Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm! 30 vite burg për Kushtrim Kokallën (VIDEO)
Aktualitet

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm! 30 vite burg për Kushtrim Kokallën (VIDEO)

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselin e Granit Plavën. Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur të martën.

Murseli, bashkëshorti i Ademajt, Plava e Kokalla, të cilët nuk kanë qenë prezent në sallë kur është shpallur vendimi, akuzoheshin për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-ës.

Të tre sipas aktakuzës, ishin dakordësuar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, në aktakuzë thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Murselin. Naim Murseli thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e së ndjerës.

Tom Dodaj, i cili ua ka shitur armën Murselit e Plavës për 280 euro ka pranuar fajësinë. Themelorja e ka dënuar me 5 vjet burgim, e më pas Apeli ia ka ulur në 3 vjet.

Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Murseli u pat deklaruar i pafajshëm. Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, ndërsa Kokalla kërkoi kohë për t’u konsultuar me mbrojtjen./Koha

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:05

VIDEO/ Dënimi i vrasësve të Liridona Ademajt, MOMENTI prekës kur familjarët e të ndjerës dëgjojnë vendimin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar përjetë Naim Murselin dhe Granit Plavën, dhe me 30 vite Kushtrim Kokallën, të tre të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Vendimi u prit me lot dhe duartrokitje nga familjarët, të cilët tani mund të ndihen më të lehtësuar,, edhe pse dhimbjen e humbjes së saj nuk e zbeh asgjë. Ata janë parë në sallën e gjyqit duke përqafuar njëri-tjetrin, më sytë të mbushur me lot.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Gjykata themelore e prishtinës #Granit plava #Kushtrim kokalla #Liridona ademaj #Naim murseli #Plava #prishtine #tom doshi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për prioritetet e përbashkëta
  • Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet
  • Ambasada e SHBA-së përsërit thirrjen: Autorët e sulmit në Banjskë të mbajnë përgjegjësi
  • “Besa besë”/ Mesazhi historik i Adem Jasharit shfaqet në sheshin në Prishtinë, jehon thirrja për tri shkronjat e arta “UÇK” (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin