Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Akademia Dukagjini zhvilloi ceremoninë përmbyllëse të nismës “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie”
Aktualitet

Akademia Dukagjini zhvilloi ceremoninë përmbyllëse të nismës “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie”

• 25 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Akademia Dukagjini zhvilloi ceremoninë përmbyllëse të nismës “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie” me pjesëmarrjen e mësimdhënësve, drejtuesve të institucioneve arsimore dhe miq e dashamirës të arsimit.

Në njoftim bëhet e ditur se nisma synon të ngrejë cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit, duke krijuar hapësira ku mësuesit mësojnë nga njëri-tjetri përmes arritjeve të tyre, ndajnë përvojat dhe ndërtojnë praktika që sjellin ndryshim të qëndrueshëm në klasë.

Ceremonia filloi me performancë muzikore nga nxënës dhe vijoi më pas me fjalët përshëndetëse nga Blerim Muhaxhiri, Drejtor Ekzekutiv, një dokumentar për ecurinë e nismës, dy mësimdhënës që ndanë me të pranishmit mbresat e tyre nga përfshirja në këtë nismë dhe më pas profesor Bardhyl Musai, udhëheqës i projektit, mbajti fjalën kryesore.

Dorëzimi i certifikatave shënoi edhe fundin e këtij eventi të veçantë.

Pas një rrugëtimi pesëmujor, kjo nismë, u shndërrua në një manifestim të energjisë krijuese të mësuesve nga çdo skaj i Kosovës, nga qytetet e mëdha e deri në fshatrat më të largët, që sollën modele origjinale, ide të freskëta, qasje frymëzuese.

Nisma shënon një faqe të re në historinë e arsimit të Kosovës, pasi mësuesit nga përfitues përmes trajnimeve të ndryshme, u shndërruan në kontributorë.

Nisma dëshmoi qartë se potenciali ekziston, energjia ekziston, dhe, kur krijohet hapësira e duhur, rezultatet nuk mungojnë.

Tutje thuhet se Nisma krijoi një kulturë të re – kulturë bashkëndarjeje, bashkëpunimi dhe krenarie profesionale.

Arsimi nuk zhvillohet në izolim – ai përparon përmes bashkëpunimit, reflektimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Një ide e vetme e ndarë mund të shndërrohet në dhjetëra e qindra orë mësimore më të suksesshme në klasa të ndryshme.

“Seancat e zhvilluara konfirmuan se zhvillimi profesional dhe përmirësimi i cilësisë në arsim avancojnë vetëm atëherë kur krijohen hapësira për të mësuar nga njëri-tjetri. Nisma aktualizoi shndërrimin e përvojave individuale në kapital kolektiv dijesh, duke fuqizuar kështu komunitetin profesional dhe duke rritur vetëdijen për përmirësim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Praktikat e prezantuara do të botohen dhe do u shpërndahen të gjithë mësuesve të Kosovës. Për më tepër, përmes një kodi QR mund të lexohet prezantimi nga telefoni ose skaner.

Nisma do të zhvillohet e përvitshme duke u shndërruar në traditë të qëndrueshme, përmes së cilës, mësuesit mësojnë nga njëri-tjetri, frymëzojnë njëri-tjetrin, mbështesin njëri-tjetrin dhe rriten së bashku. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Akademia dukagjini #Arsimi #Hapesira #Mësimdhënie #Mësimnxënie #Telefoni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fabiola Hysenbelliu: Universiteti “Luarasi” diplomë të dyfishtë me London School of Economics
  • Nga Roskoveci te Delvina e Maliqi/ BIRN: Reforma territoriale 2.0 e PS, bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
  • “Në spitale duhet të bësh korrupsion që të të shërbejnë”/ E reja: Kërkojmë rivendosjen e demokracisë. Sot u shkel sovraniteti dhe liria e mendimit
  • Regjistrimet për klasat e para e të dhjeta, edhe 8 ditë kohë afat
  • Dëshmon në GJKKO ish-presidenti Topi, rrëzon Berishën e Malltezin: Pronat e ‘Partizanit’ pjesë e ‘Planit të Përhapjes’ deri në 2007-n, firma ime ia ndryshoi statusin pas kërkesës nga ‘Mbrojtja’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 16 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by