Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nga krimi, denoncimi i nënës deri tek arrestimi – gjithçka që ndodhi në Mal të zi pas vrasjes së trefishtë
Aktualitet

Nga krimi, denoncimi i nënës deri tek arrestimi – gjithçka që ndodhi në Mal të zi pas vrasjes së trefishtë

• 22 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Njëzetepesëvjeçari Vehid Muriq, dyshohet se pardje ka vrarë tre persona në Podgoricë dhe më pas ka shkuar në vendlindjen e tij, në Rozhajë, ku është paraqitur në derën e shtëpisë familjare.

“Nanë, i kam përgjakur duart, kam vrarë tre njerëz… më fal”, thuhet se ka thënë ai, sipas burimeve të gazetës “Vijesti” nga hetimet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Murić ka përdorur armë të ftohtë pas një konflikti me tre viktimat – vëllezërit Denis (28) dhe Nezrin Hot (27) nga Rozhaja dhe shtetasin e Kosovës, Kenan Miraljemoviq.

Pak pas orës 20:00 mbrëmë, Policia njoftoi se Muriq është arrestuar në qendër të kësaj komune në veri të vendit.

“Nëna e denoncoi të birin”, detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Mal të Zi – dy viktima dhe vrasësi nga Rozhaja

Një burim i gazetës tha se katër bojaxhinjtë ishin përleshur për shkak të një borxhi.

Nga Policia u deklarua zyrtarisht se vrasjes, në të cilën është përdorur armë e ftohtë, i kanë paraprirë “mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit”.Ata theksuan se, sipas njohurive të tyre, kjo ngjarje nuk është e lidhur me veprimtarinë e strukturave kriminale.

“Supozohet se këtij akti penal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale ndërmjet personave të vrarë dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja. Në vendngjarje po kryhet këqyrja. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, vepra penale ka shumë gjasa të jetë kryer me përdorimin e një arme të ftohtë. Për detajet e masave dhe veprimeve të ndërmarra, publiku do të njoftohet me kohë”, njoftoi policia dje pak minuta para orës 14:00.

Rreth gjysmë ore më pas, kjo institucion i sigurisë u deklarua sërish, duke u dërguar mediave fotografitë e të dyshuarit Muriq.

“Zyrtarët e Policisë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, po ndërmarrin masa dhe veprime urgjente për lokalizimin e personit të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Podgoricë – V.M. (25). Të gjitha kapacitetet në dispozicion të Policisë janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e tij, dhe u bëjmë thirrje edhe qytetarëve të japin çdo informacion që mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij. Nëse kanë ndonjë informacion për këtë person, qytetarët lutem ta raportojnë në stacionin më të afërt policor ose duke telefonuar në numrin 122, dhe nëse ndodhen në të njëjtin vend apo objekt me këtë person, të jenë të kujdesshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Duke ndarë me mediat tre fotografi të të dyshuarit, të marra nga burime publike të hapura, ata theksuan se këtë e bëjnë “me qëllim të lehtësimit të identifikimit dhe raportimit të të dyshuarit”.

Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë – identifikohet edhe viktima e tretë

Rreth orës 20:30, Policia njoftoi publikun se Muriq është arrestuar.

“Pas ndërmarrjes së aktiviteteve të gjera operative dhe një aksioni taktik të realizuar me saktësi, (policët) e lokalizuan në zonën më të ngushtë urbane të Rozhajës, në hapësirë të hapur, V.M. (25) nga Rozhaja, i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, dhe e privuan nga liria, për çka është njoftuar prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se i dyshuari do të dërgohet me kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë për procedim të mëtejshëm.

Prokurorja e Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë, Danka Ivanoviq Gjeriq, u deklaroi gazetarëve pas disa orësh këqyrjeje në Stari Aerodrom se janë mbledhur të gjitha provat dhe gjithçka që është e rëndësishme për rrjedhën e mëtejshme të hetimit.

“Po kërkohet autori i kësaj vepre penale. Nuk ka informacione për motivet e krimit. Në këtë moment dyshohet se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, tha Gjeriq disa orë para se i dyshuari të arrestohej.

“Policia në zonën qendrore të qytetit të Rozhajës, në një hapësirë të hapur, e lokalizoi V.M., i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, dhe e privoi nga liria, për çka është njoftuar prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Arrestim #mali i zi #moti #Nezrin Hot #Podgorica #Rozhaja #Ura #Vehid muriq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë/ Stuhi, breshër dhe rrufe, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
  • Ishte shpallur në kërkim për favorizimin e ndërtimeve pa leje, vetë-dorëzohet në Komisariatin e Sarandës ish-oficeri i Krimeve në Ksamil (EMRI)
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Policia operacion në Vlorë, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by