Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Për çunat që janë në azil në Angli, na shkruani’, hetimi i Daily Mail për azilkërkuesit shqiptarë: Falsifikojnë dokumente policie për 3 mijë euro
Aktualitet

‘Për çunat që janë në azil në Angli, na shkruani’, hetimi i Daily Mail për azilkërkuesit shqiptarë: Falsifikojnë dokumente policie për 3 mijë euro

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Azilkërkuesit shqiptarë po paguajnë policë të korruptuar që të shkruajnë vërtetime në favor të aplikimeve të tyre, shkruan Daily Mail.

Sipas medias britanike, emigrantët shqiptarë shpesh pretendojnë se janë kërcënuar nga kriminelë në vendin e tyre me qëllimin për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke qenë se këto aplikime ka të ngjarë të mos miratohen pa u mbështetur në asnjë provë, grupet e organizuara kriminale kanë ndërhyrë për të ofruar një zgjidhje, duke shfrytëzuar zyrtarë të korruptuar.

Një bandë, që operon përmes një llogarie në TikTok të quajtur “Punë të ndryshme në Europë” ka reklamuar drejtpërdrejt shërbimet e saj për emigrantët shqiptarë që duan të paraqesin kërkesa të rreme për azil.

“Për çunat që janë në azil në Europë dhe Angli dhe ju duhet vërtetim që keni probleme në Shqipëri, kontaktoni me mesazh”, thuhet në një nga postimet. “Mund të sigurojmë deklarata të vërteta nga shteti ose spitalet që thonë se jeni kërcënuar në Shqipëri. Për më shumë informacion, na shkruani.”

Duke përdorur një numër celulari shqiptar, një gazetar i infiltruar i Daily Mail u shtir sikur kishte një të afërm në një qendër paraburgimi në Mbretërinë e Bashkuar, i cili kishte nevojë për një vërtetim për të kërkuar azil.

Përgjigjja mbërriti brenda pak minutash, duke ofruar një letër për 3,000 euro (2,616 paund).

Banda premtoi se dokumenti do të deklaronte se kushëriri imagjinar ishte kërcënuar në Shqipëri dhe do të përfshinte nënshkrimin, vulën dhe emrin e plotë të shefit të policisë që e kishte lëshuar.

Kur iu kërkua prova e një letre që banda kishte prodhuar më parë, ata dërguan një dokument që mbante emrin e një shefi policie në Korçë.

Vërtetimi i rremë

Më shumë se 17,000 shqiptarë kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, përpara se një marrëveshje për përshpejtimin e kthimeve ta ulte këtë shifër në 2,648 deri në vitin 2024.

Ministria e Brendshme tani e konsideron vendin të sigurt dhe ka refuzuar 97% të të gjitha kërkesave në vitin 2024, megjithëse disa prej tyre mund të jenë apeluar me sukses.

Gazetari i infiltruar i Daily Mail kontaktoi faqen “Punë të ndryshme në Europë” më herët këtë vit, duke shkruar: “Kam një të afërm në një qendër paraburgimi në Londër. Si mund të sigurojmë një deklaratë për ta ndihmuar të dalë dhe të kërkojë azil?”

Një anëtar i bandës u përgjigj: “Po, mund të bëjmë një deklaratë që thotë se ai ka probleme në Shqipëri. Do të kushtojë 3,000 euro.”

Kur gazetari pyeti se nga kush do të lëshohej deklarata, përdoruesi anonim tha se do të lëshohej nga “policia” dhe do të përfshinte “nënshkrim, vulë dhe emrin e plotë të shefit të policisë që e nënshkruan”.

Anëtari i bandës kërkoi gjysmën e parave si kapar dhe pjesën tjetër pas marrjes së deklaratës./Daily Mail

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #azilkerkuesit #Britani e Madhe #Daily Mail #Europë #Mbreteria e Bashkuar #ministria e brendshme #shqiptaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkojmë dorëheqjen e Blendi Gonxhes për skandalin e Kanye West”/ Arben Kola: Shqiptarët të demoralizuar, punësohen në turizëm masivisht të huaj. Parqet kombëtare po shkatërrohen
  • VIDEO- “Nesër më shumë”/ 57 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi
  • “Rama je non grata, shqiptarët nuk të duan”/ Aktivisti: Nuk marrim dot shtëpi si Zegjineja. Patronazhistja i çonte lekët e pensionistëve në bixhoz
  • “Kërkojmë dorëheqjen e Blendi Gonxhes për skandalin e Kanye West”/ Arben Kola: Shqiptarët të denoralizuar, punësohen në turizëm masivisht të guaj. Parqet kombëtare po shkatërrohen
  • “Zvërneci po digjet”/ Ilir Xhemalaj: Pasuritë shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish, jemi skllevër në tokën tonë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 17 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 11 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by