Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘O Sali, o idiot, mos hidh molotov!’ Avokati i drejtohet Berishës: Je tradhtar, ke përreth grup kriminal! Nallbani: E mori vulën në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

‘O Sali, o idiot, mos hidh molotov!’ Avokati i drejtohet Berishës: Je tradhtar, ke përreth grup kriminal! Nallbani: E mori vulën në mënyrë të paligjshme

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me tone të forta e të ashpra, avokati Zaçe Islami pati kritika për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, drejtpërdrejt nga “Studio Live” në Report Tv. Ai tha se hedhja e molotovëve kundrejt efektivëve të policisë është e gabuar, ndërsa e akuzoi Berishën për tradhti ndaj demokracisë.

“Atyre që hedhin molotovë ua kanë bërë mirë. Mos hidh molotov se nuk ta kanë fajin policët, o idiot! O Sali, nuk të kanë faj policët! Fajin e ke ti që na ke tradhtuar neve! Je ti tradhtari i parë! Je ti Juda e demokracisë në Shqipëri! Je ti Juda e së djathtës shqiptare! Ai është Juda që ka tradhtuar të djathtën shqiptare dhe po mban rreth vetes një grup kriminal në të ashtuquajturat lista të mbyllura dhe kjo e zezë nuk ka për të ikur nga Shqipëria përveçse me një përmbysje të përgjithshme popullore”, tha Islami.

Islami e sheh PD-në si Partinë e dikurshme Komuniste që funksionon duke e ndarë pushtetin te një grup i caktuar, që ai e quan “kriminal” pasi kundërshton fort listat e mbyllura.

Zaçe Islami:Partia Demokratike ka shkuar në origjinë, në Partinë Komuniste. Pse votojnë partitë me listat e mbyllura? Ç’janë ato?

Bujar Nallbani: Nuk votojnë partitë, por i mbajnë listat e mbyllura sepse në të hapurat, asnjë nga Benjaminët e tyre të cilët i përkëdhelin, nuk merr asnjë votë.

Zaçe Islami:Pra pushtetin e merr një klikë e organizuar, një grup i organizuar kriminal.

Ndërsa Bujar Nallbani nënvizoi se njerëzit nuk duhet të protestojnë më për Berishën, por për problemet e tyre konkrete.

“Njerëzit duhet të ngrihen për veten, jo për Saliun e militantët. Nëse unë ngrihem për të mbrojtur Saliun, problemet e tij familjare, hajdutërinë e tij e gjithçka tijën, nuk ngrihem për mirëqenien time personale e popullin që vuan. Ne duhet të ngrihemi për këto që na shqetësojnë, jo për partitë e këtyre që në vite na kanë vjedhur e rrjepur!”, tha ish-kandidati për kreun e PD.

Madje, sipas tij, drejtimi i PD nga Berisha është i paligjshëm.

“Është i paligjshëm në krye të opozitës se ia dha gjykata. Ata që ia dhanë vulën janë të partisë. Aktin e parë të tradhtisë e bënë këta që ia dhanë një tradhtari”, tha Nallbani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:43

‘Saliu bën paradë mode çdo javë!’ Zaçe me deklarata të forta: S’më pranon te foltorja se e di se ç’do t’i them!

Gjatë një diskutimi në “Studio Live” në Report Tv, ku u habit që Sali Berisha vijon sërish sot me foltoren, avokati Zaçe Islami tha se kryetari i PD nuk e lejon të marrë pjesë.

Zaçe Islami:Del Saliu atje e bën paradë mode! Javë për javë ose një herë në 10 ditë, bën paradë mode, hedh ca shashka atje.

-Është prapë sot.

Zaçe Islami:Është prapë edhe sot?

-Sot ka atë foltoren me 20-30 vetë. Aty mund të shkoni ju e të shpalosni idetë tuaja…

Zaçe Islami: Kush të qas atje?

Bujar Nallbani:Pse?

-Po ju, s’jeni demokrat?

Zaçe Islami:Jo! S’më pranon njeri mua atje! Ai e di se ç’do t’i them unë po shkova atje!

Bujar Nallbani:Ajo është trimëri, jo këtu në studio televizive.

Zaçe Islami:Ti kujton se trembem a si e ke hallin? Hajde e më shoqëro, ta shohësh që nuk më lënë!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #bujar nallbani #molotov #PD #sali berisha #studio live #Zace Islami
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Biznesmeni në kërkim nga SPAK u arrestua në Francë/ Berisha hedh “shashkën” për Ermal Beqirin: A u lëshua urdhër-arresti? Apo u pengua nga policia e Ramës?!
  • GJKKO e liroi, Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje!
  • “Olsi Rama, kryeson në lojërat ilegale të fatit, mashtron europianët me call-centre. Mbrohet nga i vëllai”, Berisha: Si u shit me 26 mln euro brenda 60 ditësh toka ku u bë “Air Albania”
  • “Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun
  • “Socialistët po djegin teserat e partisë së krimit”/ Berisha: Kërcënimet e Ramës dhe as temperaturat e larta s’i ndalin protestat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 8 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 6 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by