Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​E ardhmja e Artetës në dyshim, Arsenali gjen pasuesin e tij
Aktualitet

​E ardhmja e Artetës në dyshim, Arsenali gjen pasuesin e tij

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arsenali ka hyrë në një fazë vendimtare të sezonit, ku presioni mbi trajnerin Mikel Arteta është rritur ndjeshëm dhe e ardhmja e tij në “Emirates” po shihet me më shumë pikëpyetje se më parë.

Spanjolli po e mbyll kampanjën me vazhdimësinë në lojë, në një situatë që brenda pak javësh ka kaluar nga entuziazmi te shqetësimi.

Skuadra londineze mbërriti në këtë etapë të edicionit me mundësi reale për një sezon historik, por rezultatet e fundit kanë sjellë dyshime dhe kanë bërë që gjithçka të varet nga përfundimi i sezonit, i cili pritet të ndikojë jo vetëm në projektin e klubit, por edhe në fatin e vetë trajnerit.

Në Ligën Premier, Arsenali ka parë se si një avantazh i rëndësishëm është shkrirë me kalimin e javëve.

Ajo që dukej si një rrugë relativisht e qetë drejt titullit është kthyer në një garë të vështirë, ku mungesa e vazhdimësisë në momentet kyçe u ka dhënë mundësi rivalëve të afrohen dhe t’i vënë në rrezik objektivat.

Skuadra ka shfaqur pasiguri në ndeshje vendimtare, duke lëshuar pikë që tani peshojnë shumë.

Ky kontekst ka bërë që në klub të shtohet shqetësimi për drejtimin e projektit, pasi në një ekip me ambicie si Arsenali, kërkesa është të luftohet deri në fund në të gjitha frontet dhe ndjesia e një mundësie të humbur ka rritur tensionin.

Ndërkohë, Liga e Kampionëve paraqitet si mundësia kryesore për ta “shpëtuar” sezonin. Arsenali ndodhet në gjysmëfinale, një fazë ku nuk kishte mbërritur prej vitesh, por përballja e radhës kërkon maksimumin.

Ekipi duhet të tregojë karakter dhe personalitet në një sfidë me nivel shumë të lartë, ku nuk mjafton vetëm konkurrimi, por kërkohet edhe një hap përpara në objektiv dhe rezultat.

Për Artetën, Liga e Kampionëve po shihet si një provë vendimtare: arritja në finale mund ta ndryshojë perceptimin rreth punës së tij, ndërsa një eliminim do ta linte në një pozicion të ndërlikuar.

Nëse bashkëpunimi me Artetën do të marrë fund, sipas raportimeve, emri që po fiton terren si alternativë për stolin e Arsenalit është Cesc Fabregas.

Ish-mesfushori i “Topçinjve”, që aktualisht drejton Como 1907, po vlerësohet për ecurinë e tij, duke ndërtuar një projekt tërheqës dhe ambicioz, ndërsa përvoja e tij me Arsenalin dhe profili i një trajneri të ri me ide ofensive e bëjnë një opsion që i josh disa prej tifozëve.

Arsenali pritet të përballet me një vendim të madh në javët e ardhshme.

Qëndrimi i Artetës ose një ndryshim drejtimi do të varet nga rezultati final i sezonit, teksa çdo ndeshje mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e stolit dhe të gjithë projektit sportiv. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsenal #cesc fabregas #como #Mikel arteta #Premier league

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet i shumëkërkuari Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by