Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gigi Hadid shkëlqen me fustanin e bardhë që përqafon trupin, frymëzuar nga Marilyn Monroe
Aktualitet

Gigi Hadid shkëlqen me fustanin e bardhë që përqafon trupin, frymëzuar nga Marilyn Monroe

• 20 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Modelja mahniti në tapetin e kuq me një krijim elegant e plot shkëlqim, ndërsa frizura dhe detajet klasike e kthyen në yllin absolut të mbrëmjes

Një plejadë zonjash të famshme e madhështoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Breakthrough” në Los Angeles: diva filmi, ikona muzike, kampione sporti… Megjithatë, një fytyrë e njohur dhe e bukur nga bota e modës u veçua në mënyrë të posaçme, mahnitësja Gigi Hadid shkëlqeu me një krijim glamuroz të bardhë, duke kujtuar epokën e paharrueshme të Hollywood-it dhe hyjneshat e saj.

Meqë kohët e fundit e kemi parë nën dritat e reflektorëve vetëm në javë të zgjedhura mode, është e qartë pse paraqitja e saj në këtë ngjarje tërhoqi kaq shumë vëmendje. Edhe pse nuk është aktore, Gigi Hadid me këtë paraqitje sensacionale na ktheu në epokën e artë të ekranit dhe shkëlqimin klasik që mbetet i pavdekshëm, aq sa çdo rikthim i tij na lë pa frymë dhe zgjon nostalgji, transmeton Telegrafi.

Modelja e njohur mbërriti në Barker Hangar në Santa Monica me një fustan hijerëndë, kristal të bardhë, të shtëpisë së modës David Koma, një krijim skulpturor që dukej sikur shkrihej me linjat e saj perfekte. Fustani prej mëndafshi me prerje rreth qafës dhe elementin qendror, një brosh i madh i artë, i dha pamjes super elegante një notë të veçantë.

Në këtë paraqitje u përshtatën në mënyrë të përkryer sandalet e markës Andrea Wazen, bizhuteritë diskrete dhe frizura me onde të lehta. Revista Vogue veçoi sidomos buzëkuqin me efekt të zbutur, i cili këtij kombinimi, të cilin e quajtën hyjnor, i dha një nuancë të vjetër elegante dhe kujtoi një paraqitje të Marlene Dietrich nga vitet e saj më të mira.

Me pak fjalë, Gigi Hadid briloi në tapetin e kuq, duke lënë pothuajse në hije yjet e tjera të ngjarjes më glamuroze të fundjavës së kaluar, mes tyre Margot Robbie, Anne Hathaway, Salma Hayek, Maria Sharapova, Gal Gadot, Zoe Saldaña, Michelle Yeoh dhe Olivia Wilde. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anne hathaway #Fustani i bardhë #Gigi hadid

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Matt Damon mirënjohës për punën në "The Odyssey": Nuk ka shumë njerëz në të 50-at që luajnë role të tilla
  • Hailey Bieber vjen me dukje verore në postimin e fundit në rrjete sociale
  • Gigi Hadid rikthen trendin e buzëve të mjegulluara: Duken më të plota, por elegante
  • Të ardhurat marramendëse të yjeve të filmit “The Devil Wears Prada 2” – aktorët janë paguar me nga 11.5 milionë euro secili
  • Gafë virale: Babai i Gigi Hadid publikon foto të bërë me AI duke menduar se është vajza e tij në 'Met Gala 2026'
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Botë “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by