Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shpallën “non grata” qytetaren se kishte foto me ish-presidentin e Iranit”, Berisha: Kam qenë kryeministër kur shërbimet e huaja më informuan se Rama kishte shkuar në Teheran dhe takoi Ahmedinexhad
Politikë

“Shpallën “non grata” qytetaren se kishte foto me ish-presidentin e Iranit”, Berisha: Kam qenë kryeministër kur shërbimet e huaja më informuan se Rama kishte shkuar në Teheran dhe takoi Ahmedinexhad

• 27 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet të diskreditojë protestën qytetare dhe simbolikën e saj. Berisha akuzoi gjithashtu se Rama ka shkuar disa herë në Iran dhe është takuar me ish-presidentin Ahmedinexhad. “Shpall non-grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmedinaxhadin. Po më lejoni t’u tregoj një gjë o qytetarë. Kam qenë kryeministër në pushtet kur shërbimet e huaja më informojnë se Edi Rama ka shkuar në Teheran dhe është takuar me Ahmedinaxhadin”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se Rama “i urren të rinjtë” dhe se ka shpallur “algoritmin si bajlozin e zi”, ndërsa, sipas tij, merret me sulme ndaj blogerëve, influencerëve dhe pjesëmarrësve në protestë, në vend që të reflektojë mbi kërkesat e qytetarëve. Ai e akuzoi kryeministrin se ka sulmuar figura të protestës dhe madje ka tentuar të përbaltë ish-luftëtarin e UÇK-së, Tahir Sinani, vetëm sepse në protestë është valëvitur edhe flamuri i UÇK-së. Më tej, kreu i PD-së ironizoi përpjekjen e Ramës për të përdorur simbolin e flamingos, që është bërë identifikues i protestës.

Në përfundim, ai i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen.

Read more:Rama vendosi flamingot si foto profili në Facebook, Marjana Koçeku e ironizon me kullën që i ngjan: Mund t’ia sugjeroni

“Sulmoi bloger dhe infuencerë, shpalli bajloz të zi algoritmin, merret me njollat e errëta, sulmon personazhe të protestë, apo shpall non grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmadinejad. Ndërkohë kur unë isha kryeministër, ai shkoi dhe udhëtoi disa herë drejt Iranit ku bëri foto me Ahmadinejad. Ai arriti që të përbalte një nga heronjtë e UÇK-së, Tahir Sinanin. Donte të përbalte UÇK-në, për fajin e vetëm se në këtë protestë del dhe flamuri i UÇK-së. Njeriu që nga një anë përpiqet që të luftojë protestën, duke i vendosur në bluzën e tij flamengon apo ta vendosë në FB, por ai s’ka të drejtë morale. I them se; mund të stamposh në bluzën tënde Belindën, Agaçin, drogën e kokainën, kurrë flamengon. Herë tjetër i vendos ata në foton kryesore të FB duke besuar se kështu po bëhet më miqësor me ta. Rama, për ta mbyllur, jep dorëheqjen, pasi je armiku i të rinjve shqiptar. Je arrogant, cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria.”, tha ai.

E plotë

Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Shpall non-grata një zonjë sepse kishte një foto me Ahmedinaxhadin. Po më lejoni t’u tregoj një gjë o qytetarë. Kam qenë kryeministër në pushtet kur shërbimet e huaja më informojnë se Edi Rama ka shkuar në Teheran dhe është takuar me Ahmedinaxhadin.

Read more:“Rama, jepe dorëheqjen!”/ Protesta e 28-të kombëtare mbahet sot, diaspora i bashkohet tubimit në Tiranë

Dhe se Erion Veliaj e ka bërë atë rrugë disa herë.
Dhe natyrisht nga hetimet e organeve kompetente doli se të paktën në një rast, Rama kishte shkuar në Internacionalen Socialiste të mbledhur në Iran nga Ahmedinaxhadi.

Pra, çfarë do të thotë kjo? Shpall një zonjë non-grata sepse siç e shpjegoi ka marrë një medalje si lexuese e Kuranit në një konferencë fetare.

Rasti tjetër, është apo nuk ka qenë luftëtar i UÇK. Është i tillë apo i atillë.

Read more:NATO përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran, Rutte: Memorandumi synon të degradojë kapacitetet bërthamore të Teheranit

Arritën në shkallë ekstreme të përbaltin një nga heronjtë më të lavdishëm të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar në fund të shekullit të 20, Tahir Sinanin.

Nxorën, rrëmuan si hiena të policisë sekrete të dikurshme fatura, dokumente pa asnjë interpretim, për të përbaltur luftën, për të përbaltur UÇK-në, për fajin e vetëm se në këtë protestë midis flamujve del edhe flamuri i UÇK, etj.

Read more:Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, dyshohet sërish ushqimi i SORI-AL! Nis hetimi, AKU merr mostrat

Pra, njeriu që nga një anë përpiqet t’i luftojë me mjetet e tjera duke stampuar në bluzën e vet flamengot apo duke i vendosur në Facebook-un e tij, dhe i them nuk ke të drejtë morale ta bësh këtë, tregon amoralitet me këtë.

Ti mund të stamposh në bluzën tënde Lubi Ballukun, dy Lindat, Gys Agasin, Engjëll Agaçin, Arubën. Mund të stamposësh drogën, kokainën, por kurrë flamengot.

Herë tjetër i vendos ata në foton kryesore të FB, duke besuar se kështu po bëhet më miqësor me ta.

Read more:Zgjidhja e thjeshtë që heq yndyrën nga furra menjëherë

Edi Rama, për ta mbyllur, thirrja ime është jep dorëheqjen menjëherë se ti je armiku më i egër i të rinjve shqiptarë.

Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria. Ndaj dhe jep menjëherë dorëheqjen sepse po soset durimi i tyre.

Lexo edhe
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Tags: #Edi Rama #erion veliaj #Facebook #Foto #iran #Kryesore #Njollat #non grata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 9 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 22 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by