Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Qytetari që pastron fshatin prej 10 vitesh gjobitet nga Policia
Aktualitet

Qytetari që pastron fshatin prej 10 vitesh gjobitet nga Policia

• 25 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një qytetar nga fshati Volljakë në Klinë, i cili prej më shumë se një dekade pastron vullnetarisht ambientin e fshatit, është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi kishte vendosur mbeturina në rrugë si shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit institucional.

Milazim Berisha thotë se prej 10 vitesh çdo ditë kujdeset për pastërtinë e fshatit, duke mbledhur mbeturinat përgjatë rrugëve dhe hapësirave publike.

“Kur çohem në mëngjes, nga një thes e mbush deri në fund të Volljakut. Prej lapidarit aty e deri këtu i ka gati 2 kilometra e gjysmë. Këtë që 10 vite unë e bëj këtu… Unë jam një veteran i luftës. Unë jetoj me 204 euro. Po faleminderit katunit, mua fshati është duke më dhënë kurajo për me i bë këto punë. Se mos me qenë fshati, unë me këto 204 euro s’mundem me bë absolutisht asgjë”, thotë Berisha.

Ai thotë se së fundmi kishte grumbulluar dhjetëra thasë me mbeturina, por mungesa e reagimit institucional e ka shtyrë të ndërmarrë një veprim simbolik proteste.

“Një natë përpara i pata mbledhë 45 thasë. Kur jam çu në mëngjes, krejt i kam pa nëpër asfalt. Të nesërmen shkova prapë, e bëra grumbullimin, edhe ata edhe të tjerët… thirr, kurrkush s’vjen. Më kanë ardhë policia”, shton Berisha.

Berisha thotë se nuk kishte për qëllim bllokimin e rrugës, por tërheqjen e vëmendjes së institucioneve.

“Po nuk i fajësoj as policinë, se fajtor jam edhe vetë. Por së pari i kam pas anash thasët. Kur e pashë që s’po do me reagu kurrkush… ato i kam bë si shenjë proteste”, thotë ai

Sipas Policisë së Kosovës, më 7 prill rreth orës 16:00 është raportuar rasti në hyrje të fshatit Volljakë. Policia thotë se rruga nuk ishte e bllokuar, por se qytetari kishte vendosur rreth 60 qese me mbeturina në vijë gjatësore në mes të rrugës, për çka i është shqiptuar gjobë mandatore në bazë të ligjit në fuqi.

Ndërkohë, kompania rajonale e mbeturinave “Ambienti” thotë se nuk ka qenë e informuar paraprakisht për rastin, por e ka vlerësuar iniciativën e qytetarit.

“Ajo ka qenë një iniciativë vullnetare e një qytetari, që unë e falënderoj… çdo iniciativë qytetare, ne e dërgojmë ekipin dhe bëjmë transportimin e mbeturinave… në rastin në fjalë, nuk kemi pasur asnjë informatë”, thotë Idriz Beqiri, KRM “Ambienti”.

Ai shton se ndërhyrja është bërë vetëm pas njoftimit nga policia.

“Në rastin në fjalë, nuk kemi pasur asnjë informatë, asnjë njoftim, pos kur na ka njoftuar stacioni i policisë në Klinë. Me marrjen e njoftimit, menjëherë kam angazhuar ekipet dhe ato kanë shkuar dhe i kanë tërhequr mbeturinat”, thotë Beqiri.

Berisha, ndërkohë, thotë se nuk kërkon shpërblim për punën e tij, por më shumë vlerësim institucional.

“Unë kam pritë prej komunës nji lëvdatë, nji falënderim. Pse e marrë nië tiketë?! Prapë faleminderit”, thotë Berisha.

Rasti ka hapur debat në opinion publik për trajtimin e iniciativave qytetare dhe reagimin institucional ndaj ndotjes së ambientit./RTK

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fshati volljakë #Klinë #Kompania #Mbeturinat #Milazim berisha #Policia e kosovës #proteste #Rtk

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • PS propozon shkrirjen e tyre/ Edhe bastionet po i dalin nga ‘rreshti’! Një tjetër bashki ngrihet kundër Ramës. Dimali njofton protestë kundër “Territoriales”
  • 61 ditë revolucion/ Qytetarët nisin marshimin nën thirrjet: Dorëheqje dhe ju erdhi fundi
  • Mazhoranca propozoi shkrirjen/ Pas Poliçanit edhe Maliqi të dielën në protestë: Mbrojmë historinë, identitetin dhe të ardhmen
  • ‘Doni të na fshini nga harta’, banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, djegin teserat e PS-së, kryetari i degës jep dorëheqjen (VIDEO)
  • Qytetarët e Poliçanit ‘shuplakë’ Ramës, protestë masive kundër shkrirjes së bashkisë. Digjen në shesh teserat e partisë, kreu i PS jep dorëheqjen publikisht (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 20 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 14 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by