Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, dyshohet sërish ushqimi i SORI-AL! Nis hetimi, AKU merr mostrat
Kronikë

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, dyshohet sërish ushqimi i SORI-AL! Nis hetimi, AKU merr mostrat

• 25 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar dhe dyshohet që shkak të jetë sërish ushqimi katering i kompanisë SORI-AL. Fillimisht ishin 31 kursantë të Akademisë së Sigurisë, që mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Por fill pas tyre, mëngjesin e sotëm janë paraqitur me simptoma helmimi në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë që janë dërguar për ndihmë mjekësore te ‘Infektivi’ i QSUT-së.

Mësohet se menuja e tyre e darkës ka përfshirë pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë.

Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh, ndërsa policia dhe AMP kanë nisur hetimet. AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike. Edhe kursantëve u janë bërë analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit.

Read more:BIRN: Rama kërkon të gjejë “fajtorin e brendshëm”, në kushtet kur presioni i qytetarëve dhe protestat ndaj tij po vazhdojnë në Tiranë

Herën e parë, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i së njëjtës kompani ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës.

Njoftimi i policisë:

Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Read more:Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i SORI-AL

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Read more:Hantavirusi, kroçera mbërrin në Ishujt Kanarie, në gjendje të rëndë edhe mjeku i bordit! Po gjurmohen kontaktet e pasagjerëve që zbritën më herët nga anija

Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:14

Helmimi i 60 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, reagon SORI-AL: Aty futen edhe produkte ushqimore nga jashtë

Foto: Akademia e Sigurisë

Pas helmimit të 60 kursantëve të Akademisë së Sigurisë ka reaguar SORI-AL

Read more:Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, arrestohen kuzhinieri dhe teknologia e ushqimit – shpallen në kërkim edhe të tjerë

Deklarata e plotë:

Në vijim të deklaratave tona të mëparshme dhe duke mbetur plotësisht të angazhuar për transparencë dhe bashkëpunim me institucionet, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k. ndjen detyrimin të reagojë lidhur me publikimet në portale të bëra gjatë ditës së sotme për një ngjarje të re të raportuar pranë Akademisë së Sigurisë.

Që nga momenti i marrjes dijeni për shqetësimet shëndetësore të raportuara, përfaqësuesit e shoqërisë kanë ndjekur nga afër situatën, duke qëndruar në kontakt me autoritetet përgjegjëse dhe duke u interesuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të studentëve, të cilët, sipas informacionit të marr, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë rikthyer të gjithë në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Kjo është hera e dytë që raportohet një episod i tillë në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Pikërisht për këtë arsye, edhe pas ngjarjes së muajit maj, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k mori masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi të proçesit të prodhimit, transportit, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, duke forcuar autokontrollin dhe mbikëqyrjen në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor. Në kuadër të këtij monitorimi janë konstatuar dhe dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë të produkteve ushqimore të porositura nga jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar. Ky është një element faktik, i dokumentuar nga ana jonë, i cili, sipas vlerësimit tonë, duhet të jetë pjesë e hetimit objektiv të institucioneve kompetente, pasi çdo ushqim i konsumuar jashtë zinxhirit të kontrolluar të furnizimit mund të përbëjë një faktor që duhet të verifikohet.

Shoqëria “SORI-AL” përgatit dhe shpërndan çdo ditë mbi 1.000 racione ushqimore, duke operuar prej më shumë se 23 vitesh në sektorin e kateringut për entet publike. Gjatë gjithë kësaj periudhe aktiviteti, kompania ka ndërtuar reputacionin e saj mbi respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe nuk është përballur më parë me episode të ngjashme të përsëritura në një interval kaq të shkurtër kohor. Ky fakt e bën edhe më të domosdoshme që çdo rrethanë të analizohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe pa paragjykime.

Read more:Task-forcë e re për sezonin veror, Sula porosi inspektorateve gjatë takimeve në Durrës

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Akademisë së Sigurisë që, krahas hetimit të kësaj ngjarjeje, të forcojnë monitorimin e respektimit të rregullave për konsumimin e ushqimit brenda institucionit, duke garantuar që të mos futen dhe konsumohen produkte ushqimore nga burime të pakontrolluara. Po ashtu, nga monitorimet dhe verifikimet e kryera nga stafi ynë gjatë ofrimit të shërbimit është konstatuar se procesi i konsumimit të ushqimit zhvillohet në kushte ku mungojnë disa elementë bazë të kushteve higjieno-sanitare, si mundësia për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent përpara konsumimit të vakteve. Gjithashtu, është vërejtur se në shumë raste studentët paraqiten për konsumimin e ushqimit menjëherë pas përfundimit të stërvitjes. Këto rrethana nuk paraqiten për të shmangur apo transferuar përgjegjësi, por për të evidentuar se siguria ushqimore është rezultat i funksionimit të të gjithë zinxhirit të sigurisë, duke përfshirë jo vetëm prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, por edhe mënyrën dhe kushtet në të cilat ai ruhet dhe konsumohet. Për këtë arsye, vlerësojmë se edhe këta faktorë duhet të jenë pjesë e hetimit dhe analizës objektive të institucioneve kompetente.

Shoqëria “SORI-AL” mbetet e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet kompetente dhe kërkon që edhe kjo ngjarje të hetohet mbi bazën e provave shkencore, epidemiologjike dhe laboratorike, pa nxjerrë përfundime të parakohshme dhe pa dëmtuar padrejtësisht reputacionin e një kompanie që prej më shumë se dy dekadash operon në këtë sektor. Shoqëria “SORI-AL” mbetet në pritje të rezultateve të analizave laboratorike të kampioneve të marra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe të analizave të kryera, me iniciativën e saj dhe në mënyrë të pavarur, pranë një laboratori tjetër të akredituar, në kuadër të sistemit të autokontrollit. Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k.

Lexo edhe
Kronikë

Mbeti viktimë e një atentati në Vorë, Report Tv siguron foton e 50-vjeçarit të ekzekutuar në derë të shtëpisë

Kronikë

Plas grushti në Sarandë, dhunohet me sende të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira! Arrestohet një 43-vjeçar, hetohen në gjendje të lirë 3 persona të tjerë (VIDEO)

Tags: #Akademia e sigurisë #Aktiviteti #aku #Bakteret #Foto #Helmim #jetë #Koke #Sori-Al #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbeti viktimë e një atentati në Vorë, Report Tv siguron foton e 50-vjeçarit të ekzekutuar në derë të shtëpisë
  • Plas grushti në Sarandë, dhunohet me sende të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira! Arrestohet një 43-vjeçar, hetohen në gjendje të lirë 3 persona të tjerë (VIDEO)
  • Aksident në Tepelenë-Memaliaj, 5 të plagosur nga përplasja e dy makinave
  • Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motori përplaset me kamionin! Motoçiklisti humb njërën këmbë (EMRAT+VIDEO)
  • Finiq/ Zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq, flakët djegin bimët
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej
  • Shpjegimi me VIDEO: Si është e ndërtuar ‘Toka’ mbi të cilën Kanye West përformoi në Tiranë për 60 mijë fansa nga 80 vende të botës
  • Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO)
  • I dënuar në Itali me 13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, 48-vjeçari arrestohet në Tiranë për t’u ekstraduar (EMRI+VIDEO)
  • BIRN: Një kulturë e re – Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 43 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 40 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 12 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Janë të gjithë të korruptuar”/ Qytetari: Vij nga Suedia, shqiptarët duhet të dalin të gjithë në protestë deri në rrëzimin e Ramës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mbeti viktimë e një atentati në Vorë, Report Tv siguron foton e 50-vjeçarit të ekzekutuar në derë të shtëpisë

Report Tv ka siguruar fotografinë e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, i cili u ekzekutua me armë zjarri pas…

• 10 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Plas grushti në Sarandë, dhunohet me sende të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira! Arrestohet një 43-vjeçar, hetohen në gjendje të lirë 3 persona të tjerë (VIDEO)

Një konflikt i ashpër ka ndodhur në parkimin e ‘Syrit të Kaltër’ në Sarandë, ku disa persona kanë…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Aksident në Tepelenë-Memaliaj, 5 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Dy automjete janë përplasur në aksin Tepelenë–Memaliaj duke rezultuar në lëndimin e 5 personave. Ngjarja ka ndodhur në…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by