Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. BE ‘rrëzon’ ligjin anti-LGBTQ+ të Hungarisë: Diskriminues dhe kundër vlerave themelore të njeriut
Aktualitet

BE ‘rrëzon’ ligjin anti-LGBTQ+ të Hungarisë: Diskriminues dhe kundër vlerave themelore të njeriut

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ligji anti-LGBTQ+ i Hungarisë që u miratua në vitin 2021 është në shkelje të hapur të vlerave të Bashkimit Evropian. Ky është verdikti i prerë i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila e cilëson ligjin diskriminues dhe stigmatizues për komunitetin LGBTQ+.

Në vendimin e saj, Gjykata argumenton se ky ligj bie ndesh drejtpërdrejt me një shoqëri që bazohet te pluralizmi, barazia dhe liria e shprehjes. Bëhet fjalë për ligjin e ashtuquajtur “për mbrojtjen e fëmijëve”, që në praktikë ndalon përmbajtjet LGBTQ+ në shkolla dhe në televizion gjatë orareve kryesore.

Për BE-në kjo nuk është thjesht politikë e brendshme por një shkelje e hapur e të drejtave themelore.

Ligji kufizon përfaqësimin e personave homoseksualë dhe transgjinorë në materiale edukative, filma, reklama dhe programe televizive para orës 22:00. Një qasje që më herët është krahasuar edhe me modele të ngjashme në Rusi.

Gjykata thotë se Hungaria nuk mund të fshihet pas “identitetit kombëtar” për të justifikuar cenimin e lirive bazë. Madje, vendi është urdhëruar të zbatojë menjëherë vendimin dhe të paguajë edhe kostot e procesit, përfshirë ato të Komisioni Evropian.

Në sfond, politika në Budapest është vënë në lëvizje. Peter Magyar ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e fundit, duke premtuar luftë kundër korrupsionit dhe rritje të standardit të jetesës. Por për çështjen LGBTQ+, ai ende nuk ka folur prerazi nëse do t’i ‘çmontojë’ këto politika apo jo.

Arkitekti i këtij ligji është pikërisht ish-kryeministri Viktor Orban, i cili qëndroi 16 vite në pushtet.

Reagimet nuk kanë munguar. Eurodeputetja Tineke Strik kërkon që qeveria e re të vendosë në qendër “rivendosjen e plotë të të drejtave” për komunitetin LGBTQ+.

Edhe organizatat e të drejtave të njeriut e quajnë këtë një moment historik. ILGA-Europe thekson se Hungaria nuk mund të hapë një kapitull të ri pa e shfuqizuar këtë ligj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi Europian #BE #budapest #Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian #Hungari #Hungaria #Komision #Komisioni Europian #korrupsion #Lgbtq+

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK
  • Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK
  • “Çështja e shekullit mblidhet në 15 faqe”/ Seancë në GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit, Cakrani kërkon papërdorshmërinë e akteve: Provat u morën në paligjshmëri
  • LIVE-“Rama jep dorëheqjen”, shqiptarët në revoltë prej 24 ditësh/ Qytetari: Zyrtarët e korruptuar të hetohen nga drejtësia, kur prokuroria kërkon shkarkim…
  • ‘Më mori në telefon, i kërkova votën krushkut për PS’- Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën në GJKKO ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 21 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 21 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 16 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë 13 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë 25 ditë revoltë/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama kujtohet për qytetarët, mbledh ministrat e drejtuesit politikë dhe u kërkon të dalin në bazë 13 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by