Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Arsenali vazhdon luftën për titull, rimerr kreun pas fitores ndaj Newcastle
Aktualitet

Arsenali vazhdon luftën për titull, rimerr kreun pas fitores ndaj Newcastle

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arsenali ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të javës së 34-të të Ligës Premier, duke mposhtur Newcastle United 1-0 dhe duke rikthyer veten në krye të tabelës.

Goli i vetëm i takimit erdhi shumë herët. Në minutën e dhjetë, Eberechi Eze përfitoi nga një pasim i mirë, mori topin në zonën e mesme të sulmit dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në këndi e sipërm të majtë , një finalizim që nuk i la asnjë mundësi portierit për ndërhyrje, për 1-0.

Skuadra e Mikel Artetës e menaxhoi më pas ndeshjen me disiplinë, por u përball edhe me një goditje të rëndë në minutën e 34-të, kur Kai Havertz u detyrua të largohej i dëmtuar.

Në vend të tij, Arteta hodhi në fushë Viktor Gyokeres, duke ndryshuar dinamikën e sulmit për pjesën e mbetur të takimit.

Në pjesën e dytë, Arsenali u detyrua të bëjë një tjetër zëvendësim, pasi Eberechi Eze u largua i dëmtuar në minutën e 54-të, ndërsa në lojë u aktivizua Gabriel Martinelli.

Ndeshja u bë më fizike me kalimin e minutave, me disa kartonë të verdhë, ndërsa Newcastle tentoi të rrisë presionin përmes zëvendësimeve të Eddie Howe (Barnes dhe Wissa), por pa arritur të gjejë rrugën e golit.

Arteta reagoi në fund me dy lëvizje taktike, duke aktivizuar Bukayo Saka dhe Myles Lewis-Skelly, për të freskuar ekipin dhe për ta mbajtur nën kontroll ritmin e lojës në minutat e fundit.

Me këtë fitore, Arsenali rimerr kreun me 73 pikë, tri më shumë se Manchester City në vendin e dytë me 70 pikë, megjithëse kampionët në fuqi kanë një ndeshje më pak për të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsenal #Manchester city #Newcastle #Newcastle united #Premier league

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • U kap në makinë me Ergys Agasin, ish-efektivi Shpataraku sot në GJKKO! I sekuestrohet arsenali me pistoleta e shotgun, i hiqet leja e armës
  • Ylli Zalla ‘patrullon’ rrugët me kallash në dorë, Report Tv siguron pamjet, ja si u mbajt në vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet i shumëkërkuari Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 6 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 3 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin