Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Aktivitetet kulturore/ ‘Si ne të dy’ premierë te Teatri Kombëtar! ‘Muzë e Shpirtit të Lirë’ te Skampa në Elbasan
Aktualitet

Aktivitetet kulturore/ ‘Si ne të dy’ premierë te Teatri Kombëtar! ‘Muzë e Shpirtit të Lirë’ te Skampa në Elbasan

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“SI NE TË DY”, KOMEDIA E ZEZË, PREMIERË NË TEATRIN KOMBËTAR

“Si ne të dy” është komedia e zezë me regji nga Violeta Trebicka, që do të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës më 22 prill në orën 20:00. Shfaqja ka në qendër një çift, i cili përballet me shpërbërjen e martesës së tyre, interpretuar nga aktorët Luiza Xhuvani dhe Alfred Trebicka.

2. “IMPULS”, KONCERT NGA ORKESTRA FRYMORE NË QYTETIN E DURRËSIT

“Impuls” koncerti nga Orkestra Frymore në Durrës me drejtues orkestre| Saimir Kalaja dhe drejtuese artistike Olta Juba, do të vijë në Sallën e Koncerteve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës mbrëmjen e nesërme në orën 19:00.

3. “ZËRAT E TOKËS”, SHFAQJE NË TEATRIN E HAPUR “MIRUSH KABASHI”

“Zërat e tokës”, një shfaqje që bashkon teatrin, muzikën, koreografinë dhe akrobacinë në një përvojë të paharrueshme do të shfaqet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës më 22 prill në orën 19:30 në teatrin e hapur “Mirush Kabashi” në Parkun e Madh të Liqenit.

4.KONCERT GALA/ “TRE TENORËT SPANJOLLË” NË SKENËN E TKOB-IT

“Tre tenorët spanjollë” koncert gala në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen sonte në orën 19:00 me tenorët Ignacio Encinas, Oscar Encinas dhe Albert Deprius. Të ftuar edhe artistët shqiptarë, Ramona Tullumani, Denis Skura e Ekland Hasa, të cilët do të interpretojnë të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Leonardo Quadrini.

5. FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT TË STUDENTËVE NË TIRANË

Në Universitetin e Arteve në Tiranë organizohet për herë të parë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Studentëve në Tiranë (International Student Film Festival in Tirana). Festivali do të çelet mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

6. “MAMMA MIA”, MUSICALI I NJOHUR, SHFAQJE NGA STUDENTËT

Një ndër shfaqjet më të dashura të repertorit modern, musicali “Mamma Mia” do të shfaqet nesër në ora 20.00 në Sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve. Shfaqja është një produksion i studentëve të Fakultetit të Muzikës, nën drejtimin artistik të artistes dhe pedagoges Manjola Nallbani.

7. PANAIRI MBARËKOMBËTAR I LIBRIT AKADEMIK E SHKENCOR NË TIRANË

Nga nesër deri më 24 prill në Akademinë e Shkencave mbahet Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor me qëllim promovimin e botimeve dhe lehtësimin e qasjes së lexuesit ndaj librit akademik dhe shkencor.

8. “JO TOKË E THJESHTË”, EKSPOZITA E STUDENTËVE TË MULTIMEDIAS

“Jo Tokë e Thjeshtë” është ekspozita e studentëve të Atelierit të Multimedias në Universitetin e Arteve, në galerinë FAB. Në të prezantohen deri më 30 prill akte eksperimentale, shumëllojshmëri mediumesh dhe qëndrimesh artistike.

9. “MUZË E SHPIRTIT TË LIRË”, KONCERT NË TEATRIN “SKAMPA”

“Muzë e Shpirtit të Lirë” është koncerti që do të mbahet nesër në orën 19:00 në teatrin “Skampa” në Elbasan. Interpetojnë Matilda Bajrami në flaut, Xhovana Marku në oboe dhe Ardita Bufaj në piano.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Inter #iran #rubrika ciceron

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Trump mbyll luftën me Iranin, por a dështoi strategjia e SHBA? Analiza e BBC: Marrëveshja po ekspozon kufijtë e fuqisë amerikane
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen
  • Mediat pro-Netanyahu sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran, rriten tensionet me Uashingtonin
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
  • Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by