elektrike.

“Jo më larg se dje pranova një letër nga Komuniteti i Energjisë që kërkoi që sa më shpejt Kuvendi të procedojë projektligjin për energjinë dhe elektrikën”, tha Hajdari.

Ajo kritikoi opozitën, duke iu drejtuar konkretisht deputetëve të PDK-së: “A është mirë që ne të brengosemi për reformat që t’i miratojmë në Kuvend apo të ngrehim narracion vetëm për një njehsorë elektrik? A është mirë që të shtyjmë reformat e zotuara që janë masa të planit të rritjes apo të bllokojmë miratimin e projektligjeve përmes mocioneve të mos miratuara?”

PDK kritikon Qeverinë: 6 vite dështim në sektorin e energjisë, Kosova e varur nga importi

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, reagoi duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe rritje të çmimit të energjisë.

“Të përgjigjem zonjës Hajdari… mendoj se është mirë me punu me ndershmëri e me etikë, e jo me bo skandale me rezerva shtetërore e me energji elektrike. Nuk e di pse po ju dhemb kaq shumë kjo temë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë.

“E vërteta është që qytetarët e Kosovës çdo muaj po paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se muajt dhe vitet paraprake. Kjo është keq, turp dhe mungesë përgjegjësie, etike dhe korrektësie”, u shpreh Tahiri.

Debati u karakterizua me akuza të ndërsjella mes dy kampeve politike për menaxhimin e sektorit energjetik dhe vonesat në miratimin e reformave. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arian tahiri #Karakteri #Lvv #Pdk #projektligji #Rozeta hajdari #Sektori i energjisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarët prej 119 ditësh protestë kundër klasës politike, regjisori Joni Shanaj: S’është çështje Berishe apo Rame, rreziku janë rrjetet që krijohen!
  • Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Shkodrës jep pëlqimin! PD voton kundër, debate edhe për statusin e Dukagjinit dhe Velipojës (VIDEO)
  • Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet
  • Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!
  • Bardhi kundër “Paketës së Maleve” dhe ligjit për Investimet Strategjike: 98% e lejeve i përfituan pesë oligarkë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by