Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. BE ‘rrëzon’ ligjin anti-LGBTQ+ të Hungarisë: Diskriminues dhe kundër vlerave themelore të njeriut
Aktualitet

BE ‘rrëzon’ ligjin anti-LGBTQ+ të Hungarisë: Diskriminues dhe kundër vlerave themelore të njeriut

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ligji anti-LGBTQ+ i Hungarisë që u miratua në vitin 2021 është në shkelje të hapur të vlerave të Bashkimit Evropian. Ky është verdikti i prerë i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila e cilëson ligjin diskriminues dhe stigmatizues për komunitetin LGBTQ+.

Në vendimin e saj, Gjykata argumenton se ky ligj bie ndesh drejtpërdrejt me një shoqëri që bazohet te pluralizmi, barazia dhe liria e shprehjes. Bëhet fjalë për ligjin e ashtuquajtur “për mbrojtjen e fëmijëve”, që në praktikë ndalon përmbajtjet LGBTQ+ në shkolla dhe në televizion gjatë orareve kryesore.

Për BE-në kjo nuk është thjesht politikë e brendshme por një shkelje e hapur e të drejtave themelore.

Ligji kufizon përfaqësimin e personave homoseksualë dhe transgjinorë në materiale edukative, filma, reklama dhe programe televizive para orës 22:00. Një qasje që më herët është krahasuar edhe me modele të ngjashme në Rusi.

Gjykata thotë se Hungaria nuk mund të fshihet pas “identitetit kombëtar” për të justifikuar cenimin e lirive bazë. Madje, vendi është urdhëruar të zbatojë menjëherë vendimin dhe të paguajë edhe kostot e procesit, përfshirë ato të Komisioni Evropian.

Në sfond, politika në Budapest është vënë në lëvizje. Peter Magyar ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e fundit, duke premtuar luftë kundër korrupsionit dhe rritje të standardit të jetesës. Por për çështjen LGBTQ+, ai ende nuk ka folur prerazi nëse do t’i ‘çmontojë’ këto politika apo jo.

Arkitekti i këtij ligji është pikërisht ish-kryeministri Viktor Orban, i cili qëndroi 16 vite në pushtet.

Reagimet nuk kanë munguar. Eurodeputetja Tineke Strik kërkon që qeveria e re të vendosë në qendër “rivendosjen e plotë të të drejtave” për komunitetin LGBTQ+.

Edhe organizatat e të drejtave të njeriut e quajnë këtë një moment historik. ILGA-Europe thekson se Hungaria nuk mund të hapë një kapitull të ri pa e shfuqizuar këtë ligj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi Europian #BE #budapest #Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian #Hungari #Hungaria #Komision #Komisioni Europian #korrupsion #Lgbtq+

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama çdo natë sheh veten në qeli dhe Lubinë pentito”, Berisha ironizon: ‘Pasqyrat’, ‘Diellat’ janë mashtrime, kryeministri i marrë fund
  • “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’
  • Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës
  • “Te Onkologjiku kam parë tmerr me sy, kimioterapi nëpër korridore”/ Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën ma bënë gjysmë robi, këtu ka vetëm korrupsion. Të gjithë duhet të protestojnë
  • “Korrupsion me patentat, ngritën sistem ryshfeti”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Dosja për Blendi Gonxhen do të dorëzohet në SPAK
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 16 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 12 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by