“Unë në Kopshtin Zoologjik”/ 21 vjet më parë, videoja që solli revolucionin e pamjeve online, si lindi Youtube

Published:

Më 23 prill 2005, rreth orës 08:30 të mëngjesit, nisi një epokë e re për n, kur u ngarkua ja e parë në platformën YouTube, me një kohëzgjatje prej vetëm 18 sekondash.

Videoja u publikua nga një prej themeluesve të platformës, Jawed Karim, dhe mbante titullin “Unë në kopshtin zoologjik”. Në të, ai shfaqet përpara elefantëve në Kopshtin Zoologjik të San Diegos, duke folur thjesht dhe pa ndonjë përgatitje të veçantë. Nuk kishte montazh apo skenar, por vetëm një moment i zakonshëm i ndarë në net.

Megjithëse në atë kohë nuk u bë virale, kjo video tregoi sa e lehtë mund të bëhej shpërndarja e përmbajtjes video online, në një periudhë kur kjo nuk ishte diçka e zakonshme.

Me kalimin e viteve, ky koncept i thjeshtë e ndihmoi YouTube të shndërrohej në platformën më të madhe të videove në botë, me mbi 2 miliardë përdorues aktivë. Sot, videoja e parë ka arritur rreth 388 milionë shikime, ndërsa krijuesi i saj numëron mbi 6 milionë abonentë.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img