KOSOVË-Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kërkojnë respektimin e Kushtetutës.
“Kemi dorëzuar në emër të PDK-së kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës Deharit për mbajtjen e vazhdimit të seancës për nesër në ora 11 siç kërkon rregullorja”.
Gruda ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të konstituimit të Kuvendit.
“Funksionin e deputetit po na pamundëson me ushtru LVV-ja. Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”, ka thënë ai.




