Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shkolla Finlandeze pjesë e #MyFreedomDay në CNN sërish
Aktualitet

Shkolla Finlandeze pjesë e #MyFreedomDay në CNN sërish

• 21 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shkolla Finlandeze është përfshirë edhe këtë vit në platformën ndërkombëtare #MyFreedomDay, duke u bërë pjesë e publikimeve të CNN Freedom Project, në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të kësaj nisme globale kundër skllavërisë moderne. Kjo shënon vitin e gjashtë radhazi të pjesëmarrjes së Shkollës Finlandeze në këtë iniciativë të udhëhequr nga nxënësit në mbarë botën.

#MyFreedomDay është një fushatë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për skllavërinë moderne dhe të fuqizojë të rinjtë të bëhen zëra aktivë për ndryshim. Tema e këtij viti, “Progresi dhe pengesat në luftën kundër skllavërisë moderne”, vjen në një kohë kur, sipas raportit global“Global Estimates of Modern Slavery”, mbi 50 milionë njerëz në botë jetojnë në kushte të skllavërisë moderne.

Raporti i US Department of State për trafikimin e qenieve njerëzore thekson se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, vazhdojnë të përballen me sfida që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, duke e bërë ndërgjegjësimin dhe edukimin një komponent thelbësor të parandalimit.

Në këtë kuadër, aktivitetet e zhvilluara në Shkollën Finlandezeu ndërtuan mbi një proces që nisi me reflektim dhe u zhvillua në shprehje artistike dhe angazhim qytetar.

Nxënësit fillimisht reflektuan mbi kuptimin e lirisë përmes pyetjes “Çfarë do të thotë liria për mua?”, duke ndarë mendimet dhe përvojat e tyre personale. Këto reflektime u konkretizuan në instalacionin artistik “Set Free”, një mural i përbashkët i nxënësve me një kafaz simbolik në qendër që paraqet kufizimin dhe heshtjen dhe zarfe që dalin prej tij dhe shndërrohen në simbole që përfaqësojnë lirinë e shprehjes.

Çdo zarf përmban një mesazh të shkruar nga nxënësit, duke krijuar një përbërje që thekson rëndësinë e shprehjes dhe të dëgjimit të çdo zëri.

Paralelisht, nxënësit realizuan edhe ekspozitën “10 Shtyllat e Lirisë”, e përbërë nga dhjetë piktura që trajtojnë çështje globale që cenojnë të drejtat e fëmijëve dhe dinjitetin njerëzor.
Punimet sjellin në pah tema si puna e fëmijëve, pabarazia, lufta, diskriminimi dhe mungesa e qasjes në arsim, duke reflektuar ndërgjegjësim dhe empati ndaj sfidave globale.

Këto aktivitete u fokusuan në konceptin e “Lirisë për të mësuar”, duke e trajtuar arsimin si një nga mjetet kryesore për fuqizimin e individëve dhe për thyerjen e ciklit të shfrytëzimit.

Pjesëmarrja e vazhdueshme e shkollës në këtë iniciativë dhe përfshirja në një platformë globale si CNN pasqyron një qasje që e lidh edukimin me realitetet dhe sfidat ndërkombëtare, duke i vendosur nxënësit në një rol aktiv në diskutimet globale.

Në një kontekst më të gjerë, aktivitete të tilla tregojnë se institucionet arsimore mund të luajnë një rol të rëndësishëm përtej klasës, duke kontribuar në formimin e qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe të angazhuar. Në Kosovë, ku sfida si migrimi, pabarazia sociale dhe qasja e barabartë në arsim mbeten çështje të diskutueshme, iniciativa të tilla krijojnë hapësirë për reflektim dhe ndërgjegjësim që në moshë të hershme.

Përfshirja në nisma globale si #MyFreedomDay e lidh edukimin me realitetin shoqëror, duke i ndihmuar të rinjtë të kuptojnë më mirë sfidat që prekin jo vetëm botën, por edhe komunitetin e tyre.

Në këtë mënyrë, shkolla kontribuon në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme qytetare, ku të drejtat e njeriut dhe roli aktiv në shoqëri bëhen pjesë e procesit edukativ.

Lexo edhe
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Aktualitet

Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën

Tags: #Arsimi #Cnn #Edukim #Instalacion artistik #Mural #Nxenesit #Shkolla #Shkolla finlandeze

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
  • Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale
  • Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin
  • Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
  • “Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale
  • Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht nga kjo botë
  • Rusia godet me raketa balistike dhe dronë objektiva civile, përfshihet nga flakët edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
  • Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet U plagos gjatë aksionit në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ja si paraqitet gjendja 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell)…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, aty ku po bisedon me banorët e zonës së Zvërnecit, protestuesit…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale

Është finalizuar operacioni i ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë i disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by