Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Murati: Opozita bllokon mbështetjen për qytetarët dhe anëtarësimin në SEPA
Aktualitet

Murati: Opozita bllokon mbështetjen për qytetarët dhe anëtarësimin në SEPA

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se opozita ka refuzuar sot të fusë në rend dite për seancë propozimin për mbështetje financiare ndaj punëtorëve të sektorit privat, studentëve, pensionistëve, fëmijëve dhe familjeve në përgjithësi.

Sipas tij, përfshirja në rend dite do të kërkonte votat e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.

“Mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, për studentët, për pensionistët, për fëmijët e për të gjitha familjet sot opozita refuzoi ta fuste në rend dite për seancë (për të cilën duhet votuar 2/3 e deputetëve prezentë)”, shkruan Murati në Facebook.

Murati gjithashtu theksoi se opozita ka refuzuar edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, i cili është pjesë e paketës së ligjeve të nevojshme për anëtarësimin e Kosovës në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro).

Ai iu referua një studimi të “German Economic Team”, sipas të cilit mbi 50 milionë euro në vit do të mund të kurseheshin nga qytetarët dhe bizneset në rast të anëtarësimit në SEPA.

“Ndërkohë, shtetet e tjera të rajonit tashmë kanë avancuar në këtë drejtim, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve të tyre kosto shumë më të ulëta për transfere bankare”, ka theksuar Murati.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për shmangie nga afati procedural për rishikimin e Ligjit për Buxhetin 2026 në votimin e së shtunës në Kuvend, ka dështuar.

Mocioni për këtë çështje mori 57 vota “për” ndërsa 48 deputetë votuan “kundër”. Mirëpo, para votimit pati debat mes pushtetit dhe partive opozitare. Përfaqësues të qeverisë dhe shumicës në parlament thanë se rishikimi parasheh pakon mbështetëse për qytetarët që lidhet me inflacionin, e cila kap vlerën prej 200 milionë euro, ndërkaq opozita kundërshtoi procedurat e ngutura.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fëmijët #Hekuran murati #kuvend #Kuvendi i kosovës #opozita #Sepa #Vetëvendosje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht
  • Kosovë, përplasje mes deputetëve të LVV dhe PDK në Kuvend. Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)
  • Temperatura deri në 42 gradë Celsius, sot dita më e nxehtë e vitit në vend! Qytetarët këshillohen të mos dalin në orët e pikut
  • “Narkoshteti po shkërmoqet, janë rrokullisur në 29%”/ Berisha: Rama në alarm sepse është më poshtë se partia
  • “Po shkova do të marr me vete…e pamëshirë”/ Berisha: Bllokoi heqjen e ministrave që janë në dosjet e Lubisë. Me Ramën, Shqipëria në krizë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by