Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Publikohet agjenda për protestën e paralajmëruar më 25 prill për hapjen e pikës kufitare në Çakorr
Aktualitet

Publikohet agjenda për protestën e paralajmëruar më 25 prill për hapjen e pikës kufitare në Çakorr

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një protestë paqësore është paralajmëruar të mbahet më 25 prill 2026 në zonën e Kutllovës-Çakor, me qëllim kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen dhe funksionalizimin e pikës kufitare në këtë pjesë.

Organizatori i protestës, Muhamet Nikqi, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet në orën 12:00, te vendi i njohur si “Piramidat”, dhe pritet të zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga të dy anët e kufirit, përkatësisht nga qytetarë të Kosovës dhe të Malit të Zi.

Një pikë kufitare, shumë përfitime – çfarë do të sillte hapja e Çakorrit për qytetarët e Kosovës dhe të Malit të Zi?

Sipas tij, protesta ka për qëllim të shprehë pakënaqësinë qytetare për moszbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve, e cila, siç thekson ai, është nënshkruar para 13 vitesh nga ministrat e punëve të brendshme dhe më pas është dekretuar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në dokumentin e dorëzuar në Policinë e Kosovës, organizatorët kanë theksuar se tubimi do të jetë paqësor dhe se do të bashkëpunojnë me organet e rendit për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të tij.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministritë

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë fillimi i menjëhershëm i procedurave për hapjen e pikës kufitare në Kullovë-Çakor, hartimi i një plani konkret kohor nga institucionet përgjegjëse, si dhe rritja e transparencës lidhur me procesin e zbatimit të marrëveshjes ekzistuese.

Organizatorët po ashtu kanë bërë thirrje për investime në infrastrukturën rrugore dhe kufitare në këtë zonë, duke theksuar rëndësinë e saj për komunitetet lokale dhe për zhvillimin ekonomik ndërkufitar. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arti #Gucia #Kosova #mali i zi #Muhamet nikqi #Peja #Peja lokale #Pika kufitare çakorr #Piramida #Plava #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
  • Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë
  • Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) 2 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 2 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Sociale Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin