Një automjet, i cili u denoncua i vjedhur në janar të 2026, është gjetur nga Policia e Divjakës.
Autoritetet e kanë gjetur mjetin të djegur dhe të braktisur, teksa autori është shpallur në kërkim.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.01.2026, për një automjet të shpallur në kërkim, pasi dyshohej se ishte vjedhur gjatë natës në fshatin Ferras, Divjakë, ju informojmë se ky automjet është gjetur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, i aksidentuar dhe i braktisur.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.


