Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Khamenei i jep dritën jeshile negociatave SHBA-Iran, Pakistani: S’kemi marrë ende një konfirmim! Trump: Ushtria është gati në rast dështimi
Aktualitet

Khamenei i jep dritën jeshile negociatave SHBA-Iran, Pakistani: S’kemi marrë ende një konfirmim! Trump: Ushtria është gati në rast dështimi

• 21 Prill, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X

Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei i ka dhënë ‘OK’ delegacionit iranian për bisedimet me Shtetet e Bashkuara. Sipas Axios delegacioni e mori miratimin e tij mbrëmjen e djeshme miratimin e tij, por sipas Ministrit pakistanez të Informacionit, Attaullah Tarar, tha se Islamabadi është ende në pritje të konfirmimit zyrtar nga Irani nëse do të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes, ndërsa përpjekjet për të ruajtur armëpushimin e brishtë vazhdojnë.

Tarar vuri në dukje se armëpushimi aktual do të skadojë në orën 4:50 të mëngjesit (ora e Pakistanit) më 22 prill, duke shtuar se vendimi i Iranit për të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Islamabad para përfundimit të armëpushimit dyjavor do të ishte “thelbësor”.

Ndërkohë një burim diplomatik pakistanez thotë se Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance që do të kryesojë delegacionin amerikane, pritet të mbërrijë në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, mes mesditës dhe pasdites së të mërkurës sipas orës lokale.

Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar, gjatë një takimi me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Islamabad, Natalie Baker, i kërkoi Uashingtonit dhe Teheranit të zgjasin armëpushimin dhe të ndjekin rrugën diplomatike.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë pakestineze nënvizohet se Dar theksoi se dialogu dhe diplomacia janë mjeti i vetëm i qëndrueshëm për të adresuar sfidat dhe për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm rajonal”.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump thotë nga ana tjetër se nëse bisedimet dështojnë ushtria është gati për të rifilluar luftën.

“Ata do të negociojnë, dhe nëse nuk e bëjnë, do të përballen me probleme të papara më parë. Shpresoj që të arrijnë një marrëveshje të drejtë dhe të rindërtojnë vendin e tyre, por kur ta bëjnë këtë, nuk do të kenë armë bërthamore. Nuk do të kenë qasje në një armë bërthamore dhe asnjë mundësi për ta pasur atë. Dhe ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë. Kjo mund të nënkuptojë shkatërrimin e botës, dhe ne nuk do ta lejojmë”, shtoi ndër të tjera Trump.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:46

Teherani për BBC: Dërgimi i delegacionit në Pakistan ende i papërcaktuar

Foto: Esmail Baghaei

Irani ende nuk ka marrë një vendim për dërgimin e një delegacioni në Islamabad për raundin e ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, tha për BBC-në zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.

Zëdhënësi shprehu shqetësim në lidhje me bllokadën detare amerikane të porteve të saj dhe sekuestrimin e një anijeje iraniane, si dhe kërcënimet e Presidentit Trump për të shkatërruar infrastrukturën iraniane.

“Ne iu afruam këtyre negociatave me mirëbesim dhe seriozisht, por pala tjetër ka treguar se nuk është serioze dhe nuk ka mirëbesim. Ata ndryshojnë vazhdimisht qëndrimet e tyre”, tha Baghaei.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane nuk pranoi të jepte hollësi mbi kushtet që do të kërkonte Irani për t’u rikthyer në tryezën e negociatave dhe shtoi se çështja është ende në diskutim.

Ora 18:21

Pakistani: Jemi ende në pritje të konfirmimit nga Irani për të marrë pjesë në bisedime

1775590640_1750932370imgpakistan.webp

Foto: Flamuri i Pakistanit

Ministri pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar, tha se Islamabadi është ende në pritje të konfirmimit zyrtar nga Irani nëse do të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes, ndërsa përpjekjet për të ruajtur armëpushimin e brishtë vazhdojnë.

Gjatë një deklarateTarar tha se Pakistani ka bërë “përpjekje të sinqerta” për të bindur udhëheqjen iraniane të bashkohet me raundin e dytë të negociatave dhe se përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar.

Ora 17:50

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor të Iranit

Foto: Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Forca Hapësinore Amerikane po monitorojnë vazhdimisht tre objektet bërthamore në Iran që u goditën nga sulmet amerikane në qershor 2025, si pjesë e Operacionit ‘Midnight Hammer’.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se Forcat Hapësinore “kanë kamera në çdo centimetër” të tre objekteve bërthamore iraniane që u shënjestruan nga Shtetet e Bashkuara gjatë Operacionit Midnight Hammer vitin e kaluar.

Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi se sulmet “shkatërruan plotësisht vendet ku ndodhet uraniumi, deri në atë pikë sa Irani i etur për gjak nuk ka qenë në gjendje t’i qaset ose t’i gërmojë ato”.

Ora 17:38

Forcat amerikane zbarkojnë në një anije cisternë të dyshimtë, ushtarët zbresin nga helikopterët (VIDEO)

Pentagoni thotë se forcat amerikane hipën në një anije cisternë të sanksionuar gjatë natës në rajonin Indo-Paqësor në përpjekje për të “ndërprerë rrjetet e paligjshme” që mbështesin Iranin.

Në një postim në rrjetet sociale, Pentagoni tha se forcat amerikane “kryen një ndalim detar të ligjshëm” dhe hipën në anijen M/T Tifani “pa incidente”.

Njoftimi vjen disa orë para skadimit të një armëpushimi tashmë të brishtë midis SHBA-së dhe Iranit, ndërsa Pakistani përpiqet të ndërmjetësojë bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Të dhënat e gjurmimit të anijeve treguan se Tifani po transportonte naftë në Oqeanin Indian të martën midis Sri Lankës dhe Indonezisë. Pentagoni e përshkroi Tifani si “pa shtetësi” pavarësisht se ishte një anije me flamur të Botsvanës.

Ora 17:29

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin: Zgjatni armëpushimin, diplomacia është e vetmja rrugë

1774869091_ishaqdar.webp

Foto: Ishaq Dar

Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar, u takua me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Islamabad, Natalie Baker.

Gjatë këtij takimi ai i kërkoi Uashingtonit dhe Teheranit të zgjasin armëpushimin dhe të ndjekin rrugën diplomatike si mjeti i vetëm i qëndrueshëm për të adresuar sfidat dhe për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm rajonal.

Ora 14:58

Trump ngre akuza: Irani e ka shkelur shumë herë armëpushimin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se e ka shkelur “shumë herë” marrëveshjen e armëpushimit.

Trump e ka postuar në Truth Social akuzën, por pa saktësuar se për çfarë po flet konkretisht.

Vlen të përmendet se Irani ka bërë akuza të ngjashme ndaj SHBA-ve. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, ka thënë se sulmi amerikan dhe sekuestrimi i një anijeje mallrash në Gjirin Persik përbënin një shkelje të armëpushimit.

Ora 13:13

Komisionerja e BE-së: Lindja e Mesme është në flakë, Evropa duhet të flasë me një zë

1775824957_flamuriibe.jpg

Foto: Flamuri i BE-së

Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg tha se e gjithë Lindja e Mesme është në flakë dhe për këtë arsye duhet të gjehet një zgjedhje.

“Do t’i informoj ministrat për situatën humanitare. E gjithë Lindja e Mesme është në flakë, nga Libani në Iran, nga Gaza në Bregun Perëndimor. Prandaj, është përgjegjësia jonë e përbashkët të gjejmë një zgjidhje politike, të ushtrojmë presion diplomatik mbi të gjitha palët. Për këtë, shtetet anëtare duhet të flasin me një zë”, tha ajo.

Ndër të tjera Lahbib theksoi se nuk duhet të ketë më gjakderdhje dhe njerëz që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Armëpushimi potencialisht po i vjen fundi; është koha të shohim diplomacinë në veprim. Na duhet një zgjidhje politike. Jo më luftë, jo më gjakderdhje, jo më shkolla dhe spitale të synuara, jo më njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, shtoi ajo.

Ora 10:23

Forcat e Armatosura iraniane: Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo veprimi armiqësor

Irani “është gati të përgjigjet menjëherë dhe me vendosmëri ndaj çdo veprimi armiqësor nga kundërshtarët e tij”, tha gjeneralmajori Ali Abdollahi, komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, në një mesazh të postuar në Telegram dhe të transmetuar nga agjencitë kryesore të lajmeve iraniane ditën kur delegacionet nga Teherani dhe Uashingtoni pritet të mbërrijnë në Islamabad për të rifilluar negociatat.

Ushtria iraniane nuk do të lejojë që “presidenti amerikan gënjeshtar dhe iluzionist” të “krijojë rrëfime të rreme rreth situatës në terren”, veçanërisht në lidhje me çështjen e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, shtoi Abdollahi në mesazhin e tij, duke argumentuar se forcat iraniane i kanë shtyrë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara “drejt dëshpërimit dhe lodhjes, duke i detyruar ata të kërkojnë me dëshpërim një armëpushim”.

Ora 10:09

Mediat iraniane: Cisterna e naftës e Teheranit kaloi nëpër Hormuz, pavarësisht bllokadës detare amerikane

1776542940_ngushticaehormuzit.JPG

Një cisternë iraniane nafte është kthyer në Iran përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht bllokadës amerikane, dhe pritet të arrijë në ishullin Kharg nesër, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare. Cisterna ishte nisur nga Irani për në Arkipelagun Riau në Indonezi në fund të marsit, ku shkarkoi dy milionë fuçi naftë të papërpunuar.

Ora 10:06

Mediat: JD Vance do të mbërrijë në Pakistan të mërkurën për negociata me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pritet të mbërrijë në Islamabad, kryeqytetin pakistanez, midis mëngjesit të vonë dhe pasdites së hershme sipas kohës lokale të mërkurën për bisedime me Iranin, raporton Al Jazeera, duke cituar burime pranë ndërmjetësve.

Ora 08:25

Trump: Irani të negociojë ose do të përballet me probleme që s’janë parë ndonjëherë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i bindur që Irani do të nisë negociatat, duke shtuar se përndryshe vendi “do të përballet me probleme serioze”.

Në një lidhje telefonike me programin radiofonik The John Fredericks Show, Trump tha: “Epo, ata do të negociojnë, dhe nëse nuk e bëjnë, do të përballen me probleme që nuk janë parë kurrë më parë”.

Trump shtoi se “shpresoj që të arrijnë një marrëveshje të drejtë dhe të rindërtojnë vendin e tyre, por kur ta bëjnë këtë nuk do të kenë armë bërthamore. Nuk do të kenë qasje në armë bërthamore, as ndonjë mundësi për t’i pasur ato. Dhe ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë. Kjo mund të nënkuptojë shkatërrimin e botës, dhe ne nuk do ta lejojmë këtë”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Anije #diplomacia #Donald Trump #Forcat e Armatosura #iran #Izrael #Mohammad Bagher Ghalibaf #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrëzohet menjëherë pas ngritjes avioni bombardues ‘B-52’ i Forcave Ajrore të SHBA-së, autoritetet vihen në lëvizje për zbardhjen e aksidentit
  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA nuk e “lëshon dorën”: Bllokada detare do të qëndrojë deri sa të nënshkruhet marrëveshja
  • Trump mbyll luftën me Iranin, por a dështoi strategjia e SHBA? Analiza e BBC: Marrëveshja po ekspozon kufijtë e fuqisë amerikane
  • Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve
  • Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Goditet bastioni i Hezbollahut në Dahiyeh, tensionet kërcënojnë armëpushimin e brishtë mes Izraelit dhe Libanit 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zviceranët votojnë sot për kufizimin e popullsisë, referendumi mund të ndryshojë politikat e emigracionit 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by