
Bayern Munich ka eliminuar Real Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, por pavarësisht këtij rezultati, një nga lojtarët e kampionëve gjermanë mund të përfundojë në Madrid si transferim i lirë.
Bëhet fjalë për Raphael Guerreiro, i cili pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit pasi kontrata e tij skadon.
Sipas raportimeve të El Nacional, mbrojtësi i gjithanshëm është i hapur për një kalim te Real Madrid.
Futbollisti portugez, thuhet se është i tërhequr nga ideja për të luajtur në La Liga.

Megjithatë, ai po pret gjithashtu të shohë se kush do të jetë trajner i ardhshëm i Real Madrid, pasi pozicioni i Alvaro Arbeloa mbetet i pasigurt.
Nëse transferimi drejt Madridit nuk realizohet, për Raphael Guerreiro ka edhe alternativa të tjera, me Beşiktas, Benfica dhe Juventus që kanë shfaqur interes për një marrëveshje të mundshme pa pagesë transferimi. /Telegrafi/


