Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Duam 120 mijë euro”/ Të akuzuar për mashtrimin përmes Call Center-ve ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit
Aktualitet

“Duam 120 mijë euro”/ Të akuzuar për mashtrimin përmes Call Center-ve ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

• 17 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.42 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Emiljano Sejdillari, Sokol Krasniqi, Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani, Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi.

Konkretisht:

Emiljano Sejdillari dhe Sokol Krasniqi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale ”Mashtrim kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, parashikuar si vepër penale nga 143/b/2 të Kodit Penal.

Ky procedim filloi mbi kërkesën për ndihmë juridike të Prokurorisë së Përgjithshme Karlsruhe në Gjermani, në kuadër të një procedimi penal ndaj disa personave, të dyshuar për mashtrim të organizuar dhe tregti, sipas nenit 263 I, V të Kodit Penal të Gjermanisë.

SKEMA E MASHTRIMIT

Më 14.12.2023, një grua e dëmtuar nga zona Freiburg, Gjermani, u bë viktimë e një tentative mashtrimi nga një grup i organizuar, të cilës i kërkuan një shumë prej 120.000 euro. Në sajë të punës së policisë gjermane u pengua dorëzimi i shumës së kërkuar nga autorët e veprës penale.

Prej datës 18 dhjetor 2023, nga përgjimet e telefonit të shtëpisë të së dëmtuarës është identifikuar dhe numri i personave të dyshuar. Që nga nisja e përgjimit janë zbuluar nga autoritetet policore gjermane disa qindra mijëra telefonata ose tentativa për telefonata përmes këtij numri. Thirrjet janë përdorur për të kryer lloje të ndryshme të veprave të mashtrimit, disa të kryera, disa të mbetura në tentativë).

Autorët përdornin aplikacionin “Caller-ID-Spoofing” për të shfaqur numra të ndryshëm në telefonat e të dëmtuarve, me qëllimin për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Gjatë hetimit kibernetik u zbulua se telefonatat me palët e dëmtuara, bëheshin duke përdorur teknologjinë “Voice-over-IP” përmes “Server-ëve” të vendosur në Gjermani. Autorët zakonisht përdornin shërbime anonimizuese si “VPN” për të fshehur identitetin e tyre. Megjithatë, gjatë vlerësimit të të dhënave në këto “Server-a”, ekspertët e IT-së të Policisë së Shtetit në Gjermani indentifikuan adresat e jashtme të IP-së që tregonin lidhjet në internet dhe pajisje fundore.

Nga interpretimi dhe vlerësimi i këtyre të dhënave nga specialistët kibernetikë ka rezultuar se të dëmtuarit po telefonoheshin përmes shërbimit telefonik të internetit nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Janë identifikuar adresat IP, që i përkisnin kompanive “Digicom” dhe “Kujtesa Net” Sh.p.k.Bazuar në kërkesën për ndihmë juridike, përmes të cilës kërkohej identifikimi i adresave IP, është parë e nevojshme kryerja e veprimeve më të gjera dhe regjistrimi i procedimit penal nr.42 i vitit 2024.

Përmes metodave speciale të hetimit u identifikua një qendër thirrjesh në rrugën “Hamdi Sina”, pallatet FZ Construction, kati i 7-të, në Tiranë. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kontrolli u krye më 18.04.2024, rreth orës 09:00. Nga ndërhyrja në objektin “Call Center”, në rrugën “Hamdi Sina” u gjetën dhe u shoqëruan nga policia gjyqësore gjashtë persona të dyshuar dhe u sekuestruan prova të shumta materiale, digjitale dhe dokumentare. Në kushtet e dy hetimeve paralele në Shqipëri dhe në Gjermani, rezultatet dhe provat materiale u dërguan për analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Analiza e plotë çoi në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes Call Centrer, të paregjistruara si biznese në organet tatimore.

Mbi bazën e këtyre analizave, me vendimin nr.73 datë 28.7.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktoi masat e sigurimit personal “arrest në burg” për pesë persona dhe masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për tre persona të tjerë.

Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar për një periudhë disa mujore të aktivitetit Call Center, është 363 501 Euro, për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani.

Vlera e ulët e dëmit të shkaktuar lidhet edhe me parandalimin e qindra tentativave për mashtrim të autorëve të dyshuar. Sapo kryheshin telefonatat nga “mashtruesit”, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjyqësore gjermane duke i shpjeguar skemën e mashtrimit duke ndikuar në anullimin e pagesave.

Pas caktimit të masës së sigurimit është bërë e mundur dhe ekstradimi në Shqipëri, i një prej personave të hetuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

SPAK ripërsërit mesazhin për qytetarët dhe median se fenomeni i mashtrimit on line përmes qendrave të thirrjeve është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me përparësi nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Veç goditjes së këtij fenomeni është detyrë e shtetasve që punojnë në këto Call Center të mos bëhen pjesë e veprimtarive të tyre të paligjshme.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 3 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 2 lexime · 48 minuta më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin