Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Turistë nga SHBA: Na vjen keq që kufiri në Çakorr na ndaloi rrugën
Aktualitet

Turistë nga SHBA: Na vjen keq që kufiri në Çakorr na ndaloi rrugën

• 25 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta për hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës në Çakorr ka tërhequr jo vetëm qytetarë vendas, por edhe vëmendjen e turistëve të huaj që po udhëtonin nëpër Ballkan.

Në mesin e tyre, një grup çiklistësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po eksploronin rajonin, u ndalën pikërisht në këtë pikë kufitare – aty ku rruga vazhdon fizikisht, por mbetet e mbyllur për kalim.

“Na vjen keq që u ndalëm në këtë kufi dhe nuk mund të vazhdojmë udhëtimin tonë”, shprehet njëra prej tyre, duke theksuar se kishin planifikuar të vazhdonin rrugën drejt Malit të Zi.

Ajo shton se janë duke përjetuar një eksperiencë shumë të mirë në Kosovë, duke e cilësuar vendin si të bukur dhe njerëzit si shumë mikpritës, por kjo ndalesë e papritur në kufi ka qenë zhgënjyese për ta si udhëtarë.

“Do të ishte shumë më mirë nëse kjo rrugë do të ishte e hapur”, thotë ajo, duke theksuar rëndësinë që ka lëvizja e lirë për turistët, sidomos për ata që udhëtojnë me biçikleta nëpër rajon.

Sipas tyre, kërkesa për leje të veçanta për të kaluar kufirin e bën të vështirë dhe të panevojshëm planifikimin e udhëtimeve në këtë zonë, e cila përndryshe ofron një nga peizazhet më të bukura natyrore në Ballkan.

Mbahet protesta në Çakorr për hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës

Protesta në Çakorr u organizua pikërisht me qëllimin për të kërkuar hapjen e kësaj pike kufitare dhe shfrytëzimin e plotë të rrugës që lidh Kosovën me Malin e Zi – një projekt që konsiderohet me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lidhjen ndërkufitare.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një kontrast të fortë: një rrugë e ndërtuar dhe e gatshme për përdorim, e rrethuar nga natyrë mbresëlënëse, por që mbetet e bllokuar për qytetarët dhe vizitorët.

Reagimet e turistëve të huaj, si në këtë rast nga SHBA, i japin një dimension ndërkombëtar kësaj çështjeje, duke e nxjerrë në pah ndikimin që ka mbyllja e kufirit jo vetëm për vendasit, por edhe për imazhin turistik të vendit./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Çakorr #kosove #mali i zi #Peja lokale #Protesta në çakorr #Shba #Shtetet e bashkuara

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama kërkon të shesë atdheun”/ Meçan Zotaj në protestën e 105 kundër qeverisë: Të bashkuar deri në zhdukjen e tradhtisë
  • Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje
  • Reshjet e shiut nuk pengojnë qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri! Fluks në Morinë (VIDEO)
  • Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
  • Vizitë disa ditore në SHBA, Berisha rikthehet sot në Shqipëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 9 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 9 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by