Aktualitet

Erdogan: Fat që Trump dhe Melania nuk u lënduan

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

turk, , ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me të shtënat gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

“E dënoj tentativën për sulm të armatosur që ndodhi mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në ”, shkroi Erdogan.

“Është fat që askush, përfshirë presidentin Trump dhe gruan e tij Melania, nuk u lëndua”, shtoi ai.

“Në demokraci, lufta zhvillohet me ide; nuk ka vend për asnjë formë dhune. I shpreh urimet e mia më të mira presidentit Trump, gruas së tij, administratës amerikane dhe popullit amerikan”, përfundon postimi i liderit turk.

Ndryshe, incidenti ndodhi gjatë eventit ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë , dhe , gjë që solli evakuim të menjëhershëm të pjesëmarrësve pas dëgjimit të të shtënave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet për motivin e sulmit po vazhdojnë. /Telegrafi/

Tags: #Donald Trump #JD Vance #Melania trump #Presidenti #Recep tayyip erdogan #Shba #Të shtëna #Uashington

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm